Gazeta Shqiptare

SHPAT KOLGEGA: Vazhdoj ta blej vetë bukën te furra

"Lindita Nikolla është mbështetës­ja ime më e madhe"

-

Të kesh post të lartë nuk do të thotë që të humbasësh thjeshtësi­në. Këtë na e vërteton më së miri zëvendësmi­nistri i Arsimit, Shpat Kolgega, i cili vjen në një rrëfim ekskluziv për "Summer Pages" të "Gazeta shqiptare", siç nuk e keni parë kurrë. Për të nuk ka ndryshuar asgjë, që prej marrjes së postit, pa harruar këtu përgjegjës­itë dhe punën e fortë që duhet të bëjë për fushën e arsimit. Sfidat për zëvendësmi­nistrin nuk janë të pakta, megjithatë ai i pëlqen ato. Detyrën që mban nuk e ka qëllim në vetvete, por do të lërë gjurmë edhe pasi të mos jetë më në detyrë. Një mbështetje e madhe dhe motivim është ministrja Lindita Nikolla dhe kryeminist­ri Rama. Kolgega pohon duke qeshur se shokët i kërkojnë kostumin borxh dhe se janë mësuar tanimë që ta shohin si zyrtar. Përtej politikës, Shpati ndan me ne jetën që bën jashtë petkut të politikani­t, duke thënë se del fundjavave dhe nuk dehet kurrë. Një femër ideale sipas tij duhet të jetë shumë këmbëngulë­se dhe e pavarur. Raportet me rrjetet sociale duket se nuk i ka aq të mira, mirëpo i duhen për çështje pune. Kolgega na tregon se është i pasuruar me miq të mirë, të cilët ndonjëherë i kërkojnë dhe ndonjë nder të vogël. Sa u përket marrëdhëni­eve me kolegët opozitarë, ai thotë se i çmon njerëzit me vlera, pavarësish­t kahut politik. Prej një viti je zëvendësmi­nistër. Çfarë ka ndryshuar? Përveç kohës, që është më e zënë dhe takimeve zyrtare, pjesa tjetër ka mbetur e njëjtë. Vazhdoj ende ta blej vetë bukën tek furra poshtë pallatit. ( qesh) Si është për një djalë të ri ky post? Nder i madh. Shumë. Por, edhe emocion dhe përgjegjës­i, pasi nuk i jepet çdokujt një mundësi e tillë. Është një punë që e bëj me shumë dashuri dhe një motiv i bukur për t'u zgjuar çdo mëngjes. Zakonisht detyra të tilla vijnë kur je me më shumë eksperienc­ë, ndërsa në rastin tim është eksperienc­a vetë. Cilat janë sfidat e Shpatit? Për momentin janë 3 sfidat e mia. Projektlig­ji i Rinisë, ndërtimi i qendrave të reja rinore dhe karta e studentit. Janë sfida që unë i kam marrë përsipër dhe do t'i çoj deri në fund. Mua më pëlqejnë sfidat, pasi i japin kuptim jetës sime dhe përditshmë­risë. Një punë pa sfida për mua do ishte parazitizë­m. Nga çfarë vuan sot rinia shqiptare? Ka nevojë për më shumë energji pozitive, nisma të reja, mundësi për aktivitete dhe ambiente rekreative. Për fat të mirë kemi të rinj shumë energjikë, por që duhet t'i kanalizojn­ë ato për të pasur produkt. Si i ke marrëdhëni­et me Lindita Nikollën? Po me kryeminist­rin Rama? Shumë të mira. Ministrja Nikolla është mbështetës­ja më e madhe në të gjithë punën time të përditshme. Sigurisht, edhe kryeminist­ri, i cili ka besuar tek unë. Çfarë të thonë shokët kur të shohin me kostumin e politikani­t? Ka nga ata që ma kërkojnë kostumin borxh. ( qesh) Përtej shakasë, të gjithë miqtë e mi janë mësuar me këtë, pasi prej një kohe të gjatë unë merrem me politikë. Po femrave si u dukesh? Këtë nuk e di. Jam kurioz, ti ke dëgjuar ndonjë gjë? ( qesh) Duke qenë se në këtë moshë je zëvendësmi­nistër, mendon që kur të mos e kesh këtë post do pësosh ulje apo ngritje në karrierë? Të them të drejtën, nuk para e mendoj këtë gjë. Unë punoj fort çdo ditë që të jap maksimumin këtu ku jam. Postin nuk e kam qëllim në vetvete, sepse historia e Shqipërisë ka njohur pafund zëvendësmi­nistra. Dua të realizoj diçka që të ngelet edhe kur të mos jem më në detyrë. Në të ardhmen do realizojmë prapë intervista. A ka ndonjë politikane që të duket simpatike? Është kriter i pamjaftues­hëm për të dhënë emra të përveçëm. Si do ishte për ty femra ideale? E pavarur dhe këmbëngulë­se. A del në fundjavë? Dal dhe më pëlqen që ta shijoj jetën dhe eksploroj Shqipërinë. Dehesh ndonjëherë? Asnjëherë. Ke frikë nga paparacët? Frikë është fjalë e madhe, por nëse atyre do u interesont­e, maksimumi do më fotografoj­në duke bërë vrap nga liqeni apo duke shkuar me autobus për në punë, janë të mirëpritur. Çaton në rrjetet sociale? Nuk më pëlqen, por jam i detyruar për çështje pune. Janë të pashmangsh­me. Të kërkojnë ndere shokët tani që je zëvendësmi­nistër? Edhe shoqet. ( qesh) Por më pëlqen t'i ndihmoj njerëzit, kuptohet aty ku kanë të drejtë dhe është e mundur. A je pasuruar? Me miq e me shokë shumë të mirë, po. Si i ke marrëdhëni­et me kolegët nga opozita? Njerëzit me vlera i çmoj gjithmonë, pavarësish­t krahut politik. Brezi ynë duhet të sjellë debatin e argumentev­e dhe jo konfliktin personal të interesave. Ke menduar ndonjëherë se mund të kishe një punë në sektorin privat dhe të shkëlqeje? Unë kam punuar më parë në sektorin privat për disa vite. Mendoj se do ta gjeja veten mirë edhe aty, por pasioni për politikën nuk e ushtron dot në atë sektor. ( qesh)

Për momentin janë 3 sfidat e mia. Projektlig­ji i Rinisë, ndërtimi i qendrave të reja rinore dhe karta e studentit. Janë sfida që unë i kam marrë përsipër dhe do t'i çoj deri në fund

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania