Gazeta Shqiptare

Rama: Këtë vit nis shkolla e drejtorëve, kemi hequr 300

Kryeminist­ri në Elbasan, pritet me protesta nga PD

-

Kryeminist­ri

Edi Rama u prit dje në Elbasan me protesta nga opozita, ndërsa priste të takohej me mësuesit ndihmës të fëmijëve me nevoja të veçanta, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2018- 2019. Disa qytetarë dhe deputetë të PD- së të mbledhur para ambientit ku po zhvillohej takimi, e kanë pritur me parulla dhe thirrje kreun e qeverisë, duke thënë se ai po mashtron prindërit dhe fëmijët me librat falas. Protesta u zhvillua para gjimnazit "Dhaskan Todri", pak larg vendit ku Rama do zhvillonte takimin me mësuesit. I pranishëm në vendin e protestës ishte edhe Drejtori i Policisë së Elbasanit, Altin Qato, i cili është akuzuar nga protestues­it. Sipas tyre, ai ka shkelur rregullat pasi nuk lejohen policë me armë në rresht të parë. Kryeminist­ri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, foli në këtë takim me mësuesit në Elbasan për reformën në arsim dhe për 700 mësuesit ndihmës që do të jenë për fëmijët me nevoja të veçanta. Mirëpo në fjalën e tij para mësuesve, kryeminist­ri nuk ka "harruar" të thumbojë protestues­it që ishin mbledhur për vizitën e tij. Ai tha se këtë vit do të nisë edhe shkolla e drejtorëve. "Drejtorët e shkollave do kenë një shkollë të tyre. Nuk mundet dot të vazhdojmë të synojmë më shumë nëse kemi këtë nivel drejtimi të shkollave. Kemi hequr 300 drejtorë shkollash, jo për politikë dhe nuk i kemi zëvendësua­r me politikë. I kemi zëvendësua­r duke u kërkuar të bëhen drejtorë 300 mësuesit më të mirë në bazë të pikëve që kanë marrë, por nuk mjafton", u shpreh Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania