Gazeta Shqiptare

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Burgjeve Arben Çuko, motivi: Rritja e sigurisë në burgje

Në vend të tij emërohet Stefan Çipa

-

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Burgjeve Arben Çuko. Në vend të tij është emëruar Stefan Çipa, ish- kryebashki­aku i Sarandës dhe zëvendës ministër i Brendshëm. Motivacion­i i këtij ndryshimi është rritja e sigurisë në burgje. "Largohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Burgjeve, z. Arben Çuko dhe në vend të tij emërohet z. Stefan Çipa. Ky ndryshim bëhet për të përmirësua­r punën e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve, veçanërish­t në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitet­it të luftës kundër korrupsion­it në sistemin e burgjeve", thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga Ministria e Drejtësisë. Arben Çuko nga deputet i PS mori detyrën e Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Burgjeve në korrik të vitit të kaluar dhe zëvendësoi Arjan Hoxhën, i cili u emërua në këtë post pas marrëveshj­es Rama- Basha. Çuko ka qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë, Komandant i Gardës së Republikës dhe këshilltar i kryeminist­rit të Kosovës për Sigurinë. Ndërsa Çipa vjen nga detyra e zv/ ministrit të Brendshëm. Aktualisht është dhe sekretar për emigracion­in në PS. Në zgjedhjet e vitit 1997, Çipa u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë për herë të parë, e më pas edhe në 2 legjislatu­ra të tjera. Gjatë legjislatu­rës 1997- 2002, ka mbajtur funksionin e zv/ kryetarit të Komisionit parlamenta­r të Sigurisë Kombëtare. Në muajin shkurt 2002, emërohet ministër i Rendit Publik, detyrë që e ushtroi deri në muajin gusht 2002. Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, z. Çipa u zgjodh kryetar i Bashkisë së Sarandës, për një mandat 4- vjeçar. Në datë 13 janar 2016, u emërua nga Këshilli i Ministrave, zëvendësmi­nistër i Punëve të Brendshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania