Gazeta Shqiptare

NJË KUKULL QË NUK ËSHTË KUKULL

-

vjeçare, vetëm duke dëgjuar radio e parë televizor, kishte përvetësua­r shkëlqyesh­ëm gjuhët italiane dhe angleze.

Duke u rritur, ky fëmijë nisi t’i fitojë një nga një olimpiadat, herë në matematikë, herë në fizikë e herë në kimi. Tmerr i fuste vetëm letërsia. Po të lexonte një libër të kësaj natyre e zinte gjumi sakaq.

Në gjimnaz erdhi e u bë një vajzë e bukur, me trup atleteje, me flokë kaçurrelë të dendur, që nuk kishte krehër t’ia bënte zap. Meshkujt i silleshin vërdallë nëpër këmbë, si minj, dhe ajo filloi të ngalasej nga pak me ta, derisa e futi mikun e parë në shtrat. Nga ajo ditë, filloi t’i ndërronte partnerët. Nuk trembej nga asgjë dhe, me po atë lehtësi që u dorëzohej meshkujve, i flakte nga jeta e saj. Kush i afrohej asaj, rrezikonte shumë. Jo pak djemve u mbeti peng këputja e lidhjeve me Emën, gjithmonë sipas trilleve të saj, dhe filluan të trokasin ilegalisht nëpër dyert e psikiatërv­e për të marrë qetësues.

Ema e mori vesh shpejt, që ishte fëmijë e adoptuar. Që në zënkat e para me fëmijët e rrugës, ku banonte, atë e shanë “kopile”, por kjo gjë nuk i bëri asnjëherë përshtypje. Shoqeve dhe shokëve të porsanjohu­r ua komunikont­e këtë lajm e para me një barrë krenarie. Nuk u bë kurrë kureshtare të kërkonte babanë dhe nëse dëgjonte dikë, këta ishin prindërit e saj.

Kur mbaroi gjimnazin, prindërit e ndanë mendjen ta nisnin jashtë shtetit për studime. Atë kohë, ajo merrej me volejboll dhe ata shfrytëzua­n një turne të skuadrës së saj në SHBA për ta nisur përfundimi­sht andej. I premtuan se do t’i shkonin shumë shpejt mbrapa, sapo të gjenin vizat e të shisnin shtëpinë, dhe ajo iku pa bërë zë. Në SHBA erdhi vërdallë nja një vit, duke menduar se për çfarë dege duhej të studionte, pastaj e ndau mendjen të studionte për financë dhe kështu bëri. Brenda tre vjetësh i përfundoi shkëlqyesh­ëm studimet universita­re 5vjeçare dhe menjëherë filloi punë në një bankë të Neë Jorkut. Nga dita e largimit, ajo nuk kërkoi kurrë dollarë nga prindërit. Pa punë kishte qenë, dollarë nuk kërkonte... Kaq duhej që Flora të profetizon­te, duke thënë:

- Kush e di ç’pisllëk do të jetë duke bërë andej!...

I kishte rënë pikës! Një muaj pasi kishte shkelur në tokën e premtuar, Ema u afrua me një amerikan të kamur. E njohu krejt rastësisht, teksa shihte me kureshtje nga vitrina në rrugë bizhutë në një dyqan me emër. Tjetri iu afrua jo pa ndrojtje përbri dhe e ftoi të zgjidhte diçka në dyqan, meqë atë ditë kishte ditëlindje­n. Ema pranoi menjëherë. I vuri gishtin një unaze me çmim astronomik, pastaj pranoi ftesën e të panjohurit për të darkuar së bashku, hëngri e piu atje sa iu veshën sytë dhe po atë natë e gdhinë në një hotel, në periferi të qytetit. I fali aq kënaqësi atë natë në shtrat, sa e bëri tjetrin t’i binte në gjunjë dhe e rropi pa pikë mëshire, aq sa mundi dhe pastaj, kur iu mërzit, e la pa e vrarë mendjen fare. E mbetur sërish vetëm, ajo vendosi të shohë një herë tamam rreth vetes se ç’bëhej e si jetohej në këtë botë. Pasi peshoi gjithçka, e gjykoi si më të mirën të ushtronte striptizën në një lokal mondan nate. Kur e bënte këtë punë një bullgare, shoqe e saj e dhomës, që më shumë ngjante me një zhapik sesa me një femër, si mos e bënte ajo që ua rrotullont­e kokat meshkujve, si të qenë luledielli!

Sa e panë bosët e lokalit të parë, ku trokiti, e pranuan në çast dhe ylli i ri mblodhi sakaq rreth vetes aq fansa, teksa iu zhvishej para hundëve, sa nuk i dhembi më koka për të siguruar jetesën.

Me këtë punë u mor derisa përfundoi studimet universita­re. Klientët ia mbushnin gjimbajtës­et e holla e rripat e mbathjeve me dollarë dhe ajo, heraherës, zgjidhte ndër më dorëlëshua­rit për partnerë në shtrat. Për këtë gjë askush nuk kursehej, nëse ajo vendoste.

Lidhjet kalimtare, Emës i vinin për shtat dhe të ardhurat që fitonte, i sigu- ruan një jetë më se komode. Sa për turp, as bëhej fjalë! Këtë ndjenjë Ema nuk e njihte!

Ditën që kaloi në Bankë, ajo e mbylli kapitullin e striptizmi­t. Asnjëherë nuk kishte qenë femër epshore, që vdiste po të mos bënte seks. Madje, lidhjet e shumta kalimtare e kishin bërë të humbiste kuriozitet­in edhe ndaj hallateve të partnerëve!

Askush nuk mund të parashikon­te se si do të rridhte jeta e saj, nëse nuk do t’i vdiste i ati nga një infarkt i papritur. Ema mori leje, prenotoi avionin më të parë dhe zbriti një natë të ftohtë dimri në Tiranë. Kur Flora e pa në derë, sa nuk pësoi fatin e të shoqit! - Po ti ?! - thirri nën zë. - Vetëm do të të lija?! - ia ktheu gjithë inat Ema, duke lëshuar valixhen në korridor.

Flora filloi të vëzhgonte me kujdes vajzën e saj marruke e yll të bukur dhe iu duk se më në fund ajo ishte shtruar. Tani nuk kishte ndonjë dëshirë të madhe të dilte e për t’u shoqëruar me meshkuj as bëhej fjalë. Por shtëpia po e mbyste. Atëherë vendosi të gjejë ndonjë punë, sa për të kaluar kohën, se për lek as bëhej fjalë të kishte nevojë.

Një mbrëmje, teksa pinte kafe me një shoqe në një verandë lokali, njohu rastësisht një mesoburrë te të 50- at me pamje fisnike. Ishte një i njohur i shoqes së saj dhe, kur Ema mori vesh se tjetri kërkonte një financiere të mirë për të drejtuar financat e kompanisë së tij, i shprehu dëshirën ta provonte një herë atë punë. Tjetri e pa gjithë dyshim. Kjo vajzë kaq seksi nuk dukej të kishte lindur për të punuar qoftë edhe një ditë të vetme. Por nuk ia prishi. Në fakt, ai nuk e dinte me kë kishte të bënte.

Nëse Ema mund ta kryente ashtu siç duhej detyrën, do të paguhej 300 dollarë në muaj, por një muaj më pas, kur Fredi, pronari i kompanisë, pa rregullin e vendosur menjëherë në financat e tij, e thirri në zyrë.

- Jam shumë i kënaqur nga ty, - i tha, - nëse dëshiron të lidhim kontratë bashkë, rrogën do ta kesh 600 dollarë në muaj!...

Emës i pëlqeu vlerësimi i tjetrit, siç i pëlqeu fakti, që ky njeri nuk do ta bezdiste me ato vështrimet epshore, të cilat ia prishnin humorin në çast.

- Dakord! - ia ktheu ajo, duke shtuar se duhej të njihej edhe me ligjet financiare të Shqipërisë, nëse Fredi nuk donte të kishte kokëçarje nga tatimorët.

Nga ajo ditë, Emës sikur iu mbush jeta. Ditën ajo merrej me pagesat e porositë e Fredit, kurse mbrëmjeve shfletonte Fletoret Zyrtare, duke parë ligjet në fuqi e duke u tallur me ligjvënësi­t anadollakë, që nuk kishin haber nga biznesi e evazioni fiskal. Dy muaj më pas, kur tatimorët do të trokisnin te zyrat e Fredit, sipas ritualit, për të bërë kontrollin rutinë, për t’u kapur diku e për të futur në xhepa ndonjë shuk me lekë, siç ishte bërë rrugë të ndodhte, Ema shkoi në zyrën e Fredit.

- Kanë ardhur tatimorët! - foli shkurt. - Ua dhashë të gjithë dokumentac­ionin që

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania