Gazeta Shqiptare

Debati për çmimet e librave për klasat V- XII, prindërit: Nuk kanë rritje

Tekste falas për 190 mijë nxënës të klasave I- IV. Plotësimet duhen vetëm me laps Librarja: Nuk ka mungesa tekstesh deri më tani

-

Prej një shtatorit ka ni sur procesi i shpërn darjes së teksteve shkollore për nxënësit e sistemit parauniver­sitar në mbarë vendin. Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, librat nga klasa e parë deri në të katërt do të jepen falas në shkollat përkatëse, dhe do të kthehen sërish në fund të vitit mësimor. Por gjatë kohës që librat do të jenë në përdorim nga nxënësit, këta të fundit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm dhe mos të bëjnë plotësime me stilolapsa apo ngjyra, por vetëm me laps. Aktualisht, për vitin mësimor 2018- 2019, do të përfitojnë rreth 190 mijë nxënës libra falas. Vetë prindërit e shohin si një mundësi shumë të mirë dhënien e teksteve falas nga klasa e parë deri në të katërt. Ata shprehen se kjo nismë e Ministrisë së Arsimit është një lehtësim ekonomik për familjet shqiptare. "Sapo mora testet mësimore për djalin që e kam në klasë të tretë. Kjo ishte një dhuratë shumë e bukur pasi përveç paketimit që tërheq shumë fëmijët, librat janë falas. Jemi lehtësuar shumë këtë vit, pasi nuk duhet të paguajmë asnjë lek për testet. Kjo është një zgjidhje e mirë për shumë familje shqiptare që nuk mund të përballojë blerjen e librave, e fëmijët kanë të drejtë të arsimohen të gjithë njësoj, kështu që kjo nismë është shumë pozitive",- tregon për ' GSH' një prej prindërve.

KLASAT V- XII

Ndërkohë, libraritë po bëjnë shpërndarj­en e teksteve mësimore nga klasa e pestë deri në vit të fundit të shkollës së mesme. Lidhur me debatin e pak kohëve më parë, mbi rritjen e çmimeve të librave për këta nxënës, një librare tregon se deri më tani nuk ka pasur ankesa nga prindërit. "Procesi i shpërndarj­es së teksteve mësimore për klasat V- XII të arsimit parauniver­sitar po ecën shumë mirë. Mungesa tekstesh deri më tani nuk kemi pasur e me shtëpitë botuese furnizimi me tekste po ecën normalisht. Sa për rritjen e çmimeve mund të them se nuk ka rritje dhe deri më tani nuk kemi pasur asnjë ankesë nga prindërit",- tregon librarja për "Gazeta Shqiptare". Ndërkohë vetë prindërit shprehen se nuk kanë paguar shumë para për librat e fëmijëve, krahasuar me një vit më parë. "Po habitem me çmimet që kanë librat këtë vit. Na thanë se do të kishte një rritje me 30%, por fatmirësis­ht nuk ndodhi kështu. Kam paguar deri në 10 lekë të reja më shumë për një tekst, por kjo nuk më dëmton aspak ekonominë",- tregon nëna e një nxënëseje në klasën e nëntë. Ndërkaq, shpërndarj­a e teksteve mësimore për nxënësit e sistemit parauniver­sitar do të vazhdojë deri në fillimin e vitit të ri shkollor 2018- 2019. "Jemi lehtësuar shumë këtë vit, pasi nuk duhet të paguajmë asnjë lek për testet. Kjo është një zgjidhje e mirë për shumë familje shqiptare që nuk mund të përballojë blerjen e librave, e fëmijët kanë të drejtë të arsimohen të gjithë njësoj, kështu që kjo nismë është shumë pozitive", - tregon për ' GSH' një prej prindërve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania