Gazeta Shqiptare

Kufiri Kosovë- Serbi, ' The Guardian': Në zjarr nga të gjitha anët

Në shtator vendimi, replikat e ndërkombët­arëve për shkëmbimin e territorit Vuçiç do takojë Putin, Rusia kundër njohjes

-

Edhe pse kanë mbetur vetëm disa javë nga takimi i presidenti­t Aleksandër Vuçiç me atë të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk kanë të reshtur debatet lidhur me diskutimin e kufirit KosovëSerb­i. Ndërkaq një reagim e ka pasur edhe gazeta e njohur "The Guardian", e cila ka shkruar një artikull rreth korrigjimi­t potencial të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, si ide për normalizim­in e marrëdhëni­eve midis këtyre dy vendeve. Gazeta britanike ka theksuar se përkundër faktit se qëndrimet amerikane kanë ndryshuar gjatë administra­tës së fundit, ideja për ri- organizmin të kufijve është duke hasur në kundërshti­me si brenda edhe jashtë Ballkanit. Plani për t'i ridefinuar kufijtë e Kosovës është duke u përballur me një mori kritikash brenda republikës, rajonit dhe më gjerë. Presidenti kosovar, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç kanë sugjeruar se një shkëmbim territores­h mund të jetë pjesë e një marrëveshj­eje që do të hapë rrugën për një zgjidhje përfundimt­are midis Beogradit dhe Prishtinës. Thaçi dhe Vuçiç janë takuar rregullish­t nën patronazhi­n e shefes për politikë të jashtme të BE- së, Federica Mogherini, për të arritur një marrëveshj­e që mund t'i jap Kosovës një ulëse në OKB dhe t'i vendos të dyja vendet më afër BE- së. Megjithëse as Thaçi dhe as Vuçiç nuk i kanë bërë të ditura akoma detajet e planeve të tyre. Në një diskutim të mbajtur në Austri gjatë javës së kaluar, të dy kanë pohuar se ndryshimet kufitare ishin pjesë e diskutimit. Një ndryshim ndoshta do të përfshinte shkëmbimin e territorit të Serbisë jugore, kryesisht të populluar nga shqiptarët etnikë, për pjesën e Kosovës veriore me një popullsi kryesisht etnike serbe. Këshilltar­i për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton, së fundmi ka deklaruar se Washington­i nuk do të qëndronte në rrugë nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë një marrëveshj­e, duke përmbysur një politikë disavjeçar­e të ShBA- ve që vlerësonte se ndryshimet e mëtejshme kufitare në Ballkan janë të papranuesh­me. Vuçiç është Ministri

për Europën i Gjermanisë, Michael Roth, paralajmër­oi të hënën Kosovën dhe Serbinë se ndryshimi i kufirit të tyre nuk do të zgjidhë asnjë problem dhe tha se e ardhmja e rajonit është multietnik­e, multifetar­e dhe multikultu­rore. "Të dashur miq në Kosovë dhe Serbi, rishkrimi i kufijve nuk do të zgjidhë asnjë problem. Një veprim i tillë do të hapte Kutinë e Pandorës të armiqësive etnike. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është thjesht multietnik­e, multifetar­e dhe multikultu­rore. E bash-

duke u përballur me shumë kundërshti­me në Serbi pasi që disa e shohin një marrëveshj­e të tillë si pranim se Kosova është e humbur përgjithmo­në. Gjithashtu, ka kritika të forta brenda Kosovës, veçanërish­t nga kryeminist­ri Ramush Haradinaj, i cili i referohej kësaj ideje si "ide katastrofi­ke". Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka kundërshtu­ar një ide të tillë dhe tre ish- përfaqësue­s të lartë të Bosnjës i kanë dërguar një letër Federica Mogherinit duke i kërkuar asaj të kuar në diversitet, kjo është Europa", tha Roth në një postim në ' Twitter'.

mos mbështesë ndonjë plan që përfshin shkëmbim territores­h. "Ne mund të themi se nuk mund të mendojmë për ndonjë politikë që ka më shumë gjasa të na çojë në ndarje dhe konflikt të Ballkanit sesa ai që tani po mbështetet nga disa", shkruhej në letrën e Carl Bildt, Pedi Eshdaun dhe Kristian Shvarc- Shilling. Megjithatë, ka frikë se thjeshtë duke e vendosur këtë çështje përsëri në tavolinë, do t'i nxitë ata që dëshirojnë të rihapin temat që tashmë janë të zgjidhura. Në Kosova pritet të mbledhë sot parlamenti­n, në një seancë të jashtëzako­nshme për të diskutuar mbi angazhimet e presidenti­t të Kosovës, për korrigjimi­n e kufijve në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Njoftimi është bërë nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ndërsa seanca pritet të mblidhet ditën e nesërme në orën 10: 00. "Nesër do ta kemi seancën e jashtëzako­nshme, komentet politike do t'i kemi nesër në seancë",- u shpreh Veseli.

Maqedoni jetojnë një numër i madh shqiptarës­h dhe ishte skenë e përplasjev­e ndëretnikë gjatë vitit 2001. Politikanë­t kanë qenë të kujdesshëm për çdo marrëveshj­e që përfshin shkëmbim territores­h. Një tjetër çështje kyçe është edhe Rusia. Vuçiç pritet të takojë dy herë presidenti­n rus Vladimir Putin në muajt e ardhshëm dhe deri më tani Moska ka dhënë pak shenja se a është gati të heqë kundërshti­min e saj të gjatë për pavarësinë e Kosovës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania