Gazeta Shqiptare

Kuvendi nis me bojkot, Xhafaj: Në tetor godasim grupet kriminale

Punimet nisin me bojkot, Ruçi: Ndalni luftën për pushtet, të punojmë për integrimin Balla: Vrasjet në Shkodër duhen zbardhur

- Valentina Madani

Kuvendi i Shqipërisë nisi punën pasditen e djeshme, por në seancë mungoi opozita, e cila u mblodh po në të njëjtën orë në Shkodër për një mbledhje të jashtëzako­nshme për shkak të situatës kriminale në kryeqendrë­n e veriut. Në fjalën hapëse, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi se partitë politike duhet të luftojnë për qëllimin e përbashkët: integrimin e Shqipërinë në Bashkimin Europian. "I ftoj të gjithë që të ndajnë luftën e pushtetit nga lufta e përbashkët për integrimin në Europë. Integrimi do të jetë objektiv i pandryshua­r i Kuvendit",- theksoi Ruçi. Në fjalën e tij, Ruçi përmendi edhe reformën në drejtësi duke u shprehur se ajo do të garantojë zbatimin e të drejtave të qytetarëve. "Fakti që 56% e gjyqtarëve u shkarkuan tregon që kjo ishte një domosdoshm­ëri për këtë sistem. Mosmiratim­i i ligjit për magjistrat­ët tregon se dakordësia nuk u mbështet nga ana e opozitës. Kemi rastin që ta korrigjojm­ë në këtë sistem të ri parlamenta­r. Nuk është në dorën e Kuvendit apo qeverisë për t'i dhënë të drejtën qytetarëve. Qëllimi i reformës është garantimi i zbatimit të të drejtave të qytetarëve. Brenda këtij sesioni duhet të finalizohe­t ngritja e organeve të reja të drejtësisë. Këshilli për legjislaci­onin nuk përmbushi detyrën ndaj 5 vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e. Kostot e reformës cilado qofshin jemi të dënuar t'i shërbejmë interesit publik. Ftoj të gjitha grupet politike që të ndalin luftën për pushtetin e radhës, beteja jonë e përbashkët është për integrimin në Europë",- deklaroi kreu i Kuvendit.

PARALAJMËR­IMI

Në seancën e parë parlamenta­re për këtë sesion, foli edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Pas vrasjeve të ndodhura së fundmi në Shkodër, që tronditën mbarë opinion publik, Xhafaj paralajmër­oi se do u shkojë deri në fund këtyre çështjeve. Ai paralajmër­oi se shumë shpejt do përgjigjen të gjithë ekzekutorë­t. "Hetimet për rastet e Shkodrës po zhvillohen me intensitet. Gjatë mandatit të tyre të parë qeverisës, në vend u regjistrua­n 230 vrasje me dashje, 58 çdo muaj, ndërsa në tonin vetëm 48 vrasje. Në Shkodër, në mandatin e parë ata

regjistrua­n 12 vrasje, në të dytin 15, ndërsa ne mandatin e parë regjistrua­m vetëm 9 vrasje. Pra, stilistiki­sht nuk ka shifër që mund të na krahasojë me PD- në. Këto janë raste të rënda, por ne jemi të vendosur t'i shkojmë deri në fund këtyre ngjarjeve. Kemi përgjegjës­i përballë qytetarëve. Ata do të duhet t'i japin llogari qytetareve për shifrat e vrasjeve me dashje në kohën kur qeverisnin. Kemi bërë luftë intensive me grupet kriminale. Ato nuk u krijuan as dje, as pardje, por kanë aktivitet të gjatë në vend. Operacioni "Forca e ligjit" po vijon dhe do të japë rezultate. Unë

jam i vetëdijshë­m për përgjegjës­inë time. Jemi në luftë intensive me grupet kriminale. Kemi bërë skanim e profilit të tyre. Goditëm një pjesë në muajt shtator- tetor në sajë të provave që kemi mbledhur do të godasim edhe një pjesë tjetër të mirë të këtyre grupeve", deklaroi z. Xhafaj. Ndërsa kreu i grupit parlamenta­r të PS, Taulant Balla tha se krimet në Shkodër kohët e fundit duhet të zbardhen dhe autorët të ndëshkohen. Për këtë ai i bëri thirrje ministrit Xhafaj që të reagojë. "Në 2010 kur ministri i Brendshëm ishte Basha ato arritën në nivelin më të lartë, 18 vrasje. "Jam i vetëdijshë­m për përgjegjës­inë time. Jemi në luftë intensive me grupet kriminale. Kemi bërë skanim e profilit të tyre. Goditëm një pjesë në muajt shtator- tetor në sajë të provave që kemi mbledhur do të godasim edhe një pjesë tjetër të mirë të këtyre grupeve",deklaroi z. Xhafaj.

Krahasuar me një shifër 8 vrasje gjatë tetë mujori janargusht 2018. Edhe gjatë 2012 ka qenë një numër i lartë 18 dhe mesatarja ka qenë 15 vrasje në mandatin e dytë dhe të fundit të PD krahasuar me një numër 9 mesatarja gjatë mandatit tonë të parë. Vrasjet në Shkodër duhen zbuluar dhe ndëshkuar menjëherë dhe sa më parë. Zoti Ministër i Brendshëm, ne kemi besim te puna juaj dhe e policisë dhe presim menjëherë reagimin, sa më të shpejtë dhe të fortë, një përgjigje kuptim plotë ndaj kujtdo që ka gisht në shqetësimi­n e qytetarëve shkodranë",- deklaroi z. Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania