Gazeta Shqiptare

Tronditet Mamurrasi, ekzekutohe­t në derë të shtëpisë 27- vjeçari

Policia identifiko­n autorin, në kërkim 49- vjeçari Azis Markola Shkak, hakmarrja për një plagosje të kryer nga i riu në vitin 2012

-

Tronditet Mamurrasi. Pa kaluar as 24 orë nga vrasja me thikë e një 14- vjeçari, një tjetër ngjarje tjetër e rëndë ka shokuar banorët e zonës. Indrit Pepa është ekzekutuar me breshëri automatiku në derë të shtëpisë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i riu u vra në orët e para të mëngjesit të djeshëm afër xhamisë, në lagjen "Zef Hoti" ( periferi të Mamurrasit). Menjëherë në vendngjarj­e kanë shkuar blutë, të cilët kanë nisur hetimet. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, policia ka mundur të identifiko­jë autorin e krimit, i cili është shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për 49- vjeçarin Azis Markola. Paraprakis­ht dyshohet se 27- vjeçari Pepa, baba i një vajze 3 vjeçe është vrarë për hakmarrje. Mësohet se viktima para 6 vitesh ka plagosur Markolën, i cili ka vendosur të hakmerret.

VRASJA

Rreth orës 04: 30 të ditës së djeshme, banorët e qytetit të Mamurrasit janë zgjuar të terrorizua­r nga breshëritë e automatiku­t, ndaj menjëherë kanë njoftuar policinë. Nga breshëria e plumbave ka mbetur i plagosur rëndë Indrit Pepa. Sipas burimeve të mësipërme, 27- vjeçari është qëlluar sapo ka dalë nga banesa. Për pasojë, ai ka mbetur i plagosur rëndë. Menjëherë i riu është transportu­ar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësis­ht ka ndërruar jetë gjatë rrugës për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë. Falë veprimeve të shpejta hetimore, policia bëri të mundur identifiki­min e autorit të krimit. Blutë po punojnë intensivis­ht për kapjen e ekzekutori­t Azis Markola. Ndërkaq, burimet e mësipërme pohuan se Indrit Pepa jetonte prej kohësh jas- htë Shqipërisë. Ai kishte pak kohë që ishte kthyer në vendlindje, te familja e tij, e cila qëndronte e ngujuar

 ??  ?? 27- vjeçari i vrarë, Indrit Pepa
27- vjeçari i vrarë, Indrit Pepa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania