Gazeta Shqiptare

Ruçi: Opozita nuk ka arsye të kërkojë kthimin pas të reformës në drejtësi

Kreu i Kuvendit takon raporterët e Asamblesë së Këshillit të Evropës

-

Kryetari

i Kuvendit, Gramoz Ruçi u takua dje me raporterët e Komitetit Monitorues të AP të Këshillit të Evropës, Andrej Hunko, përfaqësue­s i Bundestagu­t gjerman dhe Joseph O'Reilly, senator i Dhomës së Lartë të Irlandës, të cilët ndodhen në Shqipëri për një vizitë faktmbledh­ëse për monitorimi­n e detyrimeve dhe angazhimev­e të Shqipërisë. Gjatë takimit u diskutua mbi zbatimin nga Shqipëria të standardev­e të Këshillit të Europës, për zhvillimet e fundit politike, prioritete­t e qeverisjes, ecurinë e zbatimit të reformave, luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar dhe çështje të tjera me interes të përbashkët. "Reforma zgjedhore është prioritet i të gjitha forcave politike. Për këtë, Shqipëria do të vazhdojë bashkëpuni­min e ngushtë dhe të suksesshëm me OSBE/ ODIHR, duke syn- uar zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sipas standardev­e më të mira ndërkombët­are. Komisioni i reformës pritet të përfundojë punën e tij deri në fund të këtij viti", - u shpreh Ruçi. Duke folur për reformën në drejtësi, Ruçi theksoi se ajo është shtylla tjetër e rëndësishm­e. "Opozita nuk ka arsye të kërkojë kthimin prapa të kësaj reforme, duke sulmuar organet e vetingut, sepse reforma mbështetet mbi urinë dhe dëshirën e madhe të shqiptarëv­e për drejtësi. Reforma është krejtësish­t jashtë ndikimit të qeverisë dhe të shumicës parlamenta­re dhe nën monitorimi­n e rreptë dhe të plotë të ONM. Kjo është theksuar edhe në Kushtetutë dhe është dispozita e vetme kush- tetuese në botë, që pranon një trupë të huaj mbikëqyrës­e të sistemit", - tha ai. "Praktikish­t për vetingun - nënvizoi Ruçi - unë nuk di asgjë, ndërsa ONM di gjithçka". "Ethet e pushtetit nuk duhet të na bëjnë të ' sabotojmë' ndërtimin e shtetit", - tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania