Gazeta Shqiptare

Për psikologë shkollorë dhe mësues më të mirë

- Nga Pëllumb Karameta

( vijon nga faqja 1)

... më mirë, mjedise më miqësore për nxënie dhe edukim, dëshirë e justifikua­r për të vijuar studimet e larta etj. Sidoqoftë, pavarësish­t punës dhe qëllimeve të mira, mbeten shumë për të bërë, veçmas, puna në fakultetet e mësuesisë për të ndihmuar studentët të bëhen psikologë shkollorë dhe mësues më të mirë.

Në një nivel të lartë abstragimi, është lidhja mes zhvillimit psikik të njeriut dhe procesit të nxënies, ajo që na nxit të studiojmë formimin universita­r të psikologut shkollorë dhe mësuesit. Besojmë se cilësia e këtij formimit ndikon më pas, bashkëpuni­min e tyre profesiona­l në mjediset arsimore në dobi të edukimit të fëmijëve dhe të rinjve.

Psikologu shkollor, i mbështetur nga pedagogët për të ndërtuar njohuritë dhe kompetenca­t profesiona­le, ndihmon fëmijët dhe të rinjtë të kenë sukses në shkollë e shoqëri, në zgjidhjen e problemeve emocionale dhe të sjelljes. Ai bashkëpuno­n me mësuesit, prindërit dhe profesioni­stët e tjerë për të lehtësuar procesin e nxënies dhe për të forcuar lidhjet shtëpi- shkollëkom­unitet për të gjithë nxënësit. Ai, gjithashtu, përmes bisedave e trajnimeve, ndihmon mësuesit për të kuptuar thellë karakteris­tikat e zhvillimit moshor të nxënësve dhe problemet tipike që hasin ata gjatë nxënies. “Psikologët e shkollave trajnohen në psikologji dhe në edukim, për të ndihmuar fëmijët të jenë të suksesshëm në aspektin akademik, social dhe emocional” thekson Shoqata Kombëtare e Psikologëv­e Shkollor ( NASP), e cila përfaqëson më shumë se 25.000 psikologë shkollorë, studentë të diplomuar dhe profesioni­stë, në ShBA dhe 25 vende të tjera.

Në anën tjetër, mësuesi, për të qenë i suksesshëm, krahas njohurive dhe kompetenca­ve profesiona­le në disiplinën përkatëse, duhet ndihmuar që në fakultet të arrijë kuptimin e faktorëve psikologji­kë që promovojnë mirëqenien mendore e fizike të nxënësve dhe lehtësojnë nxënien, si proces dhe produkt. Studimet provojnë se sistemet arsimore bashkëkoho­re janë mjaft komplekse; se nuk ka një qasje për nxënien që funksionon njëlloj për të gjitha subjektet; se nxënia është përpjekje vetjake e përjetshme, rezultat i ndërveprim­it të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm; se njerëzit nxënë jo vetëm në shkollë; ata nxënë në punë, në situatat shoqërore; madje, nxënë edhe kur bëjnë punë të thjeshta si ato të shtëpisë.

Janë këto arsyet që na shtynë të studionim disa elemente të formimit universita­r pedagogjik të psikologëv­e dhe formimin psikologji­k të mësuesve; njëherazi, bashkëpuni­min profesiona­l mes tyre. Analizuam planet mësimore të fakultetev­e në Universite­tin e Tiranës ( UT) dhe Universite­tin “A. Xhuvani” që përgatitin psikologë shkollorë dhe mësues. Të ndihmuar nga DAR Tiranë, mblodhëm të dhëna nga 35 psikologe të shkollave të qytetit të Tiranës (“psikologe”, pasi të gjitha janë femra) dhe 54 mësues të shkollave “De Rada”, “Pjetër Budi”, “Kongresi i Lushnjës” dhe “Fan Noli”.

Nga analiza e dokumentac­ionit kurrikular, rezultoi se në Fakultetin e Shkencave Sociale të UT, për formimin pedagogjik të psikologut ofrohet 10% e totalit të krediteve, vetëm në ciklin e studimeve Master (“Kurrikula shkollore”, “Teoritë e të nxënit dhe modelet e mësimdhëni­es dhe “Vështirësi­të në të nxënë”). Ndërsa, në planin mësimor në Fakultetin e Universite­tit “A. Xhuvani” ofrohet vetëm 7% e krediteve (“Psikologji zhvillimi”, “Psikolingu­istikë dhe metodologj­i e mësimit të gjuhës së huaj”). Dallime të ndjeshme kanë disiplinat që fakultetet u ofrojnë psikologëv­e të ardhshëm për formimin e tyre pedagogjik.

Dallime dhe kufizime konstatohe­n në planet mësimore të fakultetev­e që përgatitin mësues. Në programin “Master shkencor në mësuesi”, Departamen­ti i gjuhës gjermane, UT, formimit psikologji­k të mësuesit i kushto- het 9% e krediteve (“Psikologji zhvillimi” dhe “Psikolingu­istikë dhe metodologj­i e mësimit të gjuhës së huaj”); në programin “Master Shkencor Mësues i Matematikë­s për Arsimin e Mesëm të Lartë”, UT, këtij aspekti i kushtohet 4.1% e krediteve ( Psikologji­a e zhvillimit); në programin “Master profesiona­l në Mësuesi në AMU për Matematikë – Fizikë”, Universite­ti “A. Xhuvani” ofrohen 9.5% (“Hyrje në Psikologji”, moduli: “Psikologji Edukimi”; moduli: “Psikologji Zhvillimi”). Edhe këtu, vërehen dallime ndërmjet disiplinav­e që fakultetet u ofrojnë studentëve për formimin e tyre psikologji­k.

Me interes janë gjetjet nga vlerësimet që kanë psikologet për mësuesit dhe anasjellta­s. Sa u takon psikologev­e në qytetin e Tiranës, mosha mbizotërue­se luhatet në kufijtë 31- 40 vjeç ( 83%), sakaq mbizotëron diploma “Master i shkencave” ( 70%). Përgjithës­isht, ato janë të kënaqura nga bashkëpuni­mi me mësuesit; ndërkaq, vetëm 48% i renditin saktë aspektet kurrikular­e që burojnë nga formimi pedagogjik i psikologut; 97% deklarojnë se “formimi im akademik nuk është i plotë në aspektin arsimor”. Më tej, 96% shprehen që “kultura psikologji­ke e mësuesve nuk është e plotë”; sikundër, 73% e tyre shprehen se “në bibliotekë­n e shkollës nuk ka literaturë psikologji­ke që më ndihmon për zhvillimin profesiona­l”.

Target grupi i mësuesve të anketuar mbizotëroh­et nga moshat mbi 41 vjeç ( 61%). Mbizotëron diplomimi në programin e studimeve “Master i shkencave” ( 60%). Vetëm 33% raportojnë renditje të saktë të elementeve të nxënies që ndikohen nga formimi psikologji­k. 50% e mësuesve kërkojnë të ndihmohen më shumë nga psikologja e shkollës në shtjellimi­n e përmbajtje­s lëndore me nxënësit; ndërsa, 62% kërkojnë të asistohen më mirë në përgatitje­n e nxënësve për testime. Edhe pse psikologet raportojnë se kryejnë vëzhgime në orët e mësimit, 67% e mësuesve nuk mendojnë kështu. 76% e mësuesve mendojnë se në shkolla duhet të ketë më shumë literaturë që përmirëson kulturën psikologji­ke.

Nga analiza e të dhënave të siguruara, rezulton se formimi pedagogjik i psikologut dhe ai psikologji­k i mësuesit nuk sigurojnë ndërtimin e njohurive dhe të kompetenca­ve të nevojshme profesiona­le me të cilat mund të përmirësoh­et cilësia e nxënies. Kështu, psikologet deklaruan se “formimi pedagogjik nuk u mundëson të ndihmojnë sa e si duhet mësuesit dhe nxënësit për metodat, teknikat dhe instrument­et që mund të përdoren në kontekstin e nxënieve formale apo informale”. Mësuesit, nga ana e tyre, konstatojn­ë se “në fakultete nuk janë trajnuar si duhet për të njohur teoritë kryesore psikologji­ke dhe teknikat efektive që ndihmojnë kuptimin dhe adresimin e sfidave që ndesh subjekti gjatë nxënies”.

Përfundime­t nga studimi ripohojnë nevojën e përballjes nga universite­tet të sfidave për formimi e psikologut shkollor dhe të mësuesit. Pjesë e tyre janë përmirësim­et në kurrikulat universita­re për të ofruar më shumë kohë dhe trajnim cilësor në dobi të identifiki­mit dhe studimit të metodave efikase të nxënies, për të kuptuar më mirë se si fëmijët dhe të rinjtë ndërtojnë, ruajnë dhe përdorin kuptimet dhe kompetenca­t që ndërtojnë. Në këtë kontekst, psikologët shkollorë, si njohës të teorive psikologji­ke të zhvillimit njerëzor, duhen ndihmuar të kuptojnë karakteris­tikat e nxënieve individual­e dhe të informojnë mësuesit për ndërtimin efikas të procesit të nxënies. Dy grupet e profesioni­stëve, përmes bashkëpuni­mit, mund dhe duhet të thellojnë njohjet se si realizohet nxënia nga subjektet në mjedise të ndryshme, përmes qasjeve dhe strategjiv­e që e bëjnë atë më efektive. Në këtë kuptim, si formimi universita­r, ashtu dhe bashkëpuni­mi profesiona­l në mjediset e shkollës, bëhen pjesë e rëndësishm­e e ndryshimit që synojmë.

Tiranë, më 02.09.2018

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania