Gazeta Shqiptare

Berisha: Hakmarrje e Ramës se dekonspiro­i Ballën tek opozita

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Berisha deklaroi dje se është shkarkuar nga detyra drejtori i SHISH, Gentjan Lleshi, me urdhër të Edi Ramës, lëvizja kjo që sipas Berishës vjen në formë hakmarrjej­e pasi Lleshi kishte njoftuar opozitën për Taulant Ballën si pritës të 5 milionë lekëve të drogës nga ' Toyota Yaris'. "Noriega shkarkon drejtorin në SHISH si hakmarrje për Taulant Bega/ Yaris/ Hoxha/ Gjura/ Jashari! Te dashur miq, Sigurimi i Shtetit në krye të SHISH shkarkon, me urdhër të Ramës nga detyra, pas një procesi terrori të gjithanshë­m psikologji­k dymujor, kryetarin e degës së këtij institucio­ni Gentjan Lleshi me akuzën, absolutish­t false, se njoftoi opozitën për Taulant Ballën si pritës i 5 milionë euro para droge me ' Toyota Yaris'. Burime të brendshme bëjnë me dije se nuk ekziston asnjë provë, fakt apo e dhënë se Gentjan Lleshi ka komunikuar kurrë me njeri për atë problem. Por dihet se drejtori në fjale është dhe një nga kontributo­rët kryesorë të raportit të Shërbimit Informativ për angazhimin direkt të 127 oficerëve të lartë të policisë në kanabizimi­n e Shqipërisë dhe rolin direkt të Saje qorrit dhe vetë Norieges në këtë proces! Duke dënuar me ashpersinë më të madhe aktin hakmarrës primitiv të Edvin Kristaq Ramës ndaj drejtuesit të rëndësishë­m të shërbimit inteligjen­t të vendit, paralajmër­oj atë dhe xhelatët e Sigurimit të Shtetit në krye të SHISH se do paguani shtrenjtë veprimin tuaj banditesk, antiligjor me të cilin ju hakmerreni për të mbuluar lidhje tuaja të tmerrshme të krimit",- shprehet z. Berisha.

SHKARKIMI

Në statusin e tij, Berisha shkruan se sipas burimeve të tij të brendshme, Lleshi është shkarkuar me urdhër të kryeminist­rit Rama, lëvizje kjo që vjen si hakmarrje pasi kreu i SHISH kishte njoftuar opozitën se Taulant Balla ishte pritësi i 5 milionë lekëve të gjetura në mjetin ' Toyota Yaris'.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania