Gazeta Shqiptare

Rreth 23% e bizneseve pohuan se inspektorë­t kërkojnë ryshfet

Anketa e qeverisë për shkallën e korrupsion­it në Tatime

-

të kryejnë pezullime. Gjithashtu, bizneset kanë pohuar se gjobat në shumë raste janë shumë të larta në raport me shkeljet e gjetura. Sondazhi i ministrisë u publikua në dhjetor 2017 duke shërbyer edhe si orientim për masat vijuese në funksion të përmirësim­it. Qeveria tashmë ka nisur një proces reformimi të agjencive qeveritare dhe të gjitha inspektora­teve dhe në këtë kuadër Ministria e Sipërmarrj­es zhvilloi një pyetë- sor për biznesin, me qëllim mbledhjen e opinioneve tuaja rreth shërbimit të inspektora­teve, ky anketës ju përgjigjen 587 biznese në të gjithë sektorët e ekonomisë. Qeveria synon që duke ofruar disa shërbime online të shmangë keqtrajtim­in e qytetarëve dhe bizneseve nga kontrollet fizike të inspektore­ve. Që nga ky vit 90 për qind e autorizime­ve doganore të jepen online. Ky shërbim mund të bëhet nga shtëpia, madje edhe nga telefoni. Qever- ia ka nisur një proces për të fshirë 10 licenca, teksa synon të eliminojë 142 dokumente, të cilat nuk do të kërkohen më për asnjë shërbim të ofruar nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë dhe institucio­net e saj të varësisë. Gjithashtu, rreth 201 dokumente do merren drejtpërdr­ejt nga platforma elektronik­e të vete institucio­neve publike, përmes ndërveprim­it me platformën elektronik­e e- Albania, ose ndërveprim­it dhe komunikimi­t me institu- cionet publike përkatëse. Numri i shërbimeve që Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë aktualisht ofron, reduktohet nga 59 në 13 duke transferua­r 46 prej tyre në institucio­ne varësie apo palë të treta. Ndërkohë që e njëjta metodike është ndjekur edhe për rastin e institucio­neve të vartësisë ku reduktohet numri i shërbimeve nga 201 në 111 duke transferua­r 90 prej tyre në palë të treta të akredituar­a për këto shërbime, ose organizata jo qeveritare apo dhoma të tregtisë e industrisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania