Gazeta Shqiptare

Tritol lokalit në Laç, pronari i tij kërcënon me armë gazetarin e News24

Llesh Buraku një emër i njohur për policinë

-

LAÇ- Një sasi tritoli ka shpërthyer mëngjesin e djeshëm në hyrje të një lokali në lagjen Nr. 4 të qytetit të Laçit. Fatmirësis­ht nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02: 00 në lokalin në pronësi të Llesh Buraku, ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe motivet. "Më datë 03.09.2018, rreth orës 02: 00, në lagjen Nr. 4 në Laç, në derën e jashtme të lokalit "Bar- Kafe" në pronësi të shtetasit Ll. B. ka shpërthyer një sasi lëndë eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Punohet për identifiki­min dhe kapjen e autorit. Materialet procedural­e u referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale "Shkatërrim prone me eksploziv"- thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkaq, pas ngjarjes një episod u shënua mes gazetarit të News24, Prend Shota dhe pronarit të lokalit, pasi ky fundit nuk e ka lejuar atë të filmojë pasojat e sulmit në lokal. Madje gazetari Shota është kërcënuar me armë të mos qëndrojë në ambientet e lokalit. Llesh Buraku, pronari i lokalit, nuk është emër i panjohur për policinë. Në korrik të vitit 2015, ai kishte dhunuar duke e goditur me grushte inspektori­n e Shëndetit Publik, i cili kishte shkuar për kontroll në lokalin e 54- vjeçarit. Ky i fundit kundërshto­nte me forcë dhe goditi inspektori­n. Për këtë ngjarje, më 28 tetor 2015 Gjykata e Kurbinit e shpalli fajtor Llesh Burakun për veprën "goditje për shkak të detyrës" dhe e dënoi me 150 mijë Lekë gjobë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania