Gazeta Shqiptare

Librat falas, Rama: Mos i dëmtoni, në fund të vitit do t'i dorëzoni

Kryeminist­ri prezanton rrugën Lin- Pogradec: E gjetëm të braktisur "Librat paketë e re nga "Oxfordi", "Cambridge", "Pearson""

-

Kryeminist­ri Edi Rama takoi dje mësues e prindër në qytetin e Vlorës, ku pati mundësinë që të shpërndajë dhe libra falas për disa prej nxënësve. Përpara datës 17 shtator, kur nis edhe viti i ri shkollor, 125 mijë nxënës të fillores do të marrin librat falas. Kryeminist­ri Rama dhe ministrja Nikolla nga Vlora gjatë një takimi me prindër dhe mësues u kërkuan dje nxënësve të mos dëmtojnë librat, pasi në fund të vitit duhet t'i dorëzojnë sërish. Në të kundër sipas vendimit që ka marrë Këshilli i Ministrave familjet duhet të paguajnë tekstet. "Librat do të merren falas e do duhet të kthehen përsëri në fund të vitit. Do duhet të mbahen me kujdes, me dashuri e të kthehen. Nuk është një shpikje e jona. Kemi marrë disa kritika apo qesëndi për këtë, por nuk është një shpikje e jona dhe nuk është vetëm një çështje materiale, por është edhe një mënyrë për të krijuar një raport të posaçëm me librin. Franca nuk është një vend i varfër",- deklaroi z. Rama. Tekstet falas janë për nxënësit nga klasa e parë deri në të katërt, por qeveria pretendon që vitin tjetër të përfshijë edhe klasat e pesta, duke zgjeruar gamën e përfituesv­e dhe duke ndihmuar familjet në vështirësi. "Prindërit e fëmijëve të klasës së parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe vitin e ardhshëm edhe të pestë, nuk do të shpenzojnë më për të blerë tekstet, por ato para do t'i kenë në arkën e buxhetit të familjes për shpenzime të tjera",- theksoi kryeminist­ri Rama. Kurse ministrja e arsimit Lindita Nikolla u shpreh: "Mjaftoi vetëm dëgjimi i mësuesve që ato të refuzonin 600 tekste nga altertekst­i". Vitet e fundit, prindër mësues dhe njohës të çështjeve të arsimit ngritën debatin publik, shqetësim për cilësinë e teksteve mësimore dhe përmbajtje­n e tyre. Përmes një grupi pune Ministria e Arsimit hoqi nga përdorimi tekstet me përmbajtje të papërshtat­shëm dhe me gabime. Ndërsa kryeminist­ri Rama garantoi se pake- ta e re e librave vjen si një model dhe përkthim nga "Oxford", "Cambridge" dhe "Pearson". "Na vjen shumë mirë që ia dolëm në këtë proces, e që tani kemi mundësinë që edhe një tjetër kontribut të prindërve për familjen e fëmijët ta zëvendësoj­më me një kontribut të shtetit. Hap pas hapi, përpjekjet, sakrificat dhe dhimbjet që shoqërojnë reformat po kthehen dhe masat e vështira po sjellin një forcë për shtetin. Duke u ardhur në ndihmë fëmijëve, u bëjmë të mundur familjeve që t'i përdorin për diçka tjetër shpenzimet për libra",- tha Kryeminist­ri. Z. Rama tha, gjithashtu, se falë reformave e kontribute­ve të të gjithëve rriten mundësitë e shtetit për të investuar më shumë fonde në favor të familjeve e të fëmijëve. Kryeminist­ri shtoi se librat e rinj, falas për rreth 190 mijë fëmijë, janë tanimë paketë e re nga ' Oxfordi', ' Cambridge', ' Pearson', që kanë zëvendësua­r kështu malet me gropa të teksteve që për shumë vite lemeritën mësuesit, prindërit e nxënësit. Po dje kryeminist­ri Rama prezantoi një projekt të qeverisë siç është aksi rrugor Lin- Pogradec. Në postimin e tij kryeminist­ri shkruan se e ka gjetur këtë rrugë të nisur kuturu dhe të braktisur. "MIRËMËNGJE­S dhe me pamjet e një tjetër rruge kombëtare me shumë rëndësi edhe për turizmin, e cila më në fund doli në dritë ( e gjetëm dhe këtë rrugëve të nisur kuturu, pa projekt e pa fonde, të braktisur pas daulleve të inaugurimi­t, si një korridor nën qiell të hapur mes ndërtimeve pa leje e pallateve të ndërtuara mbi gjol), ju uroj një të diel të bukur. Aksi rrugor Lin- Pogradec është 16.5 km dhe ka standardin europian C1. Shumë shpejt do të përfundojë edhe kontrata tjetër për veprën e gjysmëtune­lit panoramik prej 1 km, që do të mundësojë më në fund hyrjen e denjë në qytetin e bukur turistik",tha z. Rama. "Librat do të merren falas e do duhet të kthehen përsëri në fund të vitit. Do duhet të mbahen me kujdes, me dashuri e të kthehen. Nuk është një shpikje e jona. Kemi marrë disa kritika apo qesëndi për këtë, por nuk është një shpikje e jona dhe nuk është vetëm një çështje materiale, por është edhe një mënyrë për të krijuar një raport të posaçëm me librin. Franca nuk është një vend i varfër",- tha z. Rama.

 ??  ?? Mbledhje qeverie
Mbledhje qeverie
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama duke shpërndarë libra falas për nxënësit e qytetit të Vlorës
Kryeminist­ri Edi Rama duke shpërndarë libra falas për nxënësit e qytetit të Vlorës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania