Gazeta Shqiptare

Librat falas, Rama: Nisma përfshin edhe fëmijët e klasave të 9- a

Kryeminist­ri: Asnjë nxënës pa libra me 17 shtator

-

Kryeminist­ri

Edi Rama, në një bashkëbise­dim me mësues dje në sallën e Hartave në Kryeminist­ri, deklaroi se pas vendimit të qeverisë për libra falas, për fëmijët nga klasa e parë deri në klasë të katërt, qeveria ka për synim që ta shtrijë këtë nismë deri në klasën e nëntë. Rama tha se kjo gjë mund të realizohet deri në fund të mandatit. Porosia e tij ishte e qartë: Asnjë nxënës nuk duhet të jetë pa libra ditën e parë të shkollës. Është shumë e rëndësishm­e që gjithë komuniteti i arsimit që nga MAS, Drejtoritë Arsimore që edhe ato do të hyjnë në një fazë reformimi, tek drejtoritë e shkollave dhe tek mësuesit, të bëjmë detyrën për t'i dhënë në kohë të gjithë librat falas për fëmijët. Ka qenë proces jo i lehtë deri dje, sepse kompensohe­shin dhe kjo krijonte burokracir­a. Sot nuk ka as- një lloj pengese. E njëjta gjë vlen dhe për fëmijët në kategori të tjera. Pakot me libra duhet t'u shkojnë fëmijëve dhe prindërve në dorë para fillimit të vitit të ri shkollor. Nuk është aspak e këndshme qoftë edhe një familje sikur të

POROSIA

"Pakot me libra duhet t'u shkojnë fëmijëve dhe prindërve në dorë para fillimit të vitit të ri shkollor. Nuk është aspak e këndshme qoftë edhe një familje sikur të mbetet pa marrë libra",- tha z. Rama.

mbetet pa marrë libra",- deklaroi z. Rama. Kryeminist­ri pati një përgjigje edhe për shtrenjtim­in e disa prej librave shkollorë, ndërsa shprehu angazhimin se deri në fund të mandatit librat do të jenë falas deri në klasën e 9. "Sot mbyllim ciklin e nisur nga ministrja për zëvendësim­in e librave skarco me libra të ' Kembrixhit', ' Oksfordit', libra me cilësi të padiskutue­shme. Janë këto libra që sot jepen falas nga klasa e parë deri në të katërtën. Disa thonë janë shtrenjtua­r, po disa libra janë pak më të shtrenjtë se ishin, sepse janë produkte shumë më cilësore. Nëse bëjmë krahasimin me vendet e tjera nuk ka asgjë anormale. Por ajo që duam të bëjmë është se deri në fund të mandatit t'i bëjmë falas komplet deri në klasën e 9. Besoj se do t'ia arrijmë",- u shpreh kryeminist­ri Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania