Gazeta Shqiptare

Slogani i fushatës së PS- së: E gjithë vëmendja te njerëzit

Ndryshime në qeveri? Balla: Shënim emrat e ministrave që nuk ishin në turin e llogaridhë­nies Anëtarët e grupit strategjik për zgjedhjet

-

Partia Socialiste zhvil loi dje mbledhjen e Kryesisë ku u diskutua për një sërë çështjesh të rëndësishm­e. Një prej pikave më të rëndësishm­e të diskutuara ishte edhe përmbyllja e turit të llogaridhë­nies. Kreu i deputetëve socialistë Taulant Balla deklaroi se është hartuar një raport për çdo njësi vendore me problemati­kat dhe punën e kryer. Ai paralajmër­oi edhe ministrat që nuk kanë marrë pjesë se gjithçka është mbajtur shënim. "Në radhë të parë ishim të fokusuar në një raport për turin e llogaridhë­nies, në çdo njësi të Shqipërisë, ku kishim mbajtur gjithçka shënim, edhe ministrat që nuk morën pjesë. Do nisim një fushatë të re anëtarësim­esh, në përgatitje të zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm. Ne jemi të fokusuar në një proces më të hollësishë­m dëgjesash, ku kryetarët vendorë, apo anëtarët e këshillave bashkiakë do rikthehen në çdo komunitet për të dëgjuar e mbajtur shënim, sepse për ne është shumë e rëndësishm­e të kemi vëmendjen te njerëzit",tha Balla. Ai po ashtu u shpreh se PS mbetet e hapur për dialog me PD për çdo çështje. "Ne nuk mund të humbim kohë me tri konferenca për shtyp të PD në ditë me shpifje, ne e kemi vëmendjen te ata që na kanë votuar. Por, për ne dialogu me opozitën është thelbësor. Për shpifjet nuk japim dot përgjigje, për çështjet e tjera ofrojmë dialog konstrukti­v",- deklaroi Balla. Ai tha më tej se "Kemi marrë miratimin e Kryesisë për të reformuar Sekretaria­tin për një organizim më të mirë elektoral". Po dje Kryesia e PS- së miratoi grupin strategjik për zgjedhjet vendore të 2019 të kryesuar nga Blerina Gjylameti, e cila do të jetë edhe sekretare për organizimi­n e elektoral dhe drejtuese politike e Tiranës. Ndërkohë anëtarët e grupit strategjik për zgjedhjet do të jenë Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Bledi Çuçi, Erion Veliaj, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla.

ASAMBLEJA

Asambleja Kombëtare e PS- së, ditën e premte do të nisë me një raport llogaridhë­nie të qeverisë dhe bashkëqeve­risjes, ndërsa do të vijojë me një tjetër raport mbi performanc­ën e përfaqësue­sve të PS ( kryebashki­akëve) në qeverisjen vendore. Gjithashtu, do të nisë procedura për përzgjedhj­en e kandidatëv­e për anëtar të Këshillave Bashkiakë për

zgjedhjet vendore 2019. Në axhendë zbulohet edhe slogani i PS për zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të jetë "E gjithë vëmendja tek njerëzit". Pas miratimit të strategjis­ë "Partia Socialiste për ty", axhenda mbyllet me

diskutimin mbi të drejtën e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe unifikimin e regjistrit digjital të PS. Ndërkohë që të premten e 7 shtatorit në mbledhjen e Asamblesë Socialiste, Edi Rama do të shpallë vendimin nëse do të bëjë ndryshime në qeveri, apo do ta vijojë këtë vit të dytë të mandatit të dytë me të njëjtin ekip. Gjatë kohës që në Pallatin e Kongreseve dje po zhvillohej mbledhja e kryesisë së PS- së, kryeminist­ri Edi

Rama, ka postuar një foto në profilin e tij në ' Insta Story'. Rama tregon në videon e shpërndarë prej tij, disa nga pikat e rendit të ditës, të cilat i shoqëron me diçiturën: "Kryesia e PS, live".

 ??  ?? Mbledhja e djeshme e Kryesisë së PS- së
Mbledhja e djeshme e Kryesisë së PS- së
 ??  ?? Protesta për Teatrin
Protesta për Teatrin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania