Gazeta Shqiptare

' Drejtësia', Spaho: Reforma çoi sistemin në kaos, 6 ligjet të rishkruhen

Debate në Konferencë­n e Kryetarëve

-

Kryetari

i Kuvendit, Gramoz Ruçi mblodhi dje kryetarët e grupeve, pak orë para nisjes së seancës plenare. Një pikë e nxehtë gjatë diskutimev­e në Konferencë­n e Kryetarëve ishte reforma në drejtësi. PD dhe LSI kërkuan që 6 ligjet e reformës në drejtësi të rishkruhen. "Ngrita çështjen e reformës në drejtësi që ka dështuar. Jemi pa Gjykatë Kushtetues­e, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë të Apelit, pa KLGJ, pa KLP, pa KED. Për 11 gjyqtarë dhe prokurorë ONM ka ngritur pretendime serioze për mosplotësi­min e kritereve të vetingut. Sa i takon zgjidhjes, PD që në 2016 ka paraqitur propozimin që sikurse u miratua Kushtetuta me konsensus edhe 7 ligjet e reformës në drejtësi të miratohen me konsen- sus. Vetëm një u miratua me konsensus. Së fundi kemi propozuar rishikimin e paketës së 6 ligjeve, nuk mund të zgjidhen vetëm me Shkollën e Magjistrat­urës. Kandidatët duan 2 vite të mbarojnë shkollën dhe niveli i njohurive të tyre dhe eksperienc­a e punës nuk është e atillë sa të punojnë në organe kaq të rëndësishm­e",-

DENIGRIMI

"Solla në vëmendje edhe sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala, që është pika kulmore e asaj politike konstante që ka ndjekur kryeminist­ri Rama në denigrimin, poshtërimi­n, luftën e ashpër që ka ushtruar gjithmonë ndaj përfaqësue­sve të medias, shtypit, që nuk kanë qenë në unison me qëndrimet e tij politike",- tha Edmond Spaho.

tha z. Spaho. Ulsi Manja i PS- së tha se deputetët e opozitës iu dukën sikur vinin nga dasma. "Mua m'u duk sikur ishin deri në vonë në ndonjë dasmë, meqenëse ishte dhe ditë e diel. Jemi për zbatimin deri në fund të reformës në drejtësi, siç ka paraparë Kushtetuta dhe ligjet e vendit",- u shpreh z. Manja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania