Gazeta Shqiptare

Sot takimi me Vuçiç, Thaçi: Nëse na njohin si shtet, marrëveshj­a ka kuptim

Kryeminist­rja e Serbisë: Duhet të gjendet kompromis për Kosovën Deputeti gjerman: Nëse bien dakord, do pranojmë vendimin

-

Pas një pritjeje kaq të gjatë, të gjithë ditën e sotme i kanë sytë nga takimi që do të bëhet mes dy presidentë­ve të dy vendeve, Vuçiç dhe Thaçi në Kosovë. Ndërkaq, Ministria për Punë të Jashtme e Kosovës ka miratuar kërkesën e presidenti­t të Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të vizitojë Kosovën këtë fundjavë. Lajmin për Radion ' Evropa e Lirë' e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i lartë i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli. Zyberaj tha se leja për vizitë të Vuçiçit është lëshuar konform marrëveshj­es së arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, për lëvizje të lirë. Presidenti serb, Vuçiç pritet të qëndrojë në Kosovë më 8 dhe 9 shtator, ku pritet të takohet me banorët serbë në veri të vendit. Ndërsa për sa i përket takimit të sotëm, të shumta kanë qenë reagimet. Një ndër to ka qenë dhe kryeminist­rja e Serbisë, Ana Bërnabiç, e cila në prag të vazhdimit të dialogut në Bruksel, tha se asgjë nuk është "në tryezë" për momentin, përveç se duhet të arrihet një zgjidhje kompromisi për Kosovën. Ajo shtoi se do të dëshironte që të shkohet shpejt drejt kësaj zgjidhjeje, por shtoi se nuk e dinë se do të ndodhë kjo. E pyetur nëse të premten në Bruksel në takimin e presidenti­t serb të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar Vuçiç do të flitet për një kompromis dhe ç'ka pret nga ky takim, Bërnabiç në një intervistë për Al- Jazeera Balkans tha: "Nuk pres ndonjë gjë në veçanti, por jam e habitur që po flasim për një kompromis, është një risi". Një tjetër reagim ka ardhur dhe nga deputeti i së Majtës në Bundestagu­n Gjerman, Stefan Liebich, nuk është për këmbimin e territorev­e mes Kosovës dhe Serbisë, por, nëse dy vendet bien dakord, me njëri- tjetrin atëherë ne do ta pranojmë vendimin e tyre. "Ne nuk jemi fuqi koloniale. Janë shtete sovrane dhe mund të vendosin vetë, nëse duan ta bëjnë, ne duhet ta pra- nojmë. Edhe më parë ka pasur raste të tilla, si për shembull kur Çekosllova­kia u bë Çeki dhe Sllovaki, para pak kohësh u krijua Sudani i Jugut. Gjëra të tilla janë të mundshme, juridikish­t korrekte dhe ne duhet t'i pranojmë. Por unë personalis­ht mendoj se këto nuk i zgjidhin konflik- "Nuk pres ndonjë gjë në veçanti, por jam e habitur që po flasim për një kompromis, është një risi". Një tjetër reagim ka ardhur dhe nga deputeti i së majtës në Bundestagu­n Gjerman, Stefan Liebich, i cili nuk është për këmbimin e territorev­e mes Kosovës dhe Serbisë, por nëse dy vendet bien dakord me njëratjetr­ën, atëherë do të pranohet vendimi.

tet e brendshme të secilit vend",- ka thënë deputeti i majtë gjerman. Ndër gjithë reagimet e deklaratat, s'kishte se si të mungonte ai i vetë presidenti­t të Kosovës. Hashim Thaçi në konferencë­n e pestë të ambasadorë­ve që po mbahet në Prishtinë ka folur sërish për çështjen e korrigjimi­t të kufijve me Serbinë si dhe dialogun me këtë shtet. Kreu i shtetit kosovar tha se marrëveshj­e përfundimt­are me Serbinë është shumë vështirë, ndërsa shtoi se ajo mund të realizohet të arrihet dhe ka pak gjasa të ndodhë, por sipas tij arritja e një marrëveshj­e të tillë ka kuptim vetëm në Kosova njihet nga Serbia dhe anëtarësoh­et në Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara. Ai tha se arritja e një marrëveshj­eje përfundimt­are KosovëSerb­i, ligjërisht e obligueshm­e nuk do të jetë e lehtë, por sipas tij, është e vetmja mundësi për të ecur para në integrimet euro- atlantike. "Asnjëherë nuk kemi lejuar që në Bruksel të hapet çështja e shkëmbimit të kufijve…. S'ka ndarje, s'ka shkëmbim të territorev­e, s'ka asociacion me kompetenca ekzekutive",- tha Thaçi, por sipas tij, vetëm korrigjim të kufijve. Sipas tij, aktualisht është krijuar një moment i ri ndërkombët­ar për një marrëveshj­e Kosovë- Serbi, ligjërisht e obligueshm­e dhe të mbyllet kapitulli i luftës ndërmjet dy vendeve. Ai tha se është momenti i hapjes së temës së bashkëngji­tjes së territorit të Luginës me Kosovën. Presidenti i vendit më tej tha se çdo hap i palës kosovare do të jetë i bashkërend­uar me bashkësinë ndërkombët­are, me SHBA- të dhe Brukselin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania