Gazeta Shqiptare

Denoncoi parcelat me hashash, vritet me plumb pas koke 43- vjeçari nga Memaliaj

Viktima Alket Muhaj informonte blutë në Tiranë

-

TEPELENË - Një 43- vjeçar është gjetur dje i vrarë me armë zjarri në fshatin Rabie të Memaliajt. Bëhet fjalë për 43- vjeçarin Alket Muhaj, i cili është qëlluar për vdekje me plumb pas koke. Burime nga policia lokale bënë me dije se trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 10: 10 nga bashkëshor­tja në tokën e tyre, ku edhe kishte dalë për të kullotur bagëtitë. Sipas bluve, 43- vjeçari dyshohet është qëlluar me dy plumba me snajper në kokë e në gjoks. "Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj. Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarj­e

REAGIMI I TRITAN SHEHUT

Deputeti i PD- së për qarkun e Gjirokastr­ës, Tritan Shehu ka reaguar për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Rabie në Memaliaj. Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Shehu shprehet i shokuar nga ngjarja, duke u shprehur se me këtë krim kuptohet se shteti ka rënë. Sipas tij, vrasja e Muhajt ishte e parapërgat­itur, e organizuar dhe e realizuar me snajper nga një dorë "profesiona­le".

kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe

kapjen e autorit/ ve", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Pista kryesore ku janë përqendrua­r hetimet është se pak ditë më parë Muhaj kish- te sinjalizua­r policinë për disa parcela me hashash, të cilat u asgjësuan nga policia. Siç bëhet me dije, 43vjeçari komunikont­e dhe informonte strukturat e policisë në Tiranë, pasi nuk kishte besim te policia lokale. Në lidhje me asgjësimin e parcelave pak ditë më parë, 43- vjeçari ka komunikuar me SHÇKB- në, të cilën e ka informuar për parcelat me hashash, ndërsa SHÇKB e Tiranës, më 4 shtator ka informuar policinë lokale për të ndërhyrë në vendin e sinjalizua­r. Këta të fundit kanë ndërhyrë dhe kanë asgjësuar 8 parcela me lëndë narkotike, me rreth 4.800 bimë. Por, në lidhje me operacioni­n e zhvilluar për asgjësimin e bimëve të lëndës narkotike, policia nuk ka dhënë asnjë deklaratë. I vetmi njoftim lidhur me këtë ngjarje është dhënë ditën e djeshme. "Komisariat­i i Policisë Tepelenë - Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastë­r, për shtetasit K. C., dhe A. K., vjeç 59 e 33, banues në fshatin Gllavë, për veprën penale parashikua­r nga neni 284 i Kodit Penal".

 ??  ?? Viktima Alket Muhaj
Viktima Alket Muhaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania