Gazeta Shqiptare

Ndryshime në kryesinë e sekretarin e PS, emrat e rinj që ikin e vijnë

Ikën Ulqini, rikthehet Petro Koçi, Fino nënkryetar i Asamblesë Felaj dhe Manja votohen si anëtarë të kryesisë

-

Partia Socialiste ka bërë dje, ndryshime në sekretarin e saj, duke shtuar emra të rinj në forumet e saj të larta. Anëtarët e Asamblesë Kombëtare kanë votuar në postin e nënkryetar­it të këtij forumi Bashkim Finon. Organizimi i partisë i është besuar një deputeti të ri, por një socialisti të hershëm Arben Pëllumbit. Ndërkohë Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj do të hyjnë si anëtarë të kryesisë së PS- së. Në forumet e larta të PS- së kanë hyrë emra të rinj, por janë larguar edhe të vjetër. Kështu Musa Ulqini nuk do të mbajë më postin e sekretarit për burimet njerëzore dhe koalicione­t. Ky pozicion i është besuar zv. kryeminist­res Senida Mesi, ndërkohë që zv. ministrja e Brendshme Romina Kuko do të jetë nënsekreta­re. Elisa Spiropali do të mbajë pozicionin e sekretares për Bashkëqeve­risjen dhe Aleancat së bashku me zv. ministrin e Mbrojtjes Petro Koçi, një socialist i vjetër dhe një prej sekretarëv­e organizati­vë më të suksesshëm që ka pasur Partia Socialiste ndër vite. Alfred Peza rikthehet në sekretaria­tin e PS- së në pozicionin e sekretarit për marrëdhëni­et me median. Kryetari i PSsë Edi Rama i ka besuar sërish Blerina Gjylametit Koordinimi­n Elektorale, ndërsa Ilir Beqaj do të jetë sekretari digjital, duke pasur kështu përgjegjës­inë e regjistrit të anëtarësis­ë. Stefan Çipa, pas emërimit në detyrën e Drejtorit të Burgjeve nuk do të jetë më sekretar për emigracion­in. Laert Duraj do të zërë këtë pozicion, ndihmuar edhe nga zv. ministrja e Jashtme Artemis Daralo. Sekretar për çështjet zgjedhore do të jetë Bledi Çuçi, i cili do të ketë si nënsekreta­rë zv. ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj dhe një prej avokatëve të njohur të PS- së dhe përfaqësue­s në KQZ, Eridian Salianjin. Sekretare për marrëdhëni­et ndërkombët­are do të vijojë të jetë Teuta Vodo, e cila u propozua nga kryeminist­ri Rama si një njohëse shumë e mirë e Brukselit dhe lidhjeve që ka në Bashkimin Evropian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania