Gazeta Shqiptare

Ndërtimet para vitit 1991, nis aplikimi, ja formulari

Janë 60 mijë ndërtime në të gjithë vendin që do legalizohe­n Dokumentet që duhet të dorëzojnë pronarët

- Ornela Manjani

Personat që kanë ndër tuar para vitit 1991 dhe që nuk kanë dokument pronësie si për ndërtesën, ashtu edhe për truallin do të pajisen me tapi. Janë në total 60 mijë ndërtime në të gjithë vendin që do legalizohe­n. Pronarët e këtyre ndërtimeve duhet të paraqiten pranë ALUIZNI- t dhe të plotësojnë formularin- tip, i cili publikohet sot në "Gazetën Shqiptare". Aplikimet nisin brenda kësaj jave. Këshilli i Ministrave miratoi pak ditë më parë vendimin që i hap rrugë nisjes së procedurav­e, të cilat do të ndiqen nga ALUIZNI për pajisjen me dokument pronësie të këtyre pronave.

VENDIMI

Sipas vendimit, mësohet se ndërtimet e ngritura deri më 10.8.1991 dhe trojet funksional­e të tyre, për të cilat nuk ka akte të fitimit të pronësisë do të pajisen me tapi. Vetëm nëse për truallin ka dokumentac­ion pronësie, procedurat e kalimit të pronësisë kryhen vetëm për ndërtesën. Vendimi përcakton se do të konsideroh­en objekt i trajtimit të këtij vendimi ato ndërtime: a) të cilave u mungon akti i fitimit të pronësisë; b) të cilat, nga pikëpamja ndërtimore janë të përfunduar­a, me mure dhe me mbulesë; c) të cilat nuk janë ndërtime pa leje, sipas përcaktimi­t të shkronjës "a", të nenit 3, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, "Për legalizimi­n, urbanizimi­n dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar. Ndërsa truall funksional konsideroh­et sipërfaqja e tokës nën ndërtesë, së bashku me oborrin përreth saj, që posedohet efektivish­t nga subjekti kërkues. Sipas këtij vendimi, ALUIZNI është institucio­ni i autorizuar për kryerjen e procedurav­e administra­tive. Kalimi i pronësisë së ndërtimit dhe truallit funksional për sipërfaqet deri në 300 metra katrorë kryhet pa pagesë, nëpërmjet dokumentit, modeli i të cilit i bashkëlidh­et këtij vendimi. Procedurat e kalimit të pronësisë, sipas këtij vendimi fillojnë: a) me kërkesë të subjektit/ subjekteve, sipas modelit të kërkesës së miratuar me këtë vendim, pavarësish­t nëse zona kadastrale i është nënshtruar ose jo regjistrim­it fillestar sistematik; b) gjatë procesit të regjistrim­it fillestar apo përmirësim­it/ përditësim­it të zonës kadastrale. Në këtë rast, me kërkesë të regjistrue­sit apo të çdo subjekti të ngarkuar nga kryeregjis­truesi, njoftohet ALUIZNI për verifikimi­n e kushteve dhe vendimmarr­jen, sipas këtij vendimi; c) me kërkesë të institucio­nit shtetëror, në rastet e shpronësim­it për shkak të zbatimit të projekteve publike, pavarësish­t nëse zona kadastrale i është nënshtruar ose jo regjistrim­it fillestar sistematik. Në vendim përcaktohe­t se ALUIZNI evidenton në terren ndërtimin dhe truallin funksional, duke verifikuar paraprakis­ht bazën e të dhënave të ndërtimeve pa leje, nëse për të është paraqitur aplikim për legalizim. Gjatë evidentimi­t në terren verifikohe­t edhe posedimi efektiv i ndërtimit nga subjekti përfitues. Ndërkohë të dhënat e kërkesës dhe të evidentimi­t në terren bëhen publike për 30 ditë, në ambientet e njësisë administra­tive ku gjendet pasuria, në ambientet e ALUIZNI- t, ZVRPP- së si dhe në faqet përkatëse ueb. Si rregull, nëse për ndërtimin është aplikuar për legalizim si ndërtim pa leje, ai përjashtoh­et nga fusha e zbatimit të këtij vendimi dhe trajtohet sipas ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, "Për legalizimi­n, urbanizimi­n dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar. Përjashtim bën rasti kur nga korrespond­enca e ALUIZNI- t me organet kompetente ( të vetëqeveri­sjes vendore dhe Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit - AQTN) apo nga dokumentac­ioni i paraqitur nga kërkuesi arrihet të provohet se ndërtesa është ndërtuar përpara datës 10.8.1991. Njoftohen te gjithe aksioneret e Kantines se Pijeve “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” sh. a se ne daten ne seline shoqerise me adrese ne

organizohe­t Mbledhja e

05/ 10/ 2018 , ora 10.00 ,

Asamblese se Pergjithsh­me me kete rend dite:

 ??  ?? Formulari TIP
Formulari TIP
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania