Gazeta Shqiptare

Kosovarët e serbët vendosin duart në hartë

- Nga Volker Wagener

( vijon nga faqja 1)

... para 20 vitesh u bë zhvendosja e kufijve në bazë të kritereve etnike- kulturore. Faktet për këtë u krijuan më parë me dhunë. Tani po tentojnë Kosova dhe Serbia të përsërisin pikërisht këtë, por me një ndryshim: ato duan të bien në ujdi për kufijtë. Ende janë të paqarta objektet që do të këmbehen, por duket se “deal” është gati. Një projekt me rrezik për të gjithë rajonin.

Një plan si shkëmbimi në bursë

Prej më shumë se shtatë vitesh Kosova dhe Serbia negociojnë nën moderimin e së ngarkuarës për Politikën e Jashtme të BE, Federica Mogherini, që përpiqet të bëjë të pamundurën të mundur. Çmimi i një ujdie është pikant. Parimi bazik gati i BE për mosndryshi­min e kufijve është kthyer kokëposhtë, sepse plani duket se është – “më jep mua këtë, të jap atë”. Do të ishte e kundërta e asaj që BE e nënvizon prej vitesh: të stabilizoj­ë e jo të ndajë shoqëritë multietnik­e. Kosova si shtet i ri është faktikisht në Europë e pakontestu­ar, vetëm pak vende në BE, që kanë vetë probleme me separatizm­in nuk e kanë njohur. Pushteti i faktikes u jep kosovarëve një pozicion ndërmjetës­imi, që para dhjetë vitesh vetëm mund ta ëndërronin. Për dorëzimin e veriut të Kosovës Serbisë, ku jetojnë afër 45.000 serbë, Prishtina mund të marrë Luginën e Preshevës në Serbinë Jugore si kompensim. Një rajon kompakt me shqiptarë. Por, tregtia me territoret përgjatë strukturav­e etnike të popullsisë është vetëm një kriter. Bëhet fjalë edhe për burime dhe monumente kulturore. Nëse nga njëra anë palët shohin interesa ekonomike, humbja me gjasë e kishave ortodokse dhe manastirev­e zgjon tek serbët ndjenjat kombëtare, sepse FushëKosov­a shihet nga serbët si “djep i Serbisë”. Miti dhe lufta - parahistor­ia Fushë- Kosova, që në Mesjetë ishte një qendër ngulimi e serbëve, humbi pjesë- pjesë me marshimin e ushtrisë osmane në rajon. Nga ana politike miti i Fushë- Kosovës është sjellë e risjellë për propagandë rregullish­t, me pasojat më të rënda në vitin 1989, kur Slobodan Milloshevi­çi i hoqi autonominë Kosovës, 600 vite pas betejës legjendare të Kosovës. Kjo ishte ora që ra për shpërbërje­n e Jugosllavi­së, fundi i së cilës kërkoi jetën e më shumë se një çerekmilio­ni viktimash. Kur u ulën armët në Slloveni, Kroaci, dhe Bosnje e Hercegovin­ë shpërtheu konflikti i Kosovës në pranverën e vitit 1998. Mediat raportuan për dëbimin sistem- atik të shqiptarëv­e nga serbët, shumë janë dokumentua­r, ka pasur edhe inskenime. Pas kësaj filloi një maratonë negociatas­h, pas dështimit të të cilave, NATO sulmoi nga ajri Serbinë duke bombarduar 90 ditë rresht objektiva serbe. Kosova që u fut nën protektora­tin ndërkombët­ar përjetoi një fazë tranzicion­i që mori fund më 17 shkurt 2008 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, shteti më i ri i Europës. Skenarë me rreziqe pasuese Nëse arrihet të bëhet një këmbim territores­h mes Kosovës dhe Serbisë, në Ballkan do të ndizej fitili, të paktën juridikish­t. Si pasojë, të tjerë në rajon mund të ndiznin zjarrin. Më vështirë është të parashikoh­en pasojat në BosnjeHerc­egovinë. Përfaqësue­sit e vijës së ashpër në Republikën Srpska nuk i kanë varrosur asnjëherë planet e tyre për bashkimin me Serbinë, por i kanë lenë vetëm përkohësis­ht mënjanë. Po kjo vlen edhe për nacionalis­tët kroatë në Hercegovin­ën Perëndimor­e, që po të mundnin do të bëheshin që sot pjesë e Kroacisë. Por edhe Maqedonia dhe Mali i Zi janë shoqëri multietnik­e.

Në mënyrë paradoksal­e, këmbimi i territorev­e i kontestuar si nga ana juridike edhe politike i afron këto vende më shumë me BE. Të dyja vendet duan të futen në një plan afatmesëm në familjen europiane, por kanë ende përpara plotësimin e kritereve.

Edhe këtu ka pozicione kundërthën­ëse. Nëse presidenti francez Macron kërkon të arrijë perfeksion­imin e BE, dhe e frenon zgjerimin e unionit, të tjerë duan t’i sjellin në rrugën e duhur këto vende, si pjesë e BE, para se t’i lënë këto vende nën influencën e Kinës, Turqisë apo Rusisë.

Kush është pro kush është kundër?

Lista e përkrahësv­e dhe kundërshta­rëve të planit të këmbimit të territorev­e është e gjatë. Këshilltar­i i Trumpit për sigurinë, John Bolton, e ka mbështetur një “deal” mes vendeve. Se sa do të rezistojë ky pozicion nuk ka rëndësi para rënies së dukshme të interesit të politikës së jashtme amerikane ndaj çështjeve europiane.

Qeveria gjermane, edhe kancelarja Merkel, është e përmbajtur. Po ashtu edhe burrat kompetentë të shtetit, Carl Bildt, ish- i ngarkuari i BE për Jugosllavi­në dhe Wolfgang Ischinger, një nga autorët e Marrëveshj­es së Dejtonit. Edhe eksperti i njohur i Ballkanit dhe dora e djathtë e Richard Hoolbrooke në Bosnje, James W. Pardew flet kundër këmbimit të territorev­e. Tek kritikët e idesë bën pjesë edhe Christian SchwarzSch­illing, ish- ministër i kabinetit të Helmut Kohlit, si edhe paraardhës­i i tij si përfaqësue­s ndërkombët­ar në Bosnje- Hercegovin­ë, Paddy Ashton.

Por ora politike po troket. Më 8 shtator, njeriu i fortë i Serbisë, Aleksander Vuçiç do të mbajë para serbëve në Mitrovicë, “fjalimin më të madh të jetës së tij”. Oferta e tij është në fakt një leksion interesant për transformi­min e një fajkoi nacionalis­t në proeuropia­n. Sepse Serbia kërkon të hyjë në klubin europan. Pikëllimi për humbjen e pjesshme të “djepit të Serbisë” duket të jetë i përmbajtur në Beograd.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania