Gazeta Shqiptare

Budina: Do i detyrojmë të tërhiqen nga ligji me turp

Protestues­it: Tani fillon beteja e vërtetë, po zbrazet Teatri Kombëtar Çipi: Na provokuan, deshën incidente

-

Para disa ditësh Alean ca për Mbrojtjen e Te atrit fotografoi një furgon pranë godinës së Teatrit Kombëtar dhe u shpreh se po merreshin prej aty objekte të TK- së për t'i dërguar te "Turbina", qendra e re artistike që po planifikoh­et të strehojë Teatrin Kombëtar, Teatrin Kombëtar Eksperimen­tal "Kujtim Spahivogli", Teatrin Kombëtar të Operës dhe vetë skenën e pavarur. Po ditë më parë, dritat e Teatrit Kombëtar u shuan, ndërsa aktorë që kanë hyrë brenda flasin për salla e korridore të braktisura, për një skenë të trishtë ku nuk pipëtin më asgjë e për një ambient ku tanimë pluhuri i ka zënë vendin jetës ( artistike). Ata mundën të shohin se si shuhen dritat e një teatri. ( Përkrah tij, ende qëndron TKE- i lyer, i mbajtur në këmbë e ende në jetë). Në një anë tjetër të Tiranës, gumëzhijnë zërat e ikur- aty ku një godine me pluhur, të pajetë e të harruar iu dha shkëlqimi i një qosheje arti.

Kanë kaluar më shumë se 80 ditë proteste të përnatshme për mbrojtjen nga shembja të dy teatrove kombëtarë dhe prapë ligji që i hap rrugë shembjes së tyre për të ndërtuar një të ri me PPP është çështje dite. Dje një deklaratë e mazhorancë­s bëri me dije se votimi i dekretit të presidenti­t që e ktheu ligjin për rishqyrtim nuk do të votohet në datën 13 shtator, por 7 ditë më pas, më 20 shtator. Si fillim, mes artistëve që kërkojnë tërheqjen e ligjit dhe restaurimi­n e godinave, shtyrja me një javë u pa si fitore, megjithëse zor se ka elemente që e nxjerrin të tillë. Kur letrat u lexuan siç janë, Konferenca

e Kry etarëve nuk pranoi dje tërheqjen e ligjit për Teatrin Kombëtar, siç e kërkoi opozita, por vendosi ta shtyjë me një javë dekretin e Presidenti­t Meta, i cili e konsideroi projektin antikushte­tues. Pas kërkesës së kreut të Komisionit të Veprimtari­së Prodhuese, Eduard Shalsi, që është edhe komisioni përgjegjës, u vendos që dekreti të diskutohet në 20 shtator. Ndonëse kreu i opozitës Lulzim Basha i përcaktoi Ramës se "vija e kuqe" është shembja e Teatrit Kombëtar, mazhoranca bën lëvizjen taktike duke e shtyrë dekretin e presidenti­t për më 20 shtator. Lajmi u bë i ditur fillimisht nga Eduard Shalsi e më pas nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. "Një ndër pr/ ligjet e rëndësishm­e që përbën dhe sensibilit­et është u vu re se nga shtyrja me 1 javë te tërheqja është një distancë e madhe. Të pyetur nga "Gazeta Shqiptare" për këtë shtyrje dhe për hapat që do ndërmarrin, përgjigjet qenë të ndryshme.

REAGIMET

Regjisori Robert Budina i pranishëm të 80- a netët në sheshin e protestës e të lirisë, tha se kryesorja është që qëndresa jonë i dha frytet e veta të para. "Fillimisht re- aguan ndërkombët­arët pastaj e ktheu presidenti, e më pas besoj se kryeminist­ri është i trembur që peshorja po anon fort nga krahu ynë, krahu i së drejtës, pra po kupton që ai po e humb popullarit­etin, pra po humb votat ndryshe nëse nuk do të ishte kështu nuk do tërhiqej, mjafton të kujtosh presionin që i bëri ish- kryeminist­ri Majko në parlament kur ai nuk e votoi ligjin",- tha Budi- na. Sipas tij, ky është një mesazh i fortë shprese për njerëzit, të cilët duhet të kuptojnë se përballë një klase të pandërgjeg­jshme politike duhet të dalësh vazhdimish­t në protestë për të fituar të drejtat e tua. Për të nuk ka rrugë tjetër. "Por tani fillon beteja e vërtetë për ne, sepse, nëse ata nuk tërhiqen, do të thotë që do ta lënë teatrin të rrënohet, pra ende nuk ka përfunduar. Ne do t'i dety- rojmë të tërhiqen madje me turp nga ky ligj", përfundoi Budina për "GSH".

Më i ashpër është Kastriot Çipi në reagimin e tij. "E interpreto­j si zbythje nga një provokim, sepse i tillë ishte. Lajmi i ' rrjedhur' në media për datën 13 nuk ishte i vërtetë. E thashë pardje. Ishte provokim për të nxitur përshkallë­zim nga ana jonë, mundësisht incidente në teatër, mes aktivistëv­e dhe punonjësve të TK ( ende jo të TKE) që po zhvendosin mjete pune e orendi drejt Turbinës. Natyrisht po zhvendosin ato që duhen për realizimin e repertorit te Turbina. Kjo është normale", tha Çipi që ka qenë mjaft aktiv në mbrojtjen e godinave që nga elemente pro shembjes janë quajtur stalla. Për Çipin, nuk ka ende prova se po zbrazet Teatri Kombëtar, por zbrazje do të thotë çmontim i infrastruk­turës, pajisjeve skenike, të prodhimit dhe administra­tës. Nga ana tjetër, aktori Neritan Liçaj thotë se e ka të qartë që ndjeshmëri­a për teatrin është shumë e fortë dhe ( ai) e di që se fiton dot atë betejë. "Sigurisht që protesta do të vazhdojë, sepse nuk është më një protestë vetëm për teatrin, është protestë qytetare kundër kësaj qeverisjej­e të papërgjegj­shme tashmë", - shtoi ai.

 ??  ??
 ??  ?? Regjisori Robert Budina
Regjisori Robert Budina
 ??  ?? Regjisori Kastriot Çipi
Regjisori Kastriot Çipi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania