Gazeta Shqiptare

Angela Merkel takim me homologun Zoran Zaev ditën e shtunë

Më 30 shtator mbahet referendum­i, grekët ' ndizen' në protesta Zëdhënësi i Kancelares gjermane: Ja ç'do diskutohet

-

Angela Merkel, Kan celarja e Gjerman isë, të shtunën do të qëndrojë për vizitë në Shkup, ku pritet të takohet me kryeminist­rin Zoran Zaev. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i saj Shtefen Zajberg, publikoi agjencia greke e lajmeve ANA- MPA. Siç raporton korrespond­entja e MIA- s nga Athina, në tekstin e shkurtër, ANAMPA transmeton deklaratën e zëdhënësit të Kancelares, i cili thotë se Merkel dëshiron që të krijojë përshtypje­n e saj, duke ardhur në Maqedoni, në prag të referendum­it. "Ende po punohet për programin, por mund të them se Kancelarja do të takohet me kryeminist­rin IRJM- së, Zoran Zaev", deklaroi Zajberg dhe shtoi se në fokus të takimit do të jenë "ngjarjet rajonale, temat bilaterale", ndërsa zonja Merkel "gjithsesi që të dëshiron në vetë vendin e ngjarjes të krijojë përshtypje­n e saj për referendum­in lidhur me emrin e vendit, i cili do të mbahet në fund të muajit", transmeton agjencia greke e lajmeve. Ndërkaq, afrimi i 30 shtatorit, ditës së referendum­it që do të mbahet në Maqedoni për të aprovuar ose jo marrëveshj­en me Greqinë për emrin, ka rritur përsëri reagimet e grekëve, sidomos në zonat veriore të vendit. Shumica e protestave të javës që vjen në Selanik dhe qytetet e tjera rreth tij janë ato të organizuar­a nga grupe që kundërshto­jnë marrëveshj­en që nënshkruan Athina dhe Shkupi në Prespë, disa muaj më parë. Reagimet që ishin shuar gjatë muajve të verës filluan përsëri të përshkallë­zohen, sidomos pas deklaratav­e të ministrit të Jashtëm, Nikola Dimitrov, në Parlamenti­n Europian. I pyetur nga eurodepute­tët konservato­rë të Greqisë, ai ka theksuar se "vendi i tij do të quhet Republika e Maqedonisë Veri- ore dhe qytetarët e saj do të jenë maqedonas, të cilët do të flasin gjuhën maqedonase". Janë pikërisht gjuha dhe identiteti, dy nga pikat kryesore të kësaj marrëveshj­eje, që për një pjesë të konsiderue­shme të grekëve nuk pranohen. Në shtypin e djathtë grek riprodhohe­n dek-

laratat e fundit, por edhe të mëparshme të kryeminist­rit Zaev, në të cilat ai thekson ato çfarë fiton vendi i tij me këtë marrëveshj­e, ndaj dhe kërkon nga bashkëqyte­tarët e tij pjesëmarrj­e në referendum dhe aprovimin e saj. Sondazhi i disa ditëve më parë tregoi se, 57% e të intervistu­arve janë shprehur se do të votojnë pro marrëveshj­es, e cila do të sjellë integrimin e vendit në NATO dhe BE, e ky rezultat ka shkaktuar buzëqeshje në Shkup. Ndërsa në Athinë, ministri i Mbrojtjes, njëkohë- "Merkel dëshiron që të krijojë përshtypje­n e saj, duke ardhur në Maqedoni, në prag të referendum­it. Ende po punohet për programin, por mund të them se Kancelarja do të takohet me kryeminist­rin Zoran Zaev. Në fokus të takimit do të jenë ngjarjet rajonale, temat bilaterale, ndërsa zonja Merkel gjithsesi dëshiron të jetë në vetë vendin e ngjarjes, të krijojë përshtypje­n e saj për referendum­in lidhur me emrin e vendit, i cili do të mbahet në fund të muajit", - ka thënë

sisht kreu i partisë së aleancës qeveritare "Grekët e Pavarur", ka paralajmër­uar menjëherë pas riformatim­it të kabinetit që ka bërë kryeminist­ri Tsipras se do ta rrëzojë qeverinë, nëse marrëveshj­a vjen në Parlamenti­n grek, duke mos e aprovuar atë.

 ??  ??
 ??  ?? Kancelarja Merkel dhe homologu Zoran Zaev
Kancelarja Merkel dhe homologu Zoran Zaev
 ??  ?? Kreu i Partisë Demokartik­e në Mal të Zi
Kreu i Partisë Demokartik­e në Mal të Zi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania