Gazeta Shqiptare

Ministri i Mbrojtjes, deklaratë të fortë: Shqiptarët trimërohen vetëm kur s'është Vuçiç

Daçiç: Kosova në dokumentet europiane është territor, jo shtet

-

Ivica

Daçiç, shefi i diplo macisë serbe, në kulmin e diskutimev­e pas deklaratav­e për ' ndryshim kufijsh', pohoi se Kosova në dokumentet evropiane shënohet si territor e jo si shtet. "Nëse të gjithë thonë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, kjo nuk është marrëveshj­e, por ultimatum të cilin kurrë nuk do ta pranojmë. Fakti se përpiqemi për marrëveshj­e, nuk do të thotë se jemi të dobët. Serbia vetëm i mbron interesat dhe qëndrimet e veta, ndërsa ata që e kanë njohur Kosovën, nuk kanë të drejtë morale të flasin për parimin e mos ndryshimit të kufijve", shkruan "v. novosti". Mes të tjerash ai shtoi se kur disa vende morën vendimin ta njohin pavarësinë e Kosovës, kufijtë e saj nuk kanë ekzistuar, shkruan Express. "Kosova nuk është anëtare e KB- së, as e OSBE- së dhe as e BE- së. Kosova në dokumentet europiane shënohet si territor e jo sis shtet. MSA që është nënshkruar e Kosovën nuk i njëjtë me atë që e ka ndëshkuar Serbia dhe edhe liberalizm­i i vizave i referohet territorit Kosovë",- tha Daçiç. Ndërkaq lidhur me takimin e sotëm, ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin ka bërë thirrje tek autoritete­t e Prishtinës që të mos men- dojnë për ushtrimin e çfarëdo force ndaj presidenti­t të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, transmeton ' Gazeta Express'. Sipas tij nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë Serbia do të përgjigjet menjëherë.

IVICA DAÇIÇ

"Kosova nuk është anëtare e KB- së, as e OSBE- së dhe as e BE- së. Kosova në dokumentet europiane shënohet si territor e jo si shtet. MSA që është nënshkruar për Kosovën nuk i njëjtë me atë që e ka nënshkruar Serbia, edhe liberalizm­i i vizave i referohet territorit Kosovë", - tha Daçiç.

"Shqiptaret janë trima vetëm kur janë larg Vuçiçit, por ndryshe janë kur paraqiten në negociata para kamerave"- ka thënë Vulin. Ky reagim i Vulinit ka ardhur pas deklaratav­e të kreut të Kuvendit Kardi Veseli, i cili ka thënë se mund t'i refuzohet kërkesa presidenti­t serb për t'u futur në Kosovë. Vulin ka thënë se vizita e Vuçiçit në Kosovë është për t'i kontribuar paqes dhe stabilitet­it në rajon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania