Gazeta Shqiptare

Raporti i Asamblesë, cilët janë kryebashki­akët e pavlerësua­r nga PS

Malësia e Madhe, bashkia me performanc­ën më të mirë, 10 bashki dobët

-

Malësia

e Madhe rezul ton si bashkia me performanc­ën më të mirë në shërbime për vitin 2017, e pasuar nga Bashkia e Tiranës. Ilir Beqja, kryetari i grupit për analizën e punës së çdo bashkie, prezantoi dje, para Asamblesë Kombëtare të PS- së raportin "Mbi performanc­ën e përfaqësue­sve të PS- së në qeverisjen vendore". Ai bëri të ditur se kjo analizë bazohet vetëm në të dhënat e raportuara nga vetë bashkitë, mbi investimet e kryera, shpenzimet në arsim, në rrugë bashkiake e rurale, ecuria e mbledhjes së të ardhurave dhe tarifave vendore etj. por, mesa duket kjo do të jetë edhe një nga pasqyrat, ku drejtuesit socialistë do të mbëhsteten për rikandidim­in ose jo të kryetarëve aktualë të bashkive. Raporti është përgatitur nga 4 deputetë dhe ministra të rëndësishë­m socialistë dhe konkretish­t nga Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Eglantina Gjermeni dhe Evis Kushi. Në vend të dytë renditet Bashkia e Tiranës me 3 pikë, ku pikat më të forta të saj janë performanc­a e administra­tës në raport me numrin e popullsisë dhe të ardhurat e mbledhura për banorë. Ndërkohë me nga 2 pikë janë renditur

Bashkia Durrës, Bashkia Librazhd, Bashkia Vlorë, Bashkia Himarë dhe Bashkia Pukë. Ajo që bie në sy në këtë raport vlerësimi është numri

KRITERET E PËRZGJEDHJ­ES SË KANDIDATEV­E PER KRYETARE BASHKIE

Të plotësohen kërkesash e përcaktuar­a në Kushtetutë, në kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe në kërkesat e Statutit të PS ( Nenet 5252)

Të kenë kontribut e angazhim politik dhe të kenë njohuri për programin e politikat e PS në nivel kombëtar dhe vendor

Të kenë arsim të lartë, të zotërojnë aftësi të spikatura profesiona­le, dhe menazhuese

Të gëzojnë reputacion dhe të kenë mbështetje të gjerë në komunitet, të jenë aktiv dhe të angazhuar për të njohur, ndjekur e zgjidhur problemet e komuniteti­t

Të kenë njohuri mbi organizimi­n dhe funksionim­in e pushtetit vendor, aftësi drejtuese, organizues­e, e të punës në ekip, të zotërojnë eksperienc­ë për menaxhimin e burimeve njerëzore e materiale

Të kenë integritet moral dhe kurajo civile për të luftuar korrupsion­in, abuzimet me pushtetin dhe shkeljet me ligjin.

2- 3- 4- 5- 6-

i madh i bashkive që kanë marrë 0 pikë. Spikatin mes tyre disa nga bashkitë e mëdha si Fieri, Elbasani dhe Korça.

 ??  ?? Asambleja e djeshme e PS- së
Asambleja e djeshme e PS- së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania