Gazeta Shqiptare

Politika shqiptare, “minierë rastësish”

-

“… në politikë të gjesh një “rastësi krejt të rastësishm­e” është thuajse njësoj sikur të gjesh gjilpërën në mullarin e kashtës apo një grimcë floriri apo sheqeri në rërë”.

harrohet se atëherë, Edi Rama premtonte shesheve të mitingjeve elektorale se do t’u bënte gjëmën lokaleve të tyre, duke ua mbyllur dyert shumicës.

Lidhur po me Edi Ramën, “rastësi” e freskët është ardhja në fund korrik 2018 e Aleksandër Soros, djalit të Xhorxh Sorosit, të mikut të vjetër të tij, në Himarë dhe takimi miqësor mes tyre, në kuadër të një turi turistik apo politik të tij në Ballkan, me vizita në Shqipëri, Serbi, Kosovë…” Rastësisht” në të njëjtën kohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, hedh në tregun politik dhe mediatik tezën e mykur serbe, me ndërrim “etikete” apo “ambalazhi”, për “korrigjimi­n” e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse qysh shumë vite më parë dhe tani, qysh në fillim “ëndrra” e Hashimit u kundërshtu­a hapur e fort nga shumica e qeverive të vendeve të BE- së, sidomos nga Gjermania dhe Britania e Madhe si dhe nga shumica e diplomatëv­e, ekspertëve dhe publicistë­ve ndërkombët­arë dhe shqiptarë, Hashim Thaçi po tregon edhe sot e kësaj dite se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ky “pazar i pistë” dhe i rrezikshëm me presidenti­n e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Edhe ky na është “rastësisht” edhe mik me Edi Ramën, edhe mik i vjetër me Xhorxh dhe Aleksandër Soros…

Duke e ditur se në partitë kryesore shqiptare në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Podgoricë, nuk bëhet asgjë, ndoshta edhe vajtja në një ëc, pa dijeninë e kryetarëve, mund të mendohet apo besohet se ky “serial i gjatë rastësish” në majën e piramidës së PS dhe të qeverisjes së saj, nuk është “realizuar” pa u vënë re nga Edi Rama dhe se ai nuk ka se si të mos mbajë përgjegjës­i dhe të ketë “penalizime”, qoftë edhe morale.

Shqipëria, një ndër vendet me pasuri më të mëdha nën dhe mbitokësor­e, me klimë për turizëm gjatë 365 ditëve dhe që mund të punësojë në këtë sektor të pakën 1 milion të rinj e të reja, është edhe sot e kësaj dite në mos më e varfra, e parafundit në Evropë për shumicën e treguesve të zhvillimit ekonomiko- social, të nivelit të mirëqenies dhe të politikave sociale, ashtu siç ka qenë edhe më 28 nëntor 1912, më 30 gusht 1928 ( dita e shpalljes mbret të Ahmet Zogut), më 29 nëntor 1944, më 22 mars 1992… Të mos harrojmë: këto pasuri dhe shanse nga ZOTI janë “djegur dhe masakruar” më shumë nga robi, nga mendje dhe duar shqiptarës­h se sa armiqsh të huaj. A mund të quhet dhe justifikoh­et si “rastësi”, që ky realitet përkon me tezat dhe përrallat serbe, greke, ruse… se “shqiptarët nuk dinë të bëjnë dhe të mbajnë shtet”, se “shqiptarët janë barbarë dhe nuk meritojnë integrimin në BE”?

Po e mbyll këtu, për të shprehur “konkluzion­in e huazuar” apo bindjen time subjektive: në politikë të gjesh një “rastësi krejt të rastësishm­e” është thuajse njësoj sikur të gjesh gjilpërën në mullarin e kashtës apo një grimcë floriri apo sheqeri në rërë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania