Gazeta Shqiptare

Bursa në Itali për studentët e Universite­tit të Tiranës

Ja kush mund të aplikojë. Dokumentac­ioni që duhet të dorëzoni brenda 26 tetorit Njihuni me 20 degët ku mund të kandidoni

-

Studentët e Univer sitetit të Tiranës, tash më kanë mundësinë që të aplikojnë për bursa brenda datës 26 tetor të këtij viti në Bolonja të Italisë. Në faqen zyrtare të UT- së bëhet me dije se këto bursa studimi janë të vlefshme për semestrin e dytë të vitit akademik 2018- 2019 e do të zgjasin 6 muaj, si për nivelin Bachelor ashtu edhe për Masterin. Të gjithë studentët e interesuar mund të aplikojnë për degë studimi si: Histori dhe Arkeologji; Filozofi dhe Etikë; Gjuhë e Huaj; Ekonomiks; Shkenca Politike; Psikologji; Sociologji; Gazetari; Kontabilit­et; Financë- Bankë; Marketing; Administri­m Biznes; Punë Sociale; Drejtësi; Biologji; Biokimi; Kimi; Fizikë; Matematikë; si dhe Statistikë. Këto bursa studimi mbulojnë kompensimi­n prej 850 euro në muaj për studentët si dhe kostot e udhëtimit, kjo në varësi të distancës midis universite­tit pritës dhe atij të origjinës. "Studentët që përfitojnë nga mobiliteti nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universite­tin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ ose tarifat e regjistrim­it në universite­tin e tyre të origjinës",- theksohet në njoftimin e Universite­tit të Tiranës.

APLIKIMI NË BACHELOR

Studentët e nivelit Bachelor që janë të interesuar të fitojnë bursën 6 mujore në Universite­tin e Bolonjës, duhet të paraqesin dokumentac­ionin përkatës gjatë aplikimit. Respektivi­sht, ata duhet të dorëzojnë një CV në gjuhën angleze apo italiane; një kopje e Pasaportës; vërtetim studenti si dhe një listë notash. Gjithashtu, kandidatët duhet të dorëzojnë edhe një letër motivimi në gjuhën angleze apo italiane në varësi të programit të studimit; certifikat­ën e gjuhës së huaj ( Anglisht B1/ Italisht B2 në varësi të programit të studimit); si dhe të ashtuquajt­urën "Learning Agreement". "Learning Agreement është një kontratë mi-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania