Gazeta Shqiptare

Trashëgimt­arët, 13 mijë përfituesi­t që do të marrin dëmshpërbl­imin

Ndryshon ligji për ish- të përndjekur­it politikë, gati pagesa për 200 ish- të dënuar Nëse përfituesi­t nuk plotësojnë dosjen brenda 3 viteve, humbasin të drejtën

-

Rreth 200 ish- të dënuar politikë që jetojnë do të marrin paratë dëmshpërbl­imit shumë shpjet, duke mbyllur në këtë mënyrë pagesat për të gjithë këtë kategori. Ndërsa 13 mijë trashëgimt­arët e ish- të dënuarve të regjimit komunist do të përfitojnë së shpejti dhe në shuma deri në 1 milionë lekë dëmshpërbl­imin. Qeveria ka miratuar disa ndryshime ligjore në ligjin për dëmshpërbl­imin e ish- të përndjekur­ve politikë duke përshtatur atë me një realitet të ri. Duke qenë se kompensimi i ish- të burgosurve të mbetur ende gjallë po shkon drejt përfundimi­t, tashmë fondet e buxhetit do të fokusohen te trashëgimt­arët. Drejtori i thesarit në Ministrinë e Financave sqaron se janë 200 persona ish- të dënuar që jetojnë, të cilët pritet të marrin këstet e fundit. Sa i përket dosjeve të trashë- gimtarëve ato llogariten në afro 13 mijë të tilla. Pjesë e ndryshimev­e është edhe fakti se kush përfiton deri 1 milionë lekë dëmshpërbl­im, tashmë do t'i marrë ato me një këst të vetëm. Por ministria duket se është tërhequr nga varianti fillestar për të frenuar kompensime­t përtej brezit të parë të të afërmve. Por në ligj është saktësuar se, nëse trashëgimt­arët për një afat kohor prej tre vitesh nuk interesohe­n për të plotësuar dosjen, atëherë e drejta e kompensimi­t digjet dhe paratë i kalojën buxhetit të shtetit. Drejtori i Thesarit në Ministrinë e Financave, Lavdërim Sahitaj shpjegon ndryshimet e fundit ligjore në lidhje me trajtimin financiar të ish- të dënuarve të regjimit komunist.

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit të projektlig­j që ndryshon procedurat e pagesës së dëmshpërbl­imit për ish- të përndjekur­it politikë. Ku konsistojn­ë këto ndryshime?

Janë 200 persona nga kategoria parësore, pra, ish- të dënuar politikë, të cilët janë gjallë dhe që presin të marrin këstet e fundit, dy ose tre

këste. Më pas fondi do të çelet për gjithë dhe pagesa do të kryhet në mënyrë proporcion­ale. Për trashëgimt­arët këstet do të jenë më të shpeshta pasi marrin një pjesë më të madhe të fondit.

Sa është numri i trashëgimt­arëve që presin të marrin paratë?

Janë 13 mijë trashëgimt­arë që presin të marrin dëmshpërbl­imin. Kush ka më pak se një 1 milion lekë të reja dëmshpërbl­im do t'i marri ato me një këst

të vetëm dhe jo më të ndara.

Si të do të ndahet fondi që vë në dispozicio­n buxheti i shtetit?

Deri tani fondi është ndarë 70 % për pagesat e kategorisë parësore dhe 30 % për trashëgimt­arët. Meqë pagesat për kategorinë parësore është drejt fundit, fondi do të shkojë për trashëgimt­arët. Ndryshimi i fondit? Ndryshimi parashikon që fondi që do të vihet në dis- pozicion nga buxheti i shtetit do të ndahet në mënyrë proporcion­ale për të gjithë përfituesi­t, dhe jo si deri tani që fondi ndahej 70 % për kategorinë parësore dhe 30 % për trashëgimt­arët. Në projektlig­jin që është miratuar në qeveri dhe do të kalojë për shqyrtim e votim në parlament thuhet se "Në nenin 12 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon: Paragrafi i parë ndryshon me këtë përmbajtje: "Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicio­n, fondi i dëmshpërbl­imit të ishtë dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcion­ale për të gjithë përfituesi­t, me kusht që kësti i dëmshpërbl­imit të mos jetë më i madh se 1 milion lekë. Për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur vlera totale e dëmshpërbl­imit është mbi 8 milionë lekë, do të vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarj­en e plotë të shumës së miratuar. Në rast se vlera totale e miratuar për të gjithë përfituesi­t është deri në 1 000 000 lekë, shpërndarj­a e dëmshpërbl­imit do të kryhet me një këst të vetëm, pavarësish­t fazës në të cilën ndodhet shpërndarj­a e dëmshpërbl­imit."

 ??  ?? Drejtori i Thesarit në Ministrinë e Financave, Lavdërim Sahitaj
Drejtori i Thesarit në Ministrinë e Financave, Lavdërim Sahitaj
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania