Gazeta Shqiptare

... për Teodor Kekon

-

mund të bësh më shumë. Po shkon një njeri i rrënuar në rrugë, Vdekjen lyp dhe ik Kuturu. S’vret dot veten; S’ka gjak në vena, Zemër në gjoks e në kafkë tru.

Dhe, për të treguar se mund ta shkonte dhe më tej, bëri diçka që i shkonte ekzistenci­alistëve të kohës së Shqipërisë post ’ 90, u angazhua. Kryeminist­ri i kohës Ilir Meta e vendosi në një post dhe që nga aty e kemi njohur në një dimension tjetër kur negocionte me artistët në kohën e krizës së madhe që krijoi ministri i Kulturës së asaj kohe Edi Rama. I ndjeri dëgjonte dhe mundohej të orientonte por më shumë se kërkonte orientim nuk arrinte të kthjellont­e vetë misionin e tij dhe se çfarë mund të përcillte te qeveria, ku ishte punësuar dhe që nuk i shkonte kjo frymë. Dhe, duket se Dori këtë sens për të qeshur, për të bërë humor nuk i shkon aspak me ndjenjën e vërtetë të vetmisë që e ndjek dhe sidomos vdekjes si element thelbësor, që i shkon frymës më të ndjekur të asaj kohe. Jashtë hokave dhe asaj zhdërvjedh­tësie që e bën shumë të dukshëm në shoqëri, ai i jepet krejtësish­t vetmisë. Në një farë mënyre, njeriu i shkallës së tij, kishte vetminë më të madhe. ... Me pak fjalë, Tjetërsimi i jetës së tij prej gjendjes ku kalonte shoqëria bashkë me të dhe sëmundjes e ka nisur diku ku tashmë e dinte mirë shortin e tij. Pasi jetonte prej vitesh me të. Koha e ka marrë me vete dhe pothuaj se ka harruar si të vdekurit e shumtë, sepse Dorin e kemi gjithnjë, qoftë edhe kur nuk komunikojm­ë, bashkë edhe me një grup jo të vogël... që tregojnë edhe shumë gjëra që kinse i atribuohen atij. Dori do të ishte 60 vjeç më... 2 Shtator.

 ??  ?? Teodor Keko
Teodor Keko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania