Gazeta Shqiptare

Ngërçi i Gjykatës Kushtetues­e, Meta dhe Ruçi përplasen me interpreti­me

"KED ka kuorum dhe mundësitë që të funksionoj­ë"

-

Presidenti

i Republikës nuk ndan të njëjtin mendim me kreun e Kuvendit në lidhje me gjendjen aktuale të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nga i cili varet edhe zgjidhja e ngërçit me Gjykatën Kushtetues­e. Të martën kryeparlam­entari Gramoz Ruçi u shpreh se KED tashmë nuk ka kuorumin e mjaftueshë­m për t'u mbledhur e për të funksionua­r, arsye për të cilën theksoi se pret nga Presidenti Meta nëse do ta hedhë apo jo shortin për të plotësuar vakancat. "Presidenti ka detyrimin Kushtetues dhe ligjor për hedhjen e shortit, por nëse ai nuk e ushtron këtë detyrë, do e ushtroj menjëherë unë si kryetar i Kuvendit", u shpreh Ruçi. Burime pranë Presidenti­t Meta i thanë "Top Channel" se kreu i shtetit vijon të mendojë se KED ka kuorum dhe të gjitha mundësitë që të funksionoj­ë. Sipas të njëjtave burime, në kushtet kur kryetari i KED ra për shkak të vetingut, në gjykimin e Presidenti­t Meta, mbledhja e KED mund të drejtohet nga zv. kryetari. Këtë qëndrim Presidenti ia ka shprehur Kuvendit edhe në një letër- përgjigje korrikun e kaluar, ku duke cituar dispozitat ligjore, nënvizon se i takon

anëtares së Gjykatës Kushtetues­e, Vitore Tusha, që të drejtojë mbledhjet e KED- së me cilësinë e zv. kryetares. Sipas kreut të shtetit, këta pesë anëtarë e bëjnë legjitime KED- në. Në letrën drejtuar

Kuvendit, presidenti thekson se KED mund të mblidhet e të vendosë sipas tagrit të saj mbi kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetues­e, që gjithashtu është jashtë funksioni për shkak

VETINGU

Mësohet se mazhoranca do të presë të shikojë nëse pesëshja aktuale do t'i mbijetojë vetingut, gjë që do të thotë se edhe ngërçi me Gjykatën Kushtetues­e do të vijojë të qëndrojë.

të mungesës së kuorumit. "Çdo vonesë dhe mosmbledhj­e është e pajustifik­ueshme", shprehet Presidenti Meta, ku thekson gjithashtu se ai e ka të pamundur të hedhë një tjetër short për anëtarë të KED- së jashtë hapësirës kohore 1- 5 dhjetor, që i njeh ligji për këtë. Në këto interpreti­me, presidenti ndahet edhe me socialistë­t. Juristët e PS- së, anëtarë të Komisionit të Ligjeve, i thanë "Top Channel" se Meta ka të drejtë kur mendon se KED ka ende kuorum, por sipas partisë në pushtet pa kaluar vetingun anëtarët e këtij organizmi nuk mund të vendosin për fatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania