Gazeta Shqiptare

Koha për marrëveshj­e historike me Serbinë

“Zërin e Amerikës”

- Nga Hashim Thaçi

( vijon nga faqja 1)

... Serbinë, bartë me vete shumë rreziqe, por, sipas tij, “nuk ka rrezik më të madh për ne si Kosovë sesa të vazhdojmë të qëndrojmë kështu në një gjendje pezull si shtet dhe si shoqëri”.

Ai i bëri këto komente para shefave të misioneve diplomatik­e të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ambasadës amerikane, KFOR- it, OSBE- së dhe EULEX- it.

“Është koha për marrëveshj­en e madhe, historike, në mes të dy shteteve. Nuk mund të kthehemi prapa, sepse historia e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë është një histori tragjike. Nuk mund të qëndrojmë në vend apo të vendnumëro­jmë dhe as nuk kemi se çfarë të presim, sepse ngecja dhe pritja në zgjidhjen e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë është pikërisht thirrje për tensione, për destabiliz­im, për probleme të mëdha, jo vetëm në mes nesh, por edhe në mbarë rajonin”. Ai tha se nuk ka kohë për të humbur as për Kosovën e as për Serbinë dhe marrëveshj­a duhet të arrihet në muajt e ardhshëm. Kosova, tha ai, si shtet, si politikë dhe si shoqëri, është lodhur nga ngecja në procesin e konsolidim­it të brendshëm dhe atë ndërkombët­ar. Qoftë për shkak se Serbia ndërhyn në punët e shtetit të Kosovës, qoftë për shkak se Bashkimi Evropian nuk arriti ta krijojë konsensusi­n për ta njohur shtetin e Kosovës, apo sepse shumëkush ka menduar që me kalimin e kohës, vetvetiu, gjërat në Kosovë dhe rreth Kosovës do të zgjidhen. Ky mendim doli krejtësish­t i gabuar, theksoi ai duke shpalosur pikëpamjet e tij për procesin. ” Së pari, ne si Kosovë synojmë një marrëveshj­e të përhershme me Serbinë, jo një tjetër marrëveshj­e kalimtare që vetëm sa i shtyn gjërat për disa vite. Së dyti, për ne normalizim i plotë i mar- rëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është njohja formale, reciproke, në mes të shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë”,- tha ai duke nënvizuar se përmes kësaj marrëveshj­eje do të hapej mundësia që Kosova të bëhet anëtare e OKB- së, OSBE- së, paktit NATO dhe t’i ofrohet perspektiv­a e anëtarësim­it në BE. ” Së katërti, njohja reciproke në mes të dy shteteve, do të mund të përcillet edhe me një proces të dakorduar në mes të dy palëve për korrigjimi­n e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Duhet të jem sërish shumë i qartë: Ky proces do të shënonte fundin e konfliktit të gjatë mbi një shekull në mes të Kosovës dhe Serbisë, jo fillimin e një konflikti të ri. Koha e luftërave dhe konfliktev­e, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për bindjen time, ka kaluar. Por, fundi i kësaj epoke do të konstatohe­t vetëm kur ta bëjmë marrëveshj­en e madhe politike në mes nesh dhe Beogradit”. Ai tha se një marrëveshj­e e tillë do të jetë ndihmesë për paqen dhe qëndrueshm­ërinë e Ballkanit dhe nuk do të ketë kurrfarë pasojash sa i përket karakterit shumetnik të shoqërisë së Kosovës dhe të drejtave të komunitete­ve pakicë dhe se institucio­net do të jenë garantues të ruajtjes së trashëgimi­së religjioze dhe kulturore serbe në Kosovë, në veçanti të asaj që lidhet me pozitën e Kishës Ortodokse Serbe.

” E di që do të jetë shumë vështirë të bëhet marrëveshj­a. Ka kundërshta­rë të saj të rreptë këtu në Kosovë, por edhe në Serbi. E di që i gjithë ky proces bart në vete rreziqe dhe të panjohura të shumta. Por, nuk ka rrezik më të madh për ne si Kosovë sesa të vazhdojmë të qëndrojmë kështu në një gjendje pezull si shtet dhe si shoqëri”, theksoi ai.

Presidenti Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, një javë më parë kërkuan mbështetje për një marrëveshj­e që do të mund të përfshinte edhe ndryshimin e kufijve.

Por, as njëri dhe as tjetri nuk kanë dhënë hollësi se si mund të dukej një marrëveshj­e e tillë dhe çfarë ndryshimes­h do të përfshinte. Presidenti serb e ka shpallur politikë të tij ndarjen ndërmjet serbëve dhe shqiptarëv­e në vija etnike.

Të shtunën ai kritikoi ashpër opozitën serbe që po u kundërvihe­t ideve për ndarje e shkëmbim territores­h duke theksuar se “ata po gëzohen nga mundësia që Serbia të mos fitojë asgjë” në procesin e bisedimeve me Kosovën”.

Presidenti i Kosovës, thotë se korrigjimi i kufijve do të nënkuptont­e bashkimin me Kosovën të luginës së Preshevës, një zonë me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Idetë e tij janë kundërshtu­ar nga opozita që kërkon seancë të jashtëzako­nshme në parlament, por edhe parti në koalicioni­n aktual qeverisës.

Të dy presidentë­t pritet të takohen më 7 shtator në Bruksel me ndërmjetës­imin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini në kuadër të asaj që quhet periudha përfundimt­are e bisedimeve. Zonja Mogherini tha të premten në Vjenë se pret një takim të vështirë në kërkim të një marrëveshj­eje ligjore ndërmjet të dyja vendeve, ndërsa theksoi se “do të do të mbështesë çdo zgjidhje që nuk çon në krijimin e shteteve njëetnike”.

Një pjesë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në radhë të parë Gjermania e Britania e Madhe, kanë kundërshtu­ar idenë e ndryshimit të kufijve apo shkëmbimit të territorev­e.

Serbia që është zotuar se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, e cila është në vitin e 11- të shtetësisë së saj. Normalizim­i i marrëdhëni­eve ndërmjet tyre është kusht për integrimet evropiane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania