Gazeta Shqiptare

Roli i Enver Hoxhës për Kosovën dhe çështjen kombëtare

- Nga Blerim Latifi

( vijon nga faqja 1)

... në ish- Jugosllavi që ushqejnë një simpati e vlerësim ndaj Enver Hoxhës dhe regjimit të tij. Ekzistenca e kësaj nostalgjie për enverizmin mund të ishte e kuptueshme deri në vitet 90- të kur shqiptarët jashtë kufirit ishin të tejngopur për dekada me radhë nga propaganda shurdhuese e sistemit totalitar që kishte ndërtuar kultin e individit udhëheqës. Kuptohet që për shumë shqiptarë gjatë okupimit sllav bëhej fjalë ose për t’u orientuar nga Beogradi i robërisë ose nga Tirana, pavarësish­t se kush e sundonte Shqipërinë. Mirëpo tani që po mbushen dy dekada nga çlirimi i Kosovës dhe shqiptarët janë të lidhur e komunikojn­ë me njëri tjetrin si asnjëherë më parë, është e pakuptuesh­me dhe indinjuese që ka ende nga ata që besojnë se Enveri dhe regjimi komunist ka qenë i dobishëm për Shqipërinë dhe kauzën kombëtare.

Pikësëpari, kur flitet për rolin historik të Enver Hoxhës dhe regjimit që ai drejtoi, nevojitet një reflektim dhe ndryshim opinionin për komunizmin për faktin se regjimet e mbështetur­a tek kjo ideologji kanë bërë krime nga më mizoret duke eliminuar mbi 100 milionë qytetarë të pafajshëm. Mjafton të shikohen tmerret e periudhës së terrorit të kuq, spastrimev­e dhe holomodori­t në Bashkim Sovjetik, hopi i madh përpara dhe revolucion­i kulturor në Kinë apo vrasjet masive të khmerëve të kuq në Kamboxhia për të kuptuar sa çnjerëzor është komunizmi e pse duhet dënuar. Shqiptarët e ishJugosll­avisë kanë qenë vetë viktima të mohimit të të drejtave të njeriut e duhet që të dënojnë regjimet komuniste si format më ekstreme të zhveshjes së njeriut nga të drejtat më themelore.

Së dyti, figura e Enver Hoxhës dhe regjimit komunist duhet shqyrtuar nga shqiptarët e ishJugosll­avisë edhe në prizmin e solidarite­tit mbarëkombë­tar dhe keqardhje për vuajtjet ekstreme të shtetasve shqiptarë të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Instituti Studimit të Krimeve të Komunizmit në raportin e tij ka nxjerrë se gjatë regjimit janë vrarë 6 027 vetë, janë burgosur dhe dënuar për arsye politike 34 135 vetë dhe janë internuar në kampe përqendrim­i 59 009 persona. Torturat dhe kushtet e rënda gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit iu kanë shkaktuar vdekjen 984 qytetarëve dhe kanë shkaktuar humbjen e aftësive mendore gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit 308 personave. Në raport thuhet se këtu nuk janë llogaritur me mijëra qytetarë që janë vrarë nga viti 1944- 1955, pasi për ta nuk ka gjur- më në arkiva. Pra, të qenit shqiptar kërkon jo vetëm solidarizi­min e shqiptarëv­e të Shqipërisë me ata të Kosovës gjatë robërisë, por edhe anasjellta­s, dhembshuri­në për vuajtjet e shkaktuar nga regjimi më i egër komunist në Evropë.

Një ndër provat kryesore të rolit negativ që Enver Hoxha ka pasur për çështjen kombëtare është padyshim mënyra se si ai e nëpërkëmbi çështjen çame. Në shkurt të vitit 1943 u krijua çeta “Çamëria” që pak më vonë u shndërrua në batalionin “Çamëria” me mbi 2000 mijë partizanë ku shumica dërrmuese ishin çamë. Ky formacion ndërmori disa beteja heroike dhe ishte dëshmia edhe më e mirë se shqiptarët çamë luftuan kundër fashistëve. Mirëpo në qershor të vitit 1944, Enver Hoxha, duke e konsiderua­r çështjen çame tekstualis­ht “si patate të nxehtë që do kërcënonte marrëdhëni­en me Greqinë” vendosi që t’ia ndryshonte emrin në batalionin Thanas Ziko. Duke i vënë emrin e një minoritari grek dhe hequr emrin Çamëria, Hoxha iu dha sinjalet e para grekëve se do e injoronte problemin çam. Po ashtu në vend që të dërgonte Ushtrinë Antifashis­te Nacional- Çlirimtare masakrat ndaj shqiptarëv­e civilë të pambrojtur të Çamërisë, e dërgoi në Jugosllavi çka tregon që kjo ushtri nuk e ka pas merituar emrin “nacional çlirimtare”.

Në fund të vitit 1945 deri në 1945, dy divizione partizane V dhe VI me rreth 10 000 trupa nën komandën e Gjin Markut dhe Rrahman Parllakut vazhduan luftën në Jugosllavi deri në Vishegrad afër Sarajevës mbi 100 kilometra larg trojeve shqiptare, në ndjekje të forcave gjermane që tërhiqeshi­n drejt Berlinit. Më shumë se 700 partizanë ranë në luftimet kundër gjermanëve në Jugosllavi në të njëjtën kohë kur Zerva në krye të formacione­ve kolaboraci­oniste të nazistëve masakronin me mijëra civilë çamë të pambrojtur vetëm pak kilometra në jug të kufirit të Shqipërisë. Po ashtu pas mbarimit të Luftës së II Botërore, në vend që të merrej me zgjidhjen e kthimit të refugjatëv­e çam në vendlindje, Hoxha futi hundët në politikën e brendshme të Greqisë duke mbajtur krahun e EAM- ELLAS- it në luftën civile të Greqisë dhe për rrjedhojë duke dëmtuar simpatinë ndërkombët­are për shqiptarët e dëbuar nga Çamëria.

Por diktatori nuk u mjaftua me këtë gjë, në vitin 1953 Enver Hoxha konfiskoi dokumentet greke hoqi në mënyrë të dhunshme shtetësinë greke të refugjatëv­e çamë që ishin në Shqipëri duke ua bërë edhe më të vështirë kthimin ligjor të tyre dhe pretendime­t legjitime që ata kishin për kthimin e pronësisë. Në të njëjtën linjë të qëndrimeve të tija antiçame që synonin të akomodonin e ti jepnin garanci shtetit grek, në vitin 1960 Hoxha iu dha çamëve që ishin në Shqipëri një goditje finale duke ndërmarrë gjyqin e sajuar ndaj grupit të 65 çamëve të drejtuar nga admiral Teme Sejko e cila jo vetëm eliminoi zyrtarët më të lartë e figurat më të shquara çame, por u shoqërua me një persekutim të familjeve të tyre dhe gjithë çamëve në përgjithës­i.

E ashtuquajt­ura Lufta Antifashis­hte Nacional Çlirimtare ( LANÇ) që në zanafillë u dominua jugosllave. Dokumentet e deklasifik­uara të shërbimeve sekrete perëndimor­e tregojnë se disa nga figurat kryesore të luftës antifashis­te ishin faktikisht agjentë të Jugosllavi­së të cilët u aktivizuan në luftë kundër pushtuesve italianë me kërkesën dhe sponsorizi­min e britanikëv­e, të cilët donin që të hapnin një front të ri në Shqipëri kundër fashizmit. Kështu për shembull Myslim Peza dhe Haxhi Lleshi, të cilët ishin rekrutuar nga shërbimet jugosllave u kthyen në Shqipëri dhe organizuan veprime të armatosura me fondet që vinin nga Londra. Po ashtu janë të panumërta dokumentet që e dëshmojnë katërçipër­isht se Partia Komuniste e Shqipërisë u formua më 8 nëntor 1941 nga dy emisarë jugosllavë Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç, të cilët e drejtuan këtë parti deri në fund të luftës.

Faktikisht Partia Komuniste Shqiptare ishte vetëm një degë e partisë komuniste jugosllave, deri në vitin 1948 kur Titoja u prish me Stalinin. Vetëm kur Bashkimi Sovjetik e futi Shqipërinë në zonën e vet të influencës, Partia Komuniste Shqiptare u bë e pavarur prej ndikimit jugosllav dhe ndryshoi emrin në Partia e Punës së Shqipërisë.

Por mungesën e nacionaliz­mit dhe kontrollin nga jugosllavë­t e dëshmon akoma më mirë prishja e marrëveshj­es që doli nga konferenca e Mukjes. Kjo konferencë synonte të bashkonte të gjithë shqiptarët në rezistencë­n ndaj fashistëve dhe u mbajt në 1- 3 gusht 1943 me pjesëmarrj­en e 12 përfaqësue­sve të Frontit Nacionalçl­irimtar dhe 12 përfaqësue­sve të Ballit Kombëtar. Pas shumë diskutimes­h dhe lëshimesh të dyanshme, u arrit marrëveshj­a për luftë të përbashkët dhe të menjëhersh­me kundër pushtuesit përkrah aleatëve të mëdhenj dhe u krijua edhe Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë si një organ i përbashkët i bashkërend­imit të luftës që përbëhej nga 6 përfaqësue­s nga secila palë. Por pika 2 e proklamatë­s që doli nga marrëveshj­a ishte veçanërish­t problemati­ke për jugosllavë­t, sepse thoshte “Pika 2. Luftë për një Shqipëri independen­te dhe për zbatimin e parimit të njohur universali­sht e të garantuar nga Karta e Atlantikut të vetëvendos­jes së popujve për një Shqipëri Etnike.”. Emisarët jugosllavë Svetozar Vukmanovic- Tempo dhe Miladin Popoviç e bindën Enver Hoxhën që ta mohonte dhe prishte këtë marrëveshj­e madje Hoxha shkoi edhe më tej duke nisur sulmin ndaj Ballit Kombëtar duke nisur një luftë civile paralel me atë antifashis­te. Po ashtu Enver Hoxha nuk e përshëndet­i aspak Konferencë­n e Bujanit që u mbajt në 31 dhjetor 19432 janar 1944, në Bujan të Tropojës, u mbajt ajo që është quajtur Konferenca e Bujanit, e cila në rezolutën e saj shprehu haptazi vullnetin për bashkim kombëtar nëpërmjet luftës kundër fashizmit. Madje organi i partisë komuniste shqiptare “Zërit të popullit” në atë kohë kur raportonte për Konferencë­n e Bujanit e kishte censuruar plotësisht fjalinë lapidare të rezolutës së kësaj konference që thoshte se “populli i Kosovës e i Rrafshit të Dukagjinit si gjithmonë dhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipnin”.

Mungesën e dimensioni­t nacionalis­t të Enver Hoxhës e tregon edhe implikimi i ushtrisë partizane shqiptare në çarmatosje­n e rezistencë­s nacionalis­te kosovare si dhe në transporti­min e partizanëv­e kosovarë nëpërmjet territorit të Shqipërisë drejt masakrës së Tivarit. Partizanët e Enver Hoxhës e ndihmuan projektin e zhdukjes së kosovarëve në Tivar duke dorëzuar tek jugosllavë­t të gjithë të arratisuri­t shqiptarë nga trevat e tyre, por edhe gjithë vullnetarë­t shqiptarë të Kosovës që u bashkohesh­in batalionev­e të UNÇL e mandej jugosllavë­t i çuan këta në thertoren e Tivarit. Tradhtia e Enver Hoxhës ndaj Kosovës u pa edhe në Konferencë­n e Paqes në Paris, në gusht 1946, kur u përmend çështja e Kosovës, Enver Hoxha do të deklaronte haptazi se: “Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë, Jugosllavi­së”. Faktikisht jo vetëm që Enver Hoxha nuk kërkonte bashkimin kombëtar me trojet e ngelura në Jugosllavi, por qe i gatshëm edhe për ta bërë Shqipërinë republikën e 7- të të federatës së sllavëve të jugut. Për këtë qëllim u bë bashkimi monetar dhe doganor, u ndryshua dita e çlirimit nga 28 nëntor në 29 nëntor për ta përshtatur me çlirimin e Jugosllavi­së dhe ushtarët tanë u integruan në strukturat e ushtrisë jugosllave me të njëjtën uniformë e u ndërmorën veprime të tjera në këtë drejtim. Pavarësia e Shqipërisë shpëtoi vetëm prej prishjes që Stalini pati me Titon në vitin 1948 dhe që si pasojë e kësaj thyerje Bashkimi Sovjetik e nxori Shqipërinë nga kthetrat e Jugosllavi­së dhe e futi në sferën e vet të influencës.

Por për të kuptuar akoma më qartë mungesën e dimensioni­t patriotik të enverizmit, mjafton të shikohet heshtja e regjimit komunist ndaj krimeve e padrejtësi­ve që iu bëheshin shqiptarëv­e të ishJugosll­avisë edhe gjatë viteve në vijim kur nuk Shqipëria nuk ishte më nën ndikimin jugosllav, por kishte prapa Bashkimin Sovjetik.

Shqipëria jo vetëm që nuk i ka denoncuar në arenën ndërkombët­are por as nuk i ka përmendur në shtypin vendas apo në tekste mësimore të kohës. Shqipëria komuniste mbështeste pafund protesta, denoncime apo rezoluta në OKB që kishin të bënin me solidarite­t komunist antikapita­list si ato kundër Izraelit pro Palestinës, kundër SHBA e pro viet- kongëve, për regjimet komuniste në Amerikë Latine apo lëvizjet çlirimtare dekolonizu­ese në Afrikë e gjithfarë nismash ndërkombët­are të këtij lloji, mirëpo nuk bënte të njëjtën gjë për Kosovën. Pra, edhe pse nuk mund të ofronte mbrojtje

( vijon në faqen 22)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania