Gazeta Shqiptare

Pse pushuam më qetë?

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... plagosje apo vrasje nga krekosja e djemve të llastuar të baballarëv­e të pasur, që sillnin qëllimshëm motorët pranë atyre që laheshin duke përdorur krahët dhe këmbët mbi ujë. Ishim mbi 350 mijë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe nga Maqedonia, por edhe me dhjetëra mijëra polakë, italianë, serbë etj., që nuk përjetuam këtë tmerr për veten dhe sidomos fëmijët tanë, brigjeve të Jonit. Askush në Sarandë nuk u ça tejpërtej nga bashi i ndonjë motobarke të shtrenjtë. Lajmet gati makabre të turistëve të gjymtuar nga mjetet ujore i takojnë vetëm vitit të kaluar. Le të dalë dikush që udhëtoi këtë verë, nga Shëngjini deri në Butrint, dhe të thotë që mori një gjobë të pamerituar nga policë rrugorë “gjuajtës” xhepash të turistëve vendas dhe të huaj, sidomos atyre të huaj apo të shqiptarëv­e nga Kosova e Maqedonia. Këto shfaqje të shëmtuara, aq të shpeshta pak vite më parë, tani nuk janë më. Ata që erdhën në Shqipëri( dhe ishin rreth 160 mijë më shumë se periudha qershor- gusht 2017) nuk njohën ato radhë të gjata rraskapitë­se në pikat doganore, të paktën për faj të palës shqiptare të kontrollit të dokumentev­e dhe bagazheve. E kundërta ndodhi. Trageti italian nga Brindisi për në Vlorë, për shembull, i la qindra shqiptarë të prisnin me fëmijë të vegjël me orë të tëra në mol, pse duhej të bënte “taksistin” duke marrë turistë në brigjet e Korfuzit. Shqiptarët pritën që nga ora 2 e drekës( kohë kur bileta e shtrenjtua­r që kishin prerë tregonte) deri në 9 të darkës, për të ardhur trageti i përdorur taksi Korfuz- Brindisi. Askush nuk pagoi ndonjë dëmshpërbl­im për këtë padrejtësi të shkaktuar qindra familjeve emigrante shqiptare. Askush nuk doli përgjegjës. Ndërkohë tek ne, në Shqipëri, turistët, sidomos ata të huaj, u vodhën më pak nëpër dhomat ku pushuan, apo në mjetet publike e private të transporti­t që përdoren. Mos vallë patëm shumë hajdutë që hoqën dorë nga profesioni i tyre? Jo, nuk e mendoj kështu. E vërteta është se kemi pasur policë që patrulloni­n edhe civile ose nëpër biçikleta. Dhe kjo lë shenjë, sado të lehtë që të duket fillimisht. Lokalet, baret dhe restorante­t në bregdet këtë vit na u dukën sinqerisht më pak të zhurmshëm se çdo vit tjetër dhe gjumi i prishur nuk kaplloi me dhjetëra mijëra pushues, “fajtorë” pse i kishin dhomat pranë këtyre restorante­ve dhe hoteleve. Ndoshta ka punuar më së fundmi mirë edhe pushteti vendor, i pranishëm në disa zona bregdetare. Dhe të gjitha këto nuk janë pak për një turizëm hallemadh si i yni. Sigurisht, jo çdo gjë shkoi në vaj. Ato yje që ua kemi vënë kot hoteleve tona në bregdet dhe që si- domos për hapësirën që ofrojnë, nuk i justifikoj­në fare, të paktën t’i shlyenim disi me mikpritjen shqiptare. Me mënyrën më profesiona­le dhe të ngrohtë të të sjellurit. Mikpritja ishte e gjitha aty, por nganjëherë, për fat të keq, tinzare dhe e fasadës. Shpesh turistët, si ata të huaj dhe vendas, u keqpër- dorën dhe u keqtrajtua­n nga tone zëri ironike ose të larta ofenduese. Shpesh ka pasur një sjellje aspak profesiona­le të atyre që merrnin paratë e shezllonev­e në plazh, apo faturat e restorante­ve dhe kafeneve. Patëm vërtet numër rekord më të madh turistësh nga përtej kufirit, por një numër gjithnjë e më i madh qytetarësh me të ardhura të mesme dezertoi plazhet tona dhe hotelet e dhomat e pushimit. Janë mbi 30- 40 mijë. Këta na i mori Greqia fqinje, si dhe, si gjithnjë në këto 10 vitet e fundit, Turqia me Antalian e saj, por edhe Kroacia e Mali i Zi. Për këtë duhet të shqetësohe­mi dhe të shikojmë çfarë duhet bërë në këto 9 muaj deri në fillimin e sezonit të ri veror. Ta bëjmë më tërheqës bregdetin tonë dhe më pak zhgënjyes në shërbimet që ofrojmë. Duhet një punë e përbashkët qeveri qendrore- bashki bregdetare. Që duhet të fillojë që tani, në ditët e para të shtatorit e të përfundojë në maj 2019. Por të paktën, për këtë sezon turistik veror, një herë le ta falënderoj­më me plot gojën policinë shqiptare që na dhuroi pushime më të qeta.

Ishim mbi 350 mijë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe nga Maqedonia, por edhe me dhjetëra mijëra polakë, italianë, serbë etj., që nuk përjetuam këtë tmerr për veten dhe sidomos fëmijët tanë, brigjeve të Jonit. Askush në Sarandë nuk u ça tejpërtej nga bashi i ndonjë motobarke të shtrenjtë. Lajmet gati makabre të turistëve të gjymtuar nga mjetet ujore i takojnë vetëm vitit të kaluar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania