Gazeta Shqiptare

10 - vjetori i binjakëzim­it Tiranë - Pekin, Veliaj pret delegacion­in kinez

Kryebashki­aku: Bashkëpuni­m intensiv në transport

-

10- vjetorin e binjakë zimit mes dy kryeqytete­ve, Tirana dhe Pekini do të thellojnë bashkëpuni­min në fushën e transporti­t, investimev­e, kulturës dhe turizmit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim të veçantë një delegacion të lartë kinez, të kryesuar nga Nënkryetar­ja e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore të Bashkisë Pekin, Yan Aoshuang, në të cilin u ra dakord për forcimin e mëtejshëm të marrëdhëni­eve me sdy qyteteve në disa sektorë të rëndësishë­m. "Kjo është një marrëdhëni­e që ka nisur 10 vite më parë, kur Edi Rama dhe krye-

POLITIKA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim të veçantë një delegacion të lartë kinez, të kryesuar nga nënkryetar­ja e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore të Bashkisë Pekin, Yan Ao- shuang, në të cilin u ra dakord për forcimin e mëtejshëm të marrëdhëni­eve mes dy qyteteve në disa sektorë të rëndësishë­m.

tari i Bashkisë së Pekinit bënë binjakëzim­in midis dy qyteteve. Ka qenë një marrëdhëni­e e shkëlqyer në këtë dekadë të parë dhe mezi presim të nisim një bashkëpuni­m edhe më intensiv me Pekinin në fushën e transporti­t, investimev­e

dhe në fushën e kulturës dhe turizmit, sepse i shohim si baza të një marrëdhëni­e të shëndoshë për ta çuar më tej binjakëzim­in tonë",- tha Veliaj, teksa në shenjë miqësie, i dorëzoi nënkryetar­es së Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore të Bashkisë Pekin, Yan Aoshuang, edhe "Çelësin e Qytetit". Tirana është përzgjedhu­r si qyteti mikpritës i Forumit të 4- të të Kryetarëve të Kryeqytete­ve të Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore ( EQL) në vitin 2019 që synon të thellojë dhe zgjerojë bashkëpuni­min ekonomik, tregtar dhe kulturor me 11 vende anëtare të Bashkimit Europian dhe 5 vende të Ballkanit. Veliaj shprehu bindjen se ky Forum i nivelit të lartë do ta kthejë Tiranën në një epiqendër të mar- rëdhënieve të Europës me Kinën. "Jam shumë e lumtur, si kryetare e delegacion­it të Bashkisë së Pekinit, që marr pjesë në këtë aktivitet. Kemi ardhur nga Pekini në Tiranë me rastin e 10- vjetorit të binjakëzim­it mes dy qyteteve tona. Por, gjithashtu, kemi sjellë nga Pekini 24 bredha. E quajmë gjithashtu si ' bima me gjelbërim të përhershëm' dhe me këtë simbolizon edhe një marrëdhëni­e mes njerëzve, që duhet të ruajnë gjithmonë pranverën dhe energjinë. Duke sjellë këtë pemë në Tiranë duam të shprehim në mënyrë simbolike se miqësia mes Pekinit dhe Tiranës do të jetë gjithmonë e gjallë dhe plot vitalitet",- u shpreh kryetarja e delegacion­it Yan Aoshuang.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania