Gazeta Shqiptare

“Akuzat e Mustafa Mohammadi se jam rrëmbyer nga MEK, janë të rreme”

38- vjeçarja muxhahedin­e: Ëndrra ime është liria e njerëzve të mi Somayeh: Po përballem me torturë psikologji­ke

-

Somayeh Mohammadi me origjinë iraniane, ish- banuese në Kanada, njëra prej 3.000 muxhahidin­ëve anëtarë të opozitës iraniane që mbërritën në Shqipëri nga kampi Ashraf në Iran, prej disa kohësh ka tërhequr vëmendjen e mediave. Kjo pas përplasjev­e të shumta mediatike mes 38vjeçares dhe babait të saj Mostafa Mohammadi, i cili ka deklaruar se muxhahedin­ët, MEK, të cilët janë strehuar në Shqipëri, e kanë grabitur vajzën e tij dhe nuk e lejojnë ta takojë atë. Nga ana tjetër, Somayeh akuzon babain e saj se ai është agjent i të ashtuquajt­ur regjim iranian dhe se ai ka ardhur që ta largojë atë nga Shqipëria pa vullnetin e saj edhe pse është në moshë të rritur. Për të bërë sa më transparen­t faktin se e reja nuk mbahet kundra dëshirës së saj nga MEK, Somayeh doli ditën e djeshme në një konferencë për mediat. Ajo deklaroi se ka ardhur në Shqipëri me mbështetje­n ndërkombët­are dhe me aksion nga Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara dhe qeveria shqiptare, por babai i saj nuk e lë të qetë. "Unë jam Somayeh Mohammadi, anëtare e MEK. Unë me miqtë e mi erdhëm në Shqipëri me mbështetje­n ndërkombët­are dhe me aksion nga Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara dhe qeveria shqiptare. Që kur kemi ardhur në Shqipëri, jo vetëm që nuk kemi pasur asnjë problem me popullin shqiptar, por ky popull është treguar, gjithashtu, shumë përkrahës e mikpritës ndaj nesh. Por një agjent famëkeq i Ministrisë së Inteligjen­cës së regjimit iranian, me emrin Mostafa Mohammadi, ka ardhur në Shqipëri që para dy muajsh, afërsisht. Fatkeqësis­ht, ai është babai im. Ai pretendon se jam rrëmbyer nga MEK 21 vite më parë dhe tani jam e burgosur në Manzë, dhe se qeveria shqiptare po bashkëpuno­n me MEK për sa i përket burgosjes sime. Gjatë kësaj periudhe, unë u kam dërguar letra ministrit të Brendshëm shqiptar dhe mediave në lidhje me akuzat e tij të rreme. Kam pasur, gjithashtu, disa intervista ku kam shpjeguar qëllimin e regjimit iranian për dërgimin e këtij agjenti të njohur në Shqipëri. Edhe sot jam e lumtur që ju, gazetar i medias shqiptare, jeni këtu dhe mund t'jua shpjegoj këto gjëra në mënyrë të drejtpërdr­ejtë", deklaroi Somayeh Mohammadi. 38- vjeçarja akuzon babain e saj për dhunë psikologji­ke ndaj anëtarëve të MEK. Ajo shprehet se Mostafa Moham-

Njoftim për shitje me ankand

madi punonte për Ministrinë e Inteligjen­cës së regjimit iranian kundër MEK. "Në vitin 2004, kur ishim në Irak, kuptova se im atë po punonte për Ministrinë e Inteligjen­cës së regjimit iranian kundër MEK. Kështu që i ndërpreva të gjitha komunikime­t me të dhe thashë se nuk do të isha e gatshme të takohesha më me të. Në Teheran, ai mori viza për të shkuar në Irak. Për dy vjet, ditë e natë, ai rrinte jashtë kampit Ashraf për të bërë torturë psikologji­ke kundër anëtarëve të MEK përmes 320 altoparlan­tëve. Na kërcënonte me vrasje e djegie. Në të njëjtën kohë, gjykata irakene e refuzoi akuzimin e tij se MEK më kishte rrëmbyer. Unë jam takuar personalis­ht me autoritete­t amerikane, me Kryqin e Kuq dhe me

SHPALLJE ANKANDI

"Babai im pretendon se jam rrëmbyer nga MEK 21 vite më parë dhe tani jam e burgosur në Manzë, dhe se qeveria shqiptare po bashkëpuno­n me MEK për sa i përket burgosjes sime. Gjatë kësaj periudhe, unë u kam dërguar letra ministrit të Brendshëm shqiptar dhe mediave në lidhje me akuzat e tij të rreme",- u shpreh Somayeh Mohammadi.

UNHCR, si dhe me autoritete­t irakene shumë herë. Gjithashtu, kam bërë kallëzim personalis­ht në policinë e Manzës dhe Durrësit, dhe kam kërkuar që Mostafa Mohammadi të përjashtoh­et nga Shqipëria. Prokurori i Durrësit ka konfirmuar që unë qëndroj me MEK me vullnetin tim. Siç e shihni, unë jam në këtë vend të lirë, në Shqipëri, pa asnjë kufizim. Mund të shkoj në Tiranë e Durrës për të blerë, për t'u vizituar tek mjeku, apo për gjëra të tjera, sa herë të dua", u shpreh 38- vjeçarja. Më tej Samayeh theksoi se prania e Mostafait babait të saj në Shqipëri sipas saj është një fushatë denigruese nga Ministria e Inteligjen­cës së regjimit iranian dhe ambasada iraniane në Tiranë kundër MEK- ut për të zhvilluar një operacion terrorist në Shqipëri.

"Por, le të flasim se cila është çështja kryesore, dhe se për çfarë qëllimi bëhet kjo fushatë denigruese kundër MEK. Që nga fillimi i këtij viti, regjimi iranian është përballur me një kryengritj­e mbarëkombë­tare që kërkon përmbysjen e tij. Kjo kryengritj­e është drejtuar nga forcat e MEK brenda Iranit. Për këtë arsye, regjimi iranian kërkon të godasë MEK- un dhe të realizojë operacione terroriste kundër kësaj organizate në mënyrë që ta ndalojë kryengritj­en dhe ta vonojë përmbysjen e tij. Kështu pra, thënë shkurt, prania e Mostafa Mohammadi- t në Shqipëri dhe pretendime­t e tij kundër meje dhe MEK nuk janë gjë tjetër veçse një fushatë denigruese nga Ministria e Inteligjen­cës së regjimit iranian dhe ambasada iraniane në Tiranë kundër MEK- ut për të zhvilluar një operacion terrorist në Shqipëri. Për këtë arsye, në letrën time drejtuar ministrit të Brendshëm, kam kërkuar përjashtim­in e Mostafa Mohammadi- t nga Shqipëria", deklaroi Somayeh Mohammadi. 38- vjeçarja shprehet se e vetmja gjë që dëshiron, ëndrra e saj është liria e iranianëve. "Ëndrra ime është liria e iranianeve, liria e njerëzve të mi",- tha 38- vjeçarja.

SHPALLJE ANKANDI

 ??  ?? Somayeh Mohammadi
Somayeh Mohammadi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania