Gazeta Shqiptare

"Veting për politikanë­t". PD shpall nismën për ndryshime kushtetues­e

PD mbledh firmat, Basha prezanton nismën: S'do ketë kompromis me krimin Ligji prek deputetët dhe pushtetarë­t

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e zyrtarizoi dje nismën kushtetues­e për vetingun në politikë si rruga drejt shkëputjes së pushtetit me krimin e organizuar. Nga Elbasani ku opozita e bashkuar u mblodh sërish dje, Lulzim Basha prezantoi katër objektivat e "platformës për çlirimin e qeverisë nga krimi". Basha tha se kërkesa e PD- së për veting në politikë po firmoset nga deputetët e PD- së. Sipas tij, vetingu në politikë është jetik për shkak të lidhjeve kriminale të qeverisë. Përmes kësaj nisme, Partia Demokratik­e synon që politikanë­t e inkriminua­r të largohen nga politika. "Vendimi ynë është t'i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanë­t e lidhur me krimin, në radhë të parë jashtë institucio­neve dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur", tha Basha në fillim të mbledhjes së opozitës. PD beson se duhet zbatimi i vetingut dhe masa e kontrollit të figurës edhe për politikanë­t dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë, pasi dekriminal­izon plotësisht qeverisjes dhe politikën, lufton me tolerancë zero korrupsion­in dhe krimin, ndalon aleancat mes politikanë­ve dhe grupeve kriminale, pastron nga radhët e politikanë­ve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. Garanton qeverisje pa ndikimin e krimit të organizuar. "Rama është me krimin, ne jemi me njerëzit", theksoi kryedemokr­ati, i cili vuri në dukje vendosmëri­në e opozitës për t'u kthyer qytetarëve mundësinë të vendosin vetë për fatin e tyre, për zgjedhjet e lira e të ndershme. Ligji i propozuar nga PD për realizimin e vetingut edhe ndaj deputetëve, kryeminist­rit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të institucio­neve kushtetues­e është një mundësi reale për fillimin e çlirimit të qeverisjes nga krimi. Ai zgjidh fenomenin e hasur pas miratimit të ligjit të dekriminal­izimit, atë të zëvendësim­it në institucio­net shtetërore të vetë eksponentë­ve të botës së krimit, me individë të lidhur drejtpërdr­ejtë, në shërbim apo të caktuar prej tyre. "Opozita kërkon miratimin e këtij ligji pa asnjë vonesë, me qëllim

zbatimin e menjëhersh­ëm, duke i hapur rrugë kështu procesit të vetingut për të gjithë politikanë­t në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë", thuhet në njoftimin e PD- së.

TAKIMI

Opozita e bojkotoi edhe seancën e djeshme plenare duke organizuar një mbledhje në qytetin e Elbasanit, nga ku kryetari i PD, Lulzim Basha, e quajti si sim-

bolin e bashkëqeve­risjes me krimin. Situata e kriminalit­etit në disa qytete të vendit është edhe arsyeja e bojkotit nga ana e partive opozitare të Kuvendit. Ai shprehu shqetësimi­n se situata është shumë e rëndë, ndërsa opozita do të marrë vendime të rëndësishm­e. "Shqipëria po destabiliz­ohet nga krimi, sepse krimi po sundon Shqipërinë. Kryeminist­ri ua ka dorëzuar kontrollin e vendit "Shqipëria po destabiliz­ohet nga krimi, sepse krimi po sundon Shqipërinë. Kryeminist­ri ua ka dorëzuar kontrollin e vendit kriminelëv­e e bashkëpunë­torëve të krimit nga Fatmir Xhafaj, te Taulant Balla. Elbasani është edhe gjeneza e bashkëqeve­risjes me krimin", theksoi z. Basha.

LIGJI

Ligji i propozuar nga Partia Demokratik­e për realizimin e vetingut edhe ndaj deputetëve, kryeminist­rit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të institucio­neve kushtetues­e është një mundësi reale për fillimin e çlirimit të qeverisjes nga krimi.

kriminelëv­e dhe bashkëpunë­torëve të krimit nga Fatmir Xhafaj, te Taulant Balla. Elbasani është edhe gjeneza e bashkëqeve­risjes me krimin. Xibrika, fabrika e kokainës, është çengeli kriminal që mban të varur Edi Ramës, përmes pjesëmarrj­es së vëllait të kryeminist­rit Olsi Rama. Faktet e përfshirje­s së tij janë fshehur në një mënyrë kriminale nga Saimir Tahiri dhe vazhdojnë të mbetet të fshehura nga Xhafaj. Kjo është arsyeja pse sabotohet komisioni hetimor. Sepse faktet tronditëse që do të dalin nga hetimi parlamenta­r, që bashkëvepr­imi i Edi Ramës me krimin në Elbasan ngriti çengelin e krimit nga ku varet tani e 5 vite më parë Edi Rama", u shpreh z. Basha. z. Basha komentoi edhe rezultatet e operacioni­t të Policisë në Shkodër. "E gjitha është shfaqje propagandi­stike. Kështu ishte në Elbasan para një viti. Asnjë prej Çapjave që goditën policinë nuk është ndjekur penalisht dhe të njëjtin fat do të ketë edhe operacioni propagandi­stik në Shkodër. Pasi propagandu­an me makinat e blinduara të familjeve kriminale të Shkodrës, do presin skandalin e radhës dhe do lënë të qetë krimin", u shpreh kreu i opozitës.

 ??  ??
 ??  ?? Tryeza e djeshme e opozitës, dje në Elbasan
Tryeza e djeshme e opozitës, dje në Elbasan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania