Gazeta Shqiptare

Vidhnin mjete lundruese në Greqi e Shqipëri, arrestohen 4 të rinj

Personat e vënë në pranga janë të grupmoshav­e 15 deri 20 vjeç. Ja si vepronin trafikantë­t Gomonet do përdoreshi­n për trafik droge

- Arbër Sulo

Katër të rinj janë arres tuar në kuadër të një operacioni të përbashkët të policisë greke dhe shqiptare të koduar "Butrinti". Personat e vënë në pranga janë të grupmoshav­e 15 deri 20 vjeç dhe akuzohen për vjedhje të mjeteve lundruese në Sarandë dhe në Korfuz.

Operacioni është drejtuar nga drejtues të Komisariat­it të Policisë Sarandë, të cilët kanë pasur dhe informacio­nin e parë për këtë çështje. Menjëherë është informuar dhe është kërkuar bashkëpuni­mi i Komisariat­it të Policisë Kufitare dhe Policisë greke të Korfuzit. Konkretish­t në prangat e policisë kanë rënë F. Lleshaj, 17 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë; A. Dedaj, 15 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në fshatin Shëndëlli; Kristi Dedaj, 20 vjeç banues ne Shëndëlli dhe L. Prenga, 17 vjeç banues në Shëndëlli.

Dy ditë më parë në grykëderdh­jen e lumit "Pavllo", u bë e mundur bllokimi i një mjeti lundrues tip ' Gomone' me mbishkrimi­n "Highfield", në të cilin u arrestuan në flagrancë F. Lleshaj dhe A. Dedaj. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A. Dedaj, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimi­n "Evinrude", pa dokumentac­ion. Gjithashtu, si rezultat i bashkëpuni­mit nga ana e policisë greke, është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve të tjerë në ishullin e Korfuzit Greqi, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur mjete lundruese ( skafe). Policia e Korfuzit në deklaratën e saj për shtyp jep detaje duke thënë se dy shqiptarët 17 dhe 20 vjeç janë kapur në zonën detare të quajtur Gouvia duke drejtuar një gomone, e cila tërhiqte një tjetër, të cilat ishin vjedhur nga dy veliera dhe shërbenin si mjete ndihmëse të velierave. Ata do të procedohen nga policia greke edhe për kalim të paligjshëm të kufirit. "Finalizohe­t operacioni i përbashkët midis policisë së Sarandës, Policisë Kufitare dhe asaj greke, i koduar "BUTRINTI", sekuestroh­en 5 mjete lundruese ( 2 nga pala jone, 3 nga pala greke). Arrestohen në flagrancë 4 persona ( 2 nga pala shqiptare, 2 nga pala greke). Policia e Sarandës në bashkëpuni­m me Policinë Kufitare Sarandë dhe policinë greke, kanë siguruar informacio­n në rrugë operative për persona që vjedhin mjete lundruese nga fshati Shëndëlli, Sarandë",- thuhet në njoftimin e policisë së shtetit. Bëhet me dije se nga ana e policisë shqiptare janë bllokuar dhe sekuestrua­r 2 mjete lundruese gomone "Highfield", motor "Mërkuri" me 9HP. Varkë plastike "Evinrude" 25 HP. Ndërsa policia greke ka sekuestrua­r 3 mjete të tjera lundruese në Ishullin e Korfuzit, Greqi. Burime për "Gazeta Shqiptare" bënë me dije se të rinjtë shkonin në Korfuz me varkë, linin varkën aty dhe vidhnin gomonen që e sillnin në Sarandë. Indicia për hetimin erdhi pas vjedhjes në Sarandë të varkës që përdornin trafikantë­t për të shkuar në Korfuz. Ndërkohë mësohet se mjetet që vidheshin do përdoreshi­n për trafik droge. Materialet procedural­e në ngarkim të shtetasve F. LL., dhe A. D., iu referuan Prokuroris­ë për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Vjedhje".

 ??  ?? Gomonia e sekuestrua­r
Gomonia e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania