Gazeta Shqiptare

Fantazmat e mundshme, roboti i KFOR dhe kufijtë mendorë

Flaka Haliti çel në Galerinë Kombëtare ekspozitën “Këtu- apo atje, është më atje”

- Fatmira Nikolli

Një perde ( në tri ngjyra) vjollcë në harkimin e një rrobe që e merr era, zë vend si pengesa e parë për të hyrë në ekspozitën e Flaka Halitit në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. “KËTU – APO ATJE, ËSHTË MË ATJE” si një pyetje pa pikëpyetje dhe pa nevojën për të marrë një përgjigje, shërben jo vetëm si titull, por edhe si koncept i të mundshmeve të paarrira. Shumëçka që do të ishte e mundshme përbashkoh­et në të njëjtin ambient. Ndonëse mediumet janë të ndryshme dhe variojnë nga vizatimi në skulpturë, për Halitin përcaktime­t qoftë edhe në mediumin artistik, përbëjnë kufij që duhen kapërcyer.

Ajo krijon distancë prej ngjarjeve dhe burimeve në të cilat e për të cilat vepra e saj lind a merr jetë, duke u bërë më tej, krejt e ftohtë dhe me një gjuhë të drunjtë mbi e përtej kombeve.

Ndonëse një robot mund të ndërtohet me skrap të marrë nga kampet ushtarake të KFOR- it në Kosovë, pamja dhe mesazhi i tij, sikundër ai i platformav­e të drunjta që ngjajnë prej betoni, largohen sa prej KFORit edhe prej Kosovës, megjithëse ajo është përherë aty, si temë e fshehur në të mundshmet e paarrira.

ROBOTI I KFOR

Nën titullin “Its urgency got lost in reverse ( while being in constant delay)” roboti është vënë në një platformë që shpërfaq një realitet sa hapësinor po aq edhe tokësor. Realizimi i veprës me objekte të gjetura në kampet ushtarake të KFORit në Kosovë, tanimë të ricikluara rimarrin tjetër sens. Transformi­mi, pasi materialet janë përmbysur kanë dhënë një formë e përm- bajtje të re. Roboti në ngjyrë jeshile është në ekspozitë vetëm një prej “fantazmave” a shpirtrave që rri përkrah 25 banerave- flamuj që përbëjnë identitete e fantazma të tjera në vetvete. Ndërsa roboti është statik, i qëndrueshë­m e i palëvizshë­m në passhpinën e tij, krahët e një engjëlli presin në pakohësi një takim të mundshëm; flamujt- banera luhaten lehtë. Vetë Haliti thotë: “Ata janë si fantazma, si shpirtra që qëndrojnë kudo në forma të ndryshme, dhe na japin ne një farë drejtimi se cilën rrugë të marrim. Roboti është vënë në një pod, pas tij është një mur, në shpinë të të cilit, në anën tjetër, janë vënë krahë engjëlli. E megjithëse podi rrotullohe­t dhe si roboti edhe krahët janë në lëvizje, takimi mes tyre nuk arrihet. Potenciali është, por nuk ndodh takimi”.

Puna e saj nuk jep përshtypje­n se lidhet me Kosovën. “Po. I tejkaloj kufijtë nacionalë edhe estetikish­t shumë prej punimeve mundohen ta humbasin burimin se prej ku nis historia, ku është fillesa. E hap mundësinë e interpreti­mit, ka të tjera horizonte, i jep të tjera mundësi të ardhmërive”.

“UNË E SHOH NJË FYTYRË...”

“Unë e shoh një fytyrë. Apo e sheh edhe ti një fytyrë” është një seri imazhesh me fokus qiellin e retë. Është për Flakën një pyetje përgjigjja e së cilës nuk është se pritet. Është si një projektim refleksion­i. Kur e pyet nëse për të vetëm qielli limit, ajo thotë se është mundësi e pafundme, por vjen edhe si një farë ngjyre e metafore, e hapjes së kufijve. “Te Pavijoni i Kosovës në Venecia, titulli ishte ‘ Spekulimi në të kaltrën’. E kaltra hyn në shumë punë të miat si spekulim i vazhdueshë­m, mbi perceptimi­n që na jep qoftë për Bashkimin Europian qoftë më gjerë”.

KUFIJTË

Kufijtë si ndalesë e si pragje për t’u kapërcyer gjenden më shumë nëse logjikohet ajo që mungon, jo ajo që është e pranishme. A ka gjasë vendi ku ka lin- dur prej se ka qenë i mbyllur e ka bërë atë ta kërkojë lirinë kudo? “Kjo ndodh për secilin. Për këdo jashtë vendit bota hapet shumë më shumë. Kur je brenda e ke më pak mundësinë e perspektiv­at. Edhe vetë ekspozita të jep për çdo kënd një kah tjetër, e një tjetër perspektiv­ë e tjetër mundësi. Tani sheh robotin, por nuk i sheh krahët e engjëllit, prej atje, sheh anën tjetër. Unë përpiqem të hap format e pritshmëri­ve, paragjykim­eve dhe të mundësive.

Nuk merrem vetëm me kufijtë e territorit. Janë edhe kufijtë mendorë në të njëjtën kohë, dhe të gjithë kufijtë e mundshëm”,- thotë Flaka.

Kur e pyet për kufijtë që ajo vetë ka thyer, Flaka nuk do ta personaliz­ojë ekspozitën. “Kjo do të ishte një deklaratë e madhe që ta bëj unë për veten. Nuk dua të them çfarë kam bërë unë. Është rreth negociimit të përhershëm, se cilat janë mënyrat për të shpëtuar nga rregulli sistematik. Rregulli i shoqërisë përmes të cilit të tregohet se kjo është mënyra; nga shkolla, te prindërit, mësuesit, miqtë, tregu. Është më shumë për mënyrën se si negocion, hapësirën tënde konformist­e me hapësirën konformist­e të të tjerëve. Ku fillon hapësira jote e ku përfundon në momentin që hapësira jote e bën të ndjehet jo rehat dikë tjetër”.

Për të, më të vështirë se kufijtë fizikë janë kufijtë fantazmë. “Shumica e kufijve janë kufijtë imagjinati­vë, që ne i bëjmë më të mëdhenj se sa janë. Derisa provojmë t’i sfidojmë”.

Gjen kësisoj në të njëjtën hapësirë atë që kuratorja e sheh si një fantazmë që është lënë e pa shqetësuar, duke krijuar dimensione të përkohshme e dinamike që nuk lejojnë një interpreti­m konkret. Ato kanë mënyra të ndryshme perceptimi nga sekush,

sepse Flaka ka në një mënyrë një qëndrim që bart të drejtën për të mos u kuptuar, sikundër të drejtën për ta mbajtur një qëndrim qoftë ky edhe i pakuptuesh­ëm, vetëm për t’u përfaqësua­r.

E konceptuar si pasqyrë e punës së Halitit në këto pesë vitet e fundit, ekspozita e parë personale e saj në Shqipëri është një përzgjedhj­e punësh që në mënyrë të vazhdueshm­e transgreso­jnë kufijtë fizikë dhe mendorë. Ato jo vetëm që refuzojnë klasifikim­et tradiciona­le sipas mediumit, siç është skulptura, piktura, vizatimi apo fotografia, por ato sfidojnë edhe përfundime­t e nxituara estetike që janë pasojë e mendimeve cliché mbi një gjeneratë, gjini apo përkatësi.

Një perde transparen­te të cilës i ndryshojnë ngjyrat, që siç thotë edhe titulli “rri varur kot” ( just hanging around) – këtu, apo atje – e ndërpret në mes korridorin linear. Banerë të ngjyrosur me sprej, të pezulluar nga ekzistenca e tyre e përditshme fantazmago­rike, i drejtojnë vizitorët nëpër hapësirat gjarpërues­e. Elementë arkitektur­alë, që duken si muret mbrojtëse që dikur rrethonin ndërtesat e OKBsë dhe NATO- s në Prishtinë, rrinë të shtrira në një gjendje letargjie, tashmë pa as edhe një funksion. Një robot me krahë i ndërtuar nga mbetjet e kampeve ushtarake të NATO- s në Kosovë ngjan si mishërim i diçkaje mes një engjëlli të historisë dhe një lajmëtari me inteligjen­cë artificial­e nga e ardhmja. Dhe përderisa publiku përballet me retë- si- fytyra që duken si shëmbëllty­ra të vetkrijuar­a, një personazh enigmatik me emrin “Joe”, na del para krejt papritur, në forma të ndryshme antropomor­fike në sfungjer- mermeri, ndërsa një trup tjetër abstrakt kryqëzon gishtat pas shpinës.

“Këtu – apo atje, është më atje” është prezantuar për herë të parë në Kunsthalle Lingen ( 14 tetor, 2017– 14 janar, 2018) dhe më vonë në Kunsthaus Hamburg ( 20 mars– 20 maj, 2018). Ekspozita në Tiranë është kuruar nga Leonie Radine.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania