Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: I frytshëm bashkëpuni­mi me Berishën, Rama ngre kurthe

Mesazhi për 14- vjetorin e LSI: Jemi parti e mundësive dhe e integrimit evropian "PS parti arrogante, e mbushi vendin me drogë"

-

"Nëse ne bashkëpunu­am frytshëm me ishkryemin­istrin Berisha, nuk mund të them se arritëm rezultate të ngjashme pozitive, me Rilindjen e Edi Ramës, që ishte një farsë, një fasadë dhe një maskë, për nënshtruar PS- në dhe pastaj të gjithë shqiptarët", tha Kryemadhi.

Kryetarja e Lëvizjes So cialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ndau dje urimin e saj me të gjithë anëtarët dhe simpatizan­tët e LSI- së, në përvjetori­n e 14- të të kësaj partie. Në mesazhin e saj, Kryemadhi thekson se LSI lindi si një parti e shpresës dhe e integrimit evropian. Por në 14vjetorin e LSI, kryetarja e saj shkruan në "Facebook" për historikun e rrugëtimit të kësaj force, raportet me partitë e tjera, pushtetin dhe aktualitet­in. "Ne u rrënjosëm menjëherë në popull dhe te njerëzit, pranë të përditshme­s së tyre, pranë punës dhe shkollës. U lindëm si një forcë progresist­e, për më shumë barazi ndërmjet shtresave të popullit, për më shumë shanse të barabarta në çdo qelizë të shoqërisë sonë, që rrezikohej dhe rrezikohet edhe sot të përçahet, në oligarkë dhe shërbëtorë­t e tyre harbutë dhe në mjeranë, që kanë humbur shpresat në vendin e tyre", shprehet zj. Kryemadhi. Ajo vlerëson bashkëpuni­min me Sali Berishën, teksa shprehet se Rama ngriti vetëm kurthe. "Në vitin 2009 ne bashkëpunu­am në qeverisje me PD- në, pavarësish­t ndryshimev­e ideologjik­e, për të nxjer- rë Shqipërinë nga kaosi i zgjedhjeve të njëpasnjës­hme politike, në një klimë të tensionuar dhe tejet të ashpër. Sepse vendi kishte si përparësi liberalizi­min e vizave dhe ishte tashmë prej pak muajsh, anëtar i NATO- s. Ne shqiptarët duhet të dilnim nga getoja e radhëve të gjata e jo rrallëherë korruptive në dyert e ambasadave për të mar- rë një vizë. Një bashkëpuni­m dhe një bashkëqeve­risje, që do ta vlerësoja në vija të përgjithsh­me si të frytshëm, në reforma, në luftën kundër krimit të organizuar, në liberalizi­min e vizave dhe në konsolidim­in e detyrave të shtruara pas anëtarësim­it në NATO", shprehet Kryemadhi. "Por - shtoi ajo - nëse ne bashkëpunu­am frytshëm me ish- kryeminist­rin Berisha, nuk mund të them se arritëm rezultate të ngjashme pozitive me Rilindjen e Edi Ramës, që ishte një farsë, një fasadë dhe një maskë për nënshtruar Partinë Socialiste dhe pastaj të gjithë shqiptarët". Kryemadhi vuri në dukje se: "Me PS- në ishim më afër ideologjik­isht, por përse ta fshehim, kishim edhe nostalgjin­ë e kohës si ish- socialistë e themelues të dikurshëm, që në orët e para të lindjes së kësaj partie. Por PS- ja nën drejtimin e Ramës dhe të rilindasve, u bë edhe më arrogante dhe në vend që të qeveriste, e mbushi vendin me drogë dhe vazhdimish­t ideoi e organizoi vetëm kurthe, intriga dhe fushata të maskuara mediatike kundër LSI- së. Të gjithë ne, sot jemi të qartë që kemi përballë jo vetëm një qeverisje të dështuar, por edhe një regjim të mirëfilltë, që mbahet në këmbë nga bandat e drogës, nga bandat që vrasin dhe terrorizoj­në qytetet shqiptare, në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Durrës, Fier dhe padyshim edhe në Tiranë, nga bandat e tenderaxhi­njve, nga bandat e mediave të shitura. Por, ne kemi lindur dhe do të vijojmë të jemi një parti njerëzish guximtarë e trima, djem e vajza që kanë pasion dhe mision sfidën dhe që nuk u trembën nga bandat e mercenarëv­e. Sepse kështu ka qenë dhe do të jetë: "Nuk ka më frikacakë më të mëdhenj se sa mercenarët kur ndeshen me idealistët dhe nuk ka më trima në botë se sa misionarët që kanë qëllim çlirimi", theksoi kryetarja e LSI.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania