Gazeta Shqiptare

Marrëdhëni­e e kushtëzuar me Kuvendin, Basha: Gati platforma kundër krimit

Opozita mblidhet në Shkodër, kreu i PD: Kriminelët po terrorizoj­në qytetin Thirrje drejtorit të policisë Shkodër: Dorëhiqu

-

Opozita vendos mar rëdhënie të kushtë zuar me parlamenti­n. Vendimi u mor dje në mbledhjen e jashtëzako­nshme të opozitës në Shkodër. Në të njëjtën orë me zhvillimin e seancën plenare, opozita zhvilloi dje një mbledhje të jashtëzako­nshme në Shkodër, aty ku sipas kreut të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, kriminelët kanë 6 muaj që po e terrorizoj­në këtë qytet. Basha hodhi akuza të ashpra nga qyteti i Shkodrës, duke theksuar se krimi sundon jo vetëm në këtë qytet, por edhe në qytete të tjera të vendit. Sipas tij krimi ka kapur edhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe eksponentë të tjerë të rilindjes, siç e cilësoi ai. Kreu demokrat tha, gjithashtu, se prej 6 muajsh, bandat terrorizoj­në qytetin e Shkodrës, duke shtuar se atje duhet të ishte sot Edi Rama për të lajmëruar arrestimin e tyre. "Në më pak se 3 muaj kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë rrëmbyer 2 persona. Kjo është situata në Shkodër. Këtu duhet të ishte kryeminist­ri, jo për të shitur mend dhe për të bërë batuta, por për të raportuar arrestimin e kriminelëv­e që kanë 6 muaj që terrorizoj­në Shkodrën. Por Rama nuk mund të jetë këtu, është në Tiranë me Çyrbjen, Taulant Ballën e Fatmir Xhafajn", theksoi Basha. "Na bëjnë thirrje për bashkëpuni­m, por me kë të bashkëpuno­jmë? Me vëllain e Xhafajt? Apo me Taulant Ballën, që i plasi skandali i ' Toyota Yaris'- it? Ai pohoi vetë që është mik me një nga anëtarët e bandës së Lushnjës, të dënuar për trafik droge",- u shpreh kreu i PD- së. Më tej, kreu i PD- së theksoi: "Rama bashkëpuno­i haptazi me familjen kriminale Bajraj që ka kthyer Dobraçin në zonë lufte. Një lagje e Shkodrës e vënë nën kontroll nga bandat. Shteti është ulur në gjunjë te krimi. RamaXhafaj janë kryeminist­ër dhe ministër në letër, por kontrollin e shtetit e kanë bandat. Ky është realiteti në Shkodër, Vlorë, Fier, Durrës dhe Shijak. Janë qëlluar gazetarë, janë rrëmbyer e zhdukur qytetarë e gazetarë. Situata është totalisht jashtë kontrollit, sepse shtetin e kontrollon krimi i organizuar". Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha i bëri thirrje drejtorit të policisë së qarkut të Shkodrës që të japë dorëheqjen nga detyra, pasi në të kundërt sipas tij, do të jetë përgjegjës si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Basha tha se policia e Shkodrës është gjunjëzuar përballë krimit. "Në gjunjë është edhe policia e Shkodrës. Sot kam

një thirrje për drejtorin e qarkut të Shkodrës; jep dorëheqjen dhe largohu menjëherë për ndryshe do të jesh njësoj përgjegjës si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj për këtë gjendje. Në qoftë se nuk ta mban të thuash të vërtetën, nëse nuk guxon të mobilizosh Policinë e Shtetit kundër

kriminelëv­e, përkundraz­i i shoqëron ata me blinda dhe furgonë policie, atëherë e vetmja që të shpëton nga përgjegjës­ia morale dhe penale është largimi yt dhe i çdo oficeri tjetër që nuk zbaton dot ligjin dhe nuk shtyp dot krimin për një arsye të thjeshtë sepse krimi ua ka marrë "Si mund t'i kërkohet opozitës të ulet të bëjë ligje dhe reforma me Fatmir Xhafajn që duhet të ishte nën hetim nga ligji antimafia. Si mund t'i kërkohet opozitës të negociojë me Taulant Ballën e ' Toyota Yaris', i cili pranon publikisht se ka mik një trafikant droge",theksoi kreu i PD.

kalanë nga brenda", deklaroi z. Basha. Në krye të Policisë së Shkodrës aktualisht është Vehbi Bushati me një karrierë të gjatë në polici. Z. Basha foli për një platformë për t'iu përgjigjur situatës me krimin në vend. "Në këtë përpjekje, PD nuk ka e s'mund të ketë axhendë përveç shtypjes e

çmontimit të krimit. Detyra jonë t'i bëjmë ata të tundin pizhamet me vija prapa hekurave dhe para drejtësisë. Detyra jonë është të gjejmë rrugët, aksionin dhe platformën politike për t'i dhënë fund kësaj gjendje dhe për t'i dhënë vendin siguri rend dhe demokraci",- tha kreu i PD- së.

 ??  ?? Tryeza e djeshme e opozitës së Bashkuar në Shkodër
Tryeza e djeshme e opozitës së Bashkuar në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania