Gazeta Shqiptare

Ndërkombët­arët në mbështetje të referendum­it, Zaev: Qytetarët do dinë të vendosin

Sekretari i NATO- s në Maqedoni: Votoni referendum­in

-

Jens

Stoltenber­g, sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s, vizitoi këtë të enjte Maqedoninë, në prag të referendum­it për marrëveshj­en e emrit me Greqinë. Shefi i aleancës ushtarake u dha maqedonasv­e mesazhin e qartë se anëtarësim­i në NATO, por edhe perspektiv­a europiane, kalon pikërisht nga vota popullore e të 30 shtatorit. "Nëse e implemento­ni marrëveshj­en për emrin, ju do të bëheni shtet anëtar i NATO- s. Shpresoj se herën tjetër kur do jem këtu do të vij në një vend anëtar të aleancës". Për disa javë do të keni referendum ku duhet të vendosni për ardhmërinë, për anëtarësim në NATO dhe në Bashkim Europian. NATO është e gatshme t'iu pranojë si anëtaren e 30- të NATO- s". Pas Sekretarit të Përgjithsh­ëm të NATO- s, Maqedoninë të premten e viziton kancelari austriak Sebastian Kurz, për t'u pasuar më pas nga vizita e së shtunës e Kancelares gjermane Angela Merkel. 30 shtatori po afron dhe partitë në Maqedoni kanë ndezur motorët për fushatën finale para referendum­it. Takime të shumta po zhvillohen për të bindur qytetarët se "mbështetja për marrëveshj­en me Greqinë dhe suksesi i referendum­it janë mundësia e vetme për të ardhmen evropiane të vendit". Opozita maqedonase ende vazhdon të kundërshto­jë Marrëveshj­en me Greqinë duke e quajtur "kapitullue­se për vendin, gjuhën, identiteti­n dhe kulturën maqedonase", por ajo deri më tani nuk ka dalë me qëndrimin nëse do të bojkotojë referendum­in apo do të ftojë qytetarët që të votojnë kundër. Seria e vizitave ndërkombët­are në Maqedoni filloi të mërkurën në mbrëmje me vizitën në Shkup të Sekretarit të Përgjithsh­ëm të NATO- s Jens Stoltenber­g, sot viziton Shkupin, kancelari austriak Sebastian Kurz, ndërsa të shtunën Kancelarja gjermane Angela Merkel, vizita e së cilës vlerësohet si historike nga autoritete­t e Maqedonisë. Gjermania konsideroh­et si një nga shtetet që më së shumti ka mbështetur zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë si dhe procesin e anëtarësim­it të Maqedonisë në NATO dhe BE. Kryeminist­ri Zaev ka shprehur besim të madh se më 30 Shtator, qytetarët do të marrin vendim të drejtë për ardhmërinë e tyre dhe ardhmërinë e shtetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania