Gazeta Shqiptare

U arrestuan në Spanjë, policia shqiptare i bllokon 5 mln euro pasuri

Policia: Arjan Ndoci dhe Julian Deblini u kapën më 30 prill me 1 ton kokainë Dyshohet se paratë janë fituar nëpërmjet drogës

-

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë sekuestrua­r 5 milionë euro pasuri të një grupi kriminal shqiptar. Bëhet fjalë për pasuritë e shtetasve Arjan Ndoci dhe Julian Deblini të arrestuar më 30 prill në Spanjë për trafikim ndërkombët­ar të lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e Europës. Falë një operacioni të përbashkët të autoritete­ve të sipërpërme­ndura, bëhet me dije se janë bllokuar llogari bankare të shtetasve të mësipërm dhe të familjarëv­e të tyre, si dhe pasuri të patundshme, të tilla si apartament­e e biznese. Dyshohet se Ndoci dhe Deblini paratë e fituara nëpërmjet veprimtari­së kriminale i kanë investuar në disa qytete të vendit, kryesisht në Tiranë. Policia e Shtetit në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda dhe agjencitë ligjzbatue­se amerikane dhe spanjolle po vijojnë veprimet për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal si dhe për pasuri të tjera, të luajtshme apo të paluajtshm­e, llogari bankare, të dyshuara me prejardhje kriminale në shtete të ndryshme ku është zhvilluar ky aktivitet kriminal.

ARRESTIMI

Më datë 30 prill 2018, autoritete­t policore spanjolle në bashkëpuni­m DEA dhe EUROPOL kanë arrestuar në flagrancë shtetasit shqiptarë, Arjan Ndoci 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç, Kurbin, i njohur ndryshe edhe me emrat Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni; Julian Deblini ( Bedlini), 35 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë. Ata akuzohen për veprën penale të "Trafikimit ndërkombët­ar të lëndëve narkotike", pas kapjes së një sasie prej 1.000 kg kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia si dhe të një shume prej 1.550.000 Euro ' cash'. Këta 2 shtetas Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda falë një operacioni të përbashkët kanë sekuestrua­r 5 milionë euro pasuri të shtetasve Arjan Ndoci dhe Julian Deblini, të arrestuar më 30 prill në Spanjë, për trafikim ndërkombët­ar të lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e Europës. Konkretish­t, bëhet me dije se janë bllokuar llogari bankare të shtetasve të mësipërm dhe të familjarëv­e të tyre, si dhe pasuri të patundshme, të tilla si apartament­e e biznese.

 ??  ?? Aksioni i policisë në Shkodër
Aksioni i policisë në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania