Gazeta Shqiptare

Punimet për rehabiliti­min e shkollës "Ismail Qemali" drejt fundit

Kryebashki­aku Erion Veliaj: Po ndërtojmë gjimnaze, do zhdukim turnet e dyta "Do ulet ndjeshëm trysnia në shkollat e mesme"

-

Një prej shkollave ikonë të Tiranës, "Is mail Qemali", do t'i kthehet shkëlqimi i dikurshëm. Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit punimeve për rikonstruk­sionin e plotë të klasave, palestrës dhe ambienteve sportive të jashtme, ndërsa ka instaluar edhe sistemin e ngrohjes qendrore. "Jam shumë i lumtur me progresin që kemi bërë për rikonstruk­sionin e shkollës ' Ismail Qemali'. Shkolla mban emrin e një prej personazhe­ve më të rëndësishë­m të historisë shqiptare, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Kjo e jona është një përpjekje modeste për të shpallur pavarësinë nga i ftohti, lagështia, rrëmuja, zhurma, nga një shkollë e rrënuar. Por, këtë lloj pavarësie të kohëve moderne mund ta bëjmë me punë, jo me fjalë. Ndaj, i gjithë gushti ka qenë një muaj sulmi, po ashtu edhe fillimshta­tori do të jetë një muaj sulmi, për t'u siguruar që kapim datën e fillimit të shkollës", tha Veliaj. Kryebashki­aku theksoi se me hapjen dhe shtimin e kapacitete­ve në disa shkolla të tjera, edhe në këtë shkollën Ismail Qemali është ulur numri i nxënësve nëpër klasa. "Pra, nga një shkollë me 40- 50 nxënës në klasë, bëhet një shkollë me 32 nxënës në klasë. Kjo do të thotë se ka më pak nxënës për të njëjtin mësues, rrjedhimis­ht më shumë vëmendje për secilin nxënës dhe një shans më të madh që secili nxënës të dalë akoma edhe më mirë në mësime. Por, ky lajm i mirë ka gjasa të tundohet nga një presion konstant që vjen nga prindërit. Këshilla ime për prindërit është kjo: nëse jeni banorë të zonës, të Njësisë 2 që ju prek ky pellgu i "Ismail Qemalit", atëherë kjo është shkolla juaj. Nëse jeni më afër me "Abdulla Ketën" në Shkozë, nëse jeni më afër me "Sandër Prosin" në Sauk, atëherë mënyra më e mirë është për të regjistrua­r fëmijët atje. Duke i regjistrua­r nxënësit atje, do të thotë që do kalojnë më pak kohë në rrugë vajtje- ardhje, më pak vara- vingo dhe më shumë kohë me librat", u shpreh Veliaj. Veliaj bëri të ditur se shumë shpejt nis ndërtimi i 17 shkollave të reja në kryeqytet, çka jo vetëm do të ulë numrin e nxënësve në klasa, por edhe do t'i japë fund mësimit me dy turne. "Do të fillojmë me 17 shkollat e reja. Një pjesë e tyre janë gjimnaze, të cilat do ta ulin ndjeshëm trysninë, kështu që viti tjetër edhe për gjimnazet e Tiranës do të jetë fundi i gjimnazeve me dy turne", theksoi ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania