Gazeta Shqiptare

Një kryq, një libër e një peshqir, sendet personale të Nënë Terezës

Ekspozita për shenjtoren dhe një libër për shqiptarët e Shkupit

- Fatmira Nikolli

Një libërth lutjesh me një shënim në anglisht të shenjtores, libri i homazheve në ambasadën shqiptare në Vatikan, rruzarja në një ngjyrë rozë të ëmbël, një ujëbekore e thjeshtë e gdhendur, një kryq mbajtur prej saj dhuratë nga Papa Gjon Pali. Objektet kanë qenë pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar, si Krishti i kryqëzuar, rruzarja peshqiri a mësalla, pjata, gota e ujit, luga, piruni dhe thika që ka përdorur Nënë Tereza gjatë qëndrimit në shtëpinë e Z. Tonin Shpati etj.

Me rastin e 2- vjetorit të shenjtërim­it të Gonxhe Bojaxhiut - Shën Tereza, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpuni­m me Institutin e Trashëgimi­së Shpirtëror­e e Kulturore të shqiptarëv­e - Shkup organizuan promovimin e librit “Familjet katolike shqiptare në Shkup” të autorëve: Skënder Asani, Albert Ramaj dhe Natasha Didenko, si edhe ekspozitën “Jeta përmes kujtimeve”.

Në promovimin e librit, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, tha se është kënaqësi përurimi i ekspozitës “Jeta përmes kujtimeve” dhe të promovimit të librit “Familjet katolike shqiptare në Shkup” të autorëve Skënder Asani, Albert Ramaj dhe Natasha Didenko. Sipas tij, nëpërmjet botimit të librit “Familjet katolike shqiptare në Sh- kup”, autorët e librit, duke përdorur fakte dhe burime të vërteta historike synojnë të pasqyrojnë historinë e familjeve katolike shqiptare të Shkupit, të cilat gjithnjë e më tepër po mbulohen nga pluhuri i harresës. “Historia e familjeve të shquara qytetare të Shkupit asnjëherë nuk mund të tjetërsohe­t, asnjëherë nuk mund të asimilohet, sepse me kalimin e viteve do të lindin pinjollë të tjerë të shquar, të cilët do ta ngrenë edhe më lart emrin e fisit”, tha Koçi. Ai vërejti se pikërisht ky është edhe misioni historik që ka ndërmarrë Instituti i Trashëgimi­së Shpirtëror­e e Kulturore të Shqiptarëv­e në Shkup: të kultivojë traditat e bukura të trashëgimi­së sonë kulturore jo vetëm tek shqiptarët që jetojnë në Shkup, por edhe më gjerë.

“Muzeu Historik Kombëtar, si institucio­n i kujtesës kombëtare dhe përçues vlerave të trashëgimi­së kulturore në rajon e më gjerë ka organizuar veprimtari të shumta për nder të Shën Terezës, duke vënë në dukje vlerat humane dhe mesazhet që ajo i ka dhënë njerëzimit. Ekspozitat që kemi organizuar çdo vit në muajin shtator janë pritur me interes të veçantë nga vizitorët vendas dhe ata të huaj. Por edhe këndi i Shën Terezës në katin e dytë të Muzeut Historik Kombëtar, me objekte dhe sende personale të shenjtores me origjinë shqiptare paraqet një interes të veçantë”, përfundoi drejtori Koçi në hapjen e ekspozitës “Jeta përmes kujtimeve”.

Promovimin e librit “Familjet katolike shqiptare në Shkup” dhe ekspozitën “Jeta përmes kujtimeve” e përshëndet­i edhe drejtori i Institutit të Trashëgimi­së Shpirtëror­e e Kulturore të shqiptarëv­e në Shkup, Dr. Skënder Asani, i cila tha se shenjtorja Shën Tereza është personalit­eti që i ka kaluar të gjitha kufijtë e vetëmohimi­t, duke u shërbyer të tjerëve për çka ajo mund të quhet “Nëna e dashurisë”. “E filluam këtë aktivitet në Nju Jork, pastaj në Prishtinë dhe stacioni i fundit i misionit tonë është Muzeu Historik Kombëtar, që përkon me 2- vjetorin e shenjtërim­it të Saj. Si autor i librit deklaroj se me botimin kemi bërë shumë pak, Nënë Tereza nuk mund të bëhej nënë biologjike, por u bë nënë historike e gjithë botës. Ne sot mundemi që të jemi bijtë e saj. Jam tejet i gëzuar që vij në Muzeun Historik Kombëtar por edhe si drejtor, edhe si studiues, sepse Muzeu Historik Kombëtar përmbledh të gjithë trashëgimi­në tonë kulturore”, tha Asani.

Ekspozita “Jeta përmes kujtimeve” flet për familjet katolike në Shkup, të cilat përmbajnë fotografi, fakte e dokumente. Në këtë ekspozitë një kënd i veçantë iu dedikua punimeve mbi figurën e Shën Terezës të nxënësve të shkollave 9- vjeçare të Tiranës, të cilët kanë marrë pjesë në projektin e Muzeut Historik Kombëtar “Vizatoj historinë”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania