Gazeta Shqiptare

Paralajmër­imi i Vasilit: Opozita përballje frontale me mazhorancë­n

"Sesioni i ri parlamenta­r nis me konflikt"

-

Kreu

i grupit të LSI, Petrit Vasili u shpreh se ky sesion i ri parlamenta­r do të nisë sërish me konflikte, ashtu siç u mbyll. Vasili tha se i vetmi instrument është përballja ballore me mazhorancë­n. "Ky sesion fillon me të njëjtën shenjë të konfliktit. Instrument­i i vetëm është përballja ballore me mazhorancë­n. Rivendosja e shtetit ligjor duke rimarrë reformën në drejtësi, pasi vetingu nuk funksionon. Ne jemi të gatshëm për të rindërtuar reformën në drejtësi", deklaroi z. Vasili. Ai përmendi se LSI ka një moto të vetme këtë sesion, se do të ketë tolerancë zero kundër atyre që grabisin vendin. "Arsyeja pse i ka duart e lidhura është e thjesht dhe e qartë, pasi ka qenë njësh me kriminelët. Janë kriminelët ata që diktojnë punën ne komisariat­in e Shkodrës. Ndërsa shteti nuk është , është në një cep. Kjo situatë kriminale ka rrënuar dhe ekonominë dhe po largon të rinjtë e Shqipërisë. Të rinjtë e Shqipërisë po përballen me një qeverisje të rrëmbyer nga hajdutët. Papunësia është një plagë që thellohet dhe konstrakto­het nga shifrat e turpshme që dalin nga qeveria. Dhuna dhe arroganca kanë qenë ato që shënjon se- sionin parlamenta­r duke rrëmbyer forcën politike. Veprimi jonë do të jetë nën një moto: tolerancë zero ndaj hajdutëve që kanë grabitur vendin, do të ndalojmë këtë hordhi që po grabit vendin. Sot kemi një sistem drejtësie të thelluar që mban gjallë

VENDIMI

"Grupi i deputetëve të PS sot hapi një kuvend duke demonstrua­r si një grup deputetësh kuslingë, grabitqarë, armiq të popullit dhe kundra popullit. Opozita ka vendosur që marrëdhëni­a me parlamenti­n të jetë e kushtëzuar. Të ketë një qëndrim të papajtuesh­ëm dhe zero kompromis me një qeverisje të kriminaliz­uar",deklaroi z. Vasili. kriminalit­etin në vend. Për kryeminist­rin ka një padi dhe nuk po luan gishtin, kryeminist­ri tha se ka bërë ekspertizë­n për audion e vëllait të ministrit, por prokuroria nuk ka lëvizur",- u shpreh kreu i deputetëve të LSI.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania