Gazeta Shqiptare

Mungon opozita, PS zgjat me 3 muaj komisionin hetimor "Tahiri"

Paloka iu drejtua Kuvendit me kërkesë. Braho, Braçe e Fino votuan kundër Shtyhen për mungesë votash Kodi Rrugor dhe statusi i gjyqtarëve

- Darina Tanushi

Mazhoranca pranoi dje në mungesë të deputetëve të opozitës kërkesën e bërë një ditë më parë nga deputeti demokrat, Edi Paloka për shtyrjen e afatit të komisionit hetimor për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. "Sot ( dje) në mëngjes na ka ardhur një kërkesë nga kreu i komisionit hetimor parlamenta­r, zoti Paloka, që është bërë publik. Më lejoni që të njoh Kuvendin lidhur me ecurinë dhe për të arritur në vendimmarr­jen e këtij komisioni", tha Ruçi. Më pas Kuvendi hodhi në votim kërkesën e PD- së për ta shtyrë edhe me 3 muaj të tjerë veprimtari­në e komisionit. Me 72 vota pro, 3 kundër dhe dy abstenim është miratuar zgjatja e hetimeve për komisionit hetimor parlamenta­r për Saimir Tahirin. Mësohet se votat kundër ishin nga Spartak Braho, Erjon Braçe dhe Bashkim Fino. Po kështu abstenuan 2 deputetë, Alket Hyseni dhe Elena Xhina. Komisioni hetimor për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri është ngritur në muajin mars 2018, pak javë para heqjes së mandatit. Ky komision ka kërkuar disa herë shtyrjen e afatit të hetimeve, ndërkohë që në kërkesën që Paloka i drejtoi Kuvendit të mërkurën, kërkohej që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu të japin dorëheqjen, pasi sipas PD- së, pengojnë hetimet. "Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk i kanë vënë në dispozicio­n për 5 muaj asnjë dokument komisionit hetimor. Ministri i Brendshëm dhe kreu i policisë akuzohen nga PD për pengim të qëllimshëm të komisionit hetimor "Tahiri". Pengimi i komisionit ka qëllim fshehjen e gjurmëve të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar", - thuhej në kërkesën e PD- së. Në rendin e ditës së seancës plenare ishin parashikua­r për votim edhe projektlig­jet e mbartura nga seancat plenare të sesionit të shkuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania