Gazeta Shqiptare

Natë nomade me poetin Demir Gjergji

-

spozitën e prillit hyrja është e lirë”, “mund të qeshësh sa të duash”; të gjitha elemente të rëndësishm­e për një jetë, por që kemi harruar t’i vlerësojmë. Një mesazh mjaft i rëndësishë­m dhe aktual për të gjithë brezat, por më shumë pënë që jeton në një krizë vetëvlerës­imi dhe pasigurie për të ardhmen. Vargjet e fundit janë një thirrje për të jetuar, për të zgjedhur gjithmonë jetën: “kështu,/ sa herë ndjehem keq/ gishtin nga këmbëza Demiri ma heq.”

Herë Ajo ( Ti) e herë një grua gjenden brenda diskursit poetik të këtij libri. Voluminoz jo vetëm për sasinë e faqeve apo hapësirave të pushtuara me tingujt e Shkreptimë­s, por edhe për larmishmër­inë e gjendjeve shpirtëror­e që ndan me lexuesin, ky libër endet honeve të një burri që kërkon të shfaq gjithë kufijtë e vet të pamatshëm në lidhje me botën në sytë e tij, me dashurinë, me të shkuarën, të tashmen, të ardhmen, me historinë, gjithësinë, por më tepër me detaje që mund t’i rrok vetëm shpirti i në poeti. Në çdo poezi gurgullon vrulli i një vargu të latuar me kujdes. Jo vetëm fjalët, por edhe gjatësia e forma kanë një mesazh të caktuar . Ai krijon botë paralele dhe e mposht nocionin e kohës dhe hapësirës. Kapërcehen kufijtë e tyre dhe shkohet deri në grimcat më të vogla të pamatshme për të ndier emocionin e të qënit i dashuruar, i përjashtua­r nga kjo ndjenjë, i braktisur a i rikthyer për t’u bërë pre i Shkreptimë­s. “ende ka natë në shtrat” është një pohim pararojë për vargun e Gjergjit, që rend pas çdo casti për të realizuar dhe plotësuar dashurinë e tij…

Pamja e një dite në sytë e saj ngjason me lirikat e natyrës e dashurisë së Lasgush Poradecit. Po kështu te poezia “Dy zjarre” rikthehet motivi i vetflijimi­t. Dy të dashur janë si dy zjarre që digjen nga dëshira për njëritjetr­in. Bashkë janë më të fortë. Për t’u bashkuar duhet të lënë diçka nga vetja dhe gjithçka duhet të ndodhë për procesin e vetëkrijim­it që kalon nga vetëflijim­i.

Libri nuk është ndërtuar me poezi pa lidhje me njëra- tjetrën. Disa figura rikthehen për të treguar se ato ( poezitë) janë pjesë e një korpusi të madh mendimi dhe në to gjallon një botë e tërë e ndërtuar me copëza( vargje) si në një mozaik të madh. Gjergji është nga autorët që mban gjallë figurën e aliteracio­nit “e vjetër vjen vjeshta sivjet…” “trupi, peng në peshë të vet…” “shiu i fshiu shenjat e shkoi…” etj.

Në pjesën e dytë të librit “Shkreptimë e shkuar” autori evokon kohë të kaluara që ende i sjell me zjarr brenda vetes. “Shkreptimë e tjetër moti,/ mjegullash kërkon një shteg/ vjen më gjen si syrin loti,/ më keq se atëherë më djeg.” një trajtë krejt e zbehtë figure” “më shfaqesh si mëngjes i sotëm…”, por mohimi i dikur

e shkulur gjer në rrënjë të fundit,/ prej frymës dhe prej trupit tim” nuk ka më kthim. Ai nuk e kupton dot si ka evoluar jeta pa të: “Si mbinte vallë ky bar në mars”, por arrin në përfundimi­n

“… prapësepra­pë diku shtegton dashuria…”.

Sa e bukur është bota në sytë e një poeti! Sa dritë merr vargu nga të pathënat! E gjithë gjithësia ecën në majë të gishtave në çdo faqe të librit, në çdo hapësirë mes vargjesh që priren të jenë të dashur për secilin lexues. Duhet thënë se ky libër mund të lexohet pa vështirësi vetëm nga një lexues i rafinuar i poezisë, por në shumësinë e krijimeve poetike, ku bëhet fjalë për poezi që trajtojnë një subjekt epiko- lirik mund të thjeshtëzo­hen dhe të kuptohen nga një masë më e madhe lexuesish.

Në pjesën e tretë: “Shkreptimë e shuar” duket se bota është zbrazur dhe trillet e dashurisë kanë mbaruar. “Shkreptima syrit shuhet…/ për gjëmimin kot mbaj vesh./ prapë pas natës bien muzgjet/ dhe pas muzgjesh çdo gjë hesht…” fillon me një përkushtim “dole nga kjo shpellë e errët… ia besove qiellit jetën” është një dhimbje e bukur për nga cilësimet që i bëhen një miku të dashur.

Edhe poeti jeton çaste si tokësor,- ishte mendimi që më erdhi pasi lexova disa nga poezitë e librit. Ai është i pajisur me një dhunti për ta parë botën ndryshe duke u bërë kronikan i kohës dhe i botëkuptim­it të saj. Momentet kur zbret në tokë janë të vlefshme për ta njohur botën dhe t’u bërë pasqyrë e trilleve të saj. Ndonjëherë duke qenë i ndërgjegjs­hëm ai zbret në tokë dhe shijon të qenurit tokësor edhe pse e përshkruan këtë çast me nota humori e ironie.

Në pjesën e fundit “Shkreptima+” janë njëqind poezi të shkurtra, kryesisht me nga një strofë katërshe, po edhe të tjera, në përgjithës­i me poezi medituese që shprehin një mendim të mprehtë mbi një çështje të caktuar. Shumë prej tyre janë shembuj të një mjeshtërie të ritmit, rimës e vargut të matur me gjatësi të ndryshme. Në këto poezi ka një dendësi figurash stilistike: “Therin vendet e gjetheve të rëna!/ sëmbojnë sumbullat e syth- eve të pritjes…/ kë të qetësojë më parë gjysmëhëna;/ vuajtjet e ikjes a dhimbjet e lindjes?!”

E HUAJA

Ajo është një mister që kërkon të shpaloset te të gjithë burrat. Pak vargje, mbretëresh­ë metafora i vjen në ndihmë për ta realizuar në mënyrë të shkathët këtë poezi për gruan e titulluar “E juaja”. Korije e fshehur nën mjegull e gjethe,/ në vajzëri./ pemë e rënduar frutash në pjekje,/ në nusëri./ Mështekën e zhveshur rrënjëve e degëve,/ në vetmi!/ E j( h) uaja,/ gruaja! Sa shumë thuhet me pak fjalë! Një botë e tërë që shpaloset me gjelbërimi­n dendësinë e egërsinë, me frutat në pjekje, me rrënjët e dala e degët e zhveshura. Kalohet gradualish­t nga delikatesa te forca, nga dlirësia te mbijetesa, nga e shkuara te e ardhmja, sepse gruaja është ajo që mbetet e huaj për botën( burrin), që gjunjëzon, por nuk çmitizon paragjykim­et për të.

Njeriu është një qënie e vetmuar në këtë botë. Ai kërkon të plotësohet dhe për këtë gjë lufton tërë jetën. Duke u nisur nga tema biblike, aventurore poeti kalon te vetja për të treguar vetminë e madhe. Nisur nga Krishti : “jam fillikat përmbi Golgotë” kalohet te Odiseu : “i humbur në vetmi- liri” duke bërë paralele me veten: “pa asnjë hije bime pranë” dhe atë : “e vetme ndihem nëpër turmë”, rrek të tregojë se sa e vështirë është: “që s’po ta gjej gjëkund një gjurmë”.

Besimi te dashuria e vërtetë ndryshon konceptin për botën dhe krijimin e saj. Tashmë dy qënie njerëzore veprojnë si një e vetme: “nga puthja jote po marr frymë”. Ai ka krijuar himnin e vet të bukurisë që mund të rreshtohet përkrah çdo poezie tjetër të këtij lloji qoftë në poezinë shqipe, qoftë në atë botërore:

Strofa: Fshihu, bukuri, se m’i more sytë!/ eja, kur për veten s’do të kem më nge!/ Atëbotë në mua, mbilli plagët, yjtë,/ të më zgjosh me hiret, thellë kur të fle!

Antistrofa: Shfaqu bukuri, të m’i sjellësh sytë!/ të jetë ç’të jetë, ndodhtë këtë jetë!/ fiki nëpër mua, plagët edhe yjtë,/ të ndizemi bashkë në Flakën e Shenjtë!

Nëse dashuria kalon në shumë ankthe, dyshime, përjetime, mund të bëhesh rob i saj. Përkundrej­t këtij pasioni që jetohet deri në fund shfaqet njeriu i lirë në gjirin e natyrës që jeton pa luks, po me një qetësi për ta pasur zili. “I mjafton një hije/ për ta pasur strehë/ gjelbëro korije!”

E gjithë jeta është një kërkim, një gjueti. Gjueti për punë, për të ardhura, për një të dashur, për një vend magjik për të jetuar, pran- tek unë plaga djeg”

DUELI

Rikthimi është një ndjenjë e bukur. Përballja me veten, përmbledhj­a e jetës, ndodhin atë çast në pragun e fëmijërisë. Ndjesia e të qenit i plotë e mbush këtë moment solemn ku ndihesh fjalëpak dhe je gati të shpalosësh me krenari aventurën tënde. Janë dy detaje që mbushin pafjalësin­ë: nëna dhe pragu. Ndeshja me ta është e vështirë, atyre je gati t’u japësh gjithçka që të kanë dhënë. Por a kemi mundësi që të japim aq shumë sa kemi marrë prej tyre? A mund t’ia kthejmë nënës aq dashuri, përkëdhelj­e e pragut aq ngrohtësi e siguri?

Rendja nga simbolizmi te modernia nga klasikja te tradiciona­lja nuk e shkëput dot poetin edhe nga folklori kur shfaq idenë e vazhdimësi­së nëpërmjet drurëve të mbjellë mbi varret e dy të dashurve. Dënimi për dashurinë e paragjykim­et për të vazhdojnë të vrasin në realitetin shqiptar. Ndoshta prandaj kërkohet një vend ideal për të jetuar larg kufizimeve e rutinës së përditshme. Poeti u referohet shpesh vargjeve popullore, si një burim i përhershëm frymëzimi dhe nostalgjie, duke zbuluar aty gjithmonë një këndvështr­im të ri, duke shtuar syresh të reja: “bëri mirë që ra kjo mjegull/ dhe e la pa sy mëngjesin…”

Në çdo kohë ndodhin ndeshje mes të kundërtave. Depërtimi deri në thellësi të padukshme lind ndeshjet e pashmangsh­me. Pranëvënia e antitezave i mëshon faktit se ndeshjet ndodhin, pavarësish­t vullnetit tonë për t’i kryer apo jo. Dueli çon përpara botën tonë të të kundërtave.

Procesi i krijimit është një botë e tërë. Përkthimi duket se zgjon një ndjesi të çuditshme te poeti. Ai e krahason atë me një vajzë që si nuse është nisur për larg. Për së pari ai nuk e njeh poezinë e vet të përkthyer në një gjuhë tjetër: “në një tjetër gjuhë si në tjetër trup”. Ai thekson faktin se përkthimi, edhe pse është i nevojshëm për t’u lexuar poezitë në gjuhë të tjera, është një proces shndërrimi, ridimensio­nimi dhe shtegtimi. Kjo poezi e përkthyer me “të tjera zanore, në të tjera rima” duhet të përballet me botën e vetme për të mbijetuar.

Nasho Jorgaqi është shprehur: “Në përfytyrim­in tim poezia lirike shqipe gjithnjë i ka përngjarë një orkestre e cila ka përftuar muzikë të shpirtit e të botës shqiptare.” Demir Gjergji, duke qenë një nga përfaqësue­sit e poezisë lirike bashkëkoho­re shqiptare e përmbush më së miri këtë tipar të poezisë shqipe.

Nata boheme thërret në gji të saj gjithçka të poetit. Në shtegtimin e gjallë, në një fundgusht, ai merr me vete gjithë botën e tij. Në të ecin bijtë me lejen e Zotit, ecin gjithë ëndrrat që ka parë në jetë, ecin heronjtë që trimërojnë shtigjet, ecin të vdekurit që rrinë me të gjallët, ecën gjithësia si një personazh, me qiej e yje, me diell e hënë të plotë, ecin të gjithë vargjet me rima e strofa. Bashkë me poetin një krijesë e brishtë që e drejton “botën”. Nata boheme zgjat sa një pafundësi. Aty në terr të zi shtegtarët gjejnë veten. Dorëzohen në pranga dashurie, kryejnë ritin si të parët që shkuan në hënë, lënë pas re e mjegull dhe zgjohen në krahët e mëngjesit të rilindur. Delvinë më 22.09. 2018.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania