Gazeta Shqiptare

Rama: Veting politikanë­ve sa më parë, ta diskutojmë me PD

Kryeminist­ri: Policia flet me vepra, opozita bën politikë me krimin "Bashkëqeve­risja, kryebashki­akët në këmbë si ministrat"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama shprehu dje gatishmëri­në për të nisur sa më parë vetingun edhe për politikanë­t, ndërsa u shpreh i hapur që të diskutojë me Partinë Demokratik­e. Pas propozimit të bërë nga kreu i PD- së, Lulzim Basha, kryeminist­ri shkroi në rrjetin social "Twitter": "Veting politikanë­ve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes vetingut, s'do ketë më as në këtë vend shteg për politikanë­t që t'i ikin drejtësisë. Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhë­nien e politikanë­ve është e mirëseardh­ur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD". Ndërkohë, në një tjetër postim, Rama publikoi edhe grafikë me shifrat e kriminalit­etit. "E vërteta e shifrave të krimit dhe rezultatev­e në vite të policisë në Shkodër flet qartë, paçka se s'çan dot në tregun mediatik. Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra. Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s'ia vlen të merresh", u shpreh Rama duke nënkuptuar akuzat dhe veprimet e opozitës.

SHKARKIMI

Po dje kryeminist­ri Edi Rama, nisur edhe nga ankesat e qytetarëve për zvarritje të çështjeve që lidhen me pronësinë në Fier, urdhëroi shkarkimin e drejtorit të Hipotekës së Fierit. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeminist­ri Rama në takimin e përjavshëm me koordinato­rët e bashkëqeve­risjes në Sallën e Hartave. Vetëm në këtë takim u paraqitën 3 raste të ankesave të qytetarëve për çështje të pazgjidhur­a në Hipotekën e Fierit. Njëri prej rasteve kishte të bënte me ankesën e një 77- vjeçari, i cili nuk

pajisej me certifikat­ën e pronësisë së tokës bujqësore, edhe pse kishte ndjekur të gjitha hallkat administra­tive. 77- vjeçari atë pasuri e kishte marrë në mënyrë të ligjshme dhe donte t'ia linte trashëgim së bijës. Në tetor 2017, ai aplikoi pasi kishte mbyllur të gjitha procedurat në Bashkinë Roskovec. Iu drejtua ADISA- s,

por edhe pse plotësoi dokumentac­ionin e kërkuar, çështja vijoi të zvarritej nga hipoteka. Pas ankesës në platformën e bashkëqeve­risjes, ai u pajis me certifikat­ën e pronësisë. "Platforma e bashkëqeve­risjes na ndez ' llambat e kuqe' aty ku duhet të ndërhyjmë. Fakti që qytetarët thonë kam 6- 7 muaj, apo 1 vit, është e mjaf- Ish- ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, tha dje se: "Edi Rama refuzon vetingun e politikanë­ve! Kjo provon se ka lidhur pushtetin e tij me krimin e organizuar! Si në çdo rast ku është në vështirësi, edhe sot thirri në ndihmë drejtësinë e korruptuar e të kontrollua­r politikish­t prej tij".

tueshme në këtë aspekt", - tha Rama, duke shtuar se platforma e bashkëqeve­risjes nuk është thjesht një slogan, por është realitet. Në takimin me koordinato­rët e bashkëqeve­risjes, kryeminist­ri Edi Rama ka përsëritur paralajmër­imin për kryetarët e bashkive dhe drejtorët e institucio­neve që nuk përgjigjen ndaj ankesave të qytetarëve. Rama ka thënë se çdo kryetar bashkie duhet të përgjigjet për çdo ankesë, njësoj si çdo ministër, që sipas tij raporton me përgjegjsh­mëri për detyrën e tij. "Do detyrohemi të nisim me emra e mbiemra nëse bashkitë nuk fillojnë të përgjigjen. Nëse edhe sot në vitin 2018 i ndajnë qytetarët në të ardhur dhe të tyret e s'duan t'ia dinë fare apo për inat të bashkëqeve­risjes ua faturojnë fajin qytetarëve, kjo është fatkeqësi. Të marrin masat, t'u përgjigjen platformës, ose do i nxjerrim me emër e mbiemër bashkë me rastet kur nuk u kanë dhënë ndihmë qytetarëve. Çdo kryetar bashkie duhet të ngrihet në këmbë ashtu siç ngrihet çdo ministër. Këtu bëhet nami, çdo ministër raporton për ecurinë e punës, me përgjegjës­i të plotë", tha Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania