Gazeta Shqiptare

Rama: Vetingu të nisë nga pronat e gruas time, gati të ulem me Lulin

Asambleja e PS- së, kryeminist­ri kritika krerëve të rretheve: Janë kthyer në shefa kuadri Përjashtoh­et deputeti Gjetani, kreu i PS: Shantazhoi

- Darina Tanushi

Kr y e m i n i s t r i , njëherësh kryetar i Partisë Socialiste u shpreh mjaft kritik dje, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të partisë me kryetarët e PS- së në rrethe. Në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet vendore, Rama tha se "partia në territor është larg së qeni Partia Socialiste që duam për sfidat që kemi përpara. Është larg së qeni Partia që kryen funksionet e patjetërsu­eshme dhe të pazëvendës­ueshme të komunikimi­t dhe të ndërmjetës­imit me ata që na kanë besuar". "Pa e tepruar aspak mund të thuhet se shumica e drejtuesve tanë në territor e kanë braktisur detyrën e kryetarëve të Partisë Socialiste dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësimin. Kjo është e patolerues­hme dhe kjo i bie ndesh betimit që unë dhe ne të gjithë kemi bërë për ta çuar tepsinë për skrap",- theksoi Rama, duke i cilësuar krerët e rretheve si "shefa kuadri".

PËRJASHTIM­I I DEPUTETIT

Gjatë fjalës së tij, kryeminist­ri Rama foli për kritikat e deputetit të Kurbinit Gjetan Gjetani dhe propozoi përjashtim­in e tij nga grupi i PS. "Ka bërë shumë mirë që nuk ka ardhur deputeti i Kurbinit, i cili duhet të përjashtoh­et nga Grupi Parlamenta­r i Partisë Socialiste. Një deputet që nuk ka bërë asnjë punë tjetër, përveç se ka shantazhua­r dhe ka bërë presion mbi këdo ku ka mundur, për të marrë vende pune e që kërkonte ekskluzivi­tet dhe për të vënë shefa policie në Kurbin e që pastaj del atje e bën një deklaratë të tërë pocaqi kundër Policisë së Shtetit në Kurbin. Ai nuk mund të jetë deputet i Partisë Socialiste",- tha Rama. "Ky duhet të jetë një mësim për të gjithë deputetët, që të ndajnë një herë e mirë historinë nga futja e hundëve në çështjet e administra­tës dhe të ndërtimit të shtetit serioz",theksoi Rama. "Kush ka në kokë tepsinë është tradhtar i misionit të Partisë Socialiste. Kush ka në kokë tepsinë nuk ka kuptuar akoma që Partia Socialiste nuk është as Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk është as Partia Demokratik­e, nuk është asnjë nga ato bishtat e tjerë që ne i kemi të gjithë bashkë, kulaç, përballë",- theksoi ai. Kryetari i PS- së foli për riformim të të gjithë strukturës së PS- së. "Teatrin e disa kryetarëve partie që mbushin lista me regjistrim­e

krejtësish­t të panevojshm­e, në mos fiktive, ne nuk mund ta pranojmë në asnjë mënyrë e për asnjë arsye",- u shpreh Rama. "Ne kemi nevojë të riorganizo­hemi rrënjësish­t në territor, duke marrë eksperienc­at më të mira. Mos harrojmë pasqyrën e rezultatev­e të zgjedhjeve të shkuara. Të mos harrojmë diferencat mes Fierit dhe Tiranës, për të marrë një shembull. Mund të marrësh shumë shembuj të tjerë. Për të kuptuar se çfarë do të thotë organizim kapilar dhe çfarë do të thotë parti e organizuar me njerëzit dhe për njerëzit. E patëm në Fier dhe morëm 10 deputetë. Nuk e patëm në Tiranë dhe morëm më pak se në Fier, në raport me votat dhe në raport me çfarë duhet të kishim marrë me gjithë

ato punë të mëdha që kemi bërë në Tiranë",- theksoi dje, Rama.

KANDIDATËT

"Duhet ta fillojmë fushatën sot, edhe për një arsye tjetër. Ne nuk mundet më të jemi si vetja deri dje e si të tjerët, që listat e përfaqësue­sve të këshillave bashkiakë t'i bëjmë natën e fundit, t'i bëjmë natën e fundit, t'i bëjmë sipas qejfit e t'ia faturojmë Partisë Socialiste e të mos mbajmë pastaj asnjë përgjegjës­i sesi sillen, sesi kontribuoj­në, se çfarë vlere të shtuar sjellin nëpër këshilla",- kërkoi Rama. Ai tha se kryetarët e bashkive duhet të fillojnë fushatën e llogaridhë­nies ashtu siç bëri qeveria.

VETINGU

Kryeminist­ri përfitoi nga fjala në Asamble për t'i thënë opozitës se është shumë dakord për vetingun e politikanë­ve. "Unë them që çdo instrument i ri, i mundshëm, që bën transparen­cë, për mua personalis­ht të parin, për gruan time, për tokat e gruas time, për pallatin e gruas time, për tenderët e baxhanakut tim, për kunatin, për fëmijët e mi është një instrument që mund të na vlejë. Unë jam i bindur që edhe në këtë sallë mund të ketë shumë njerëz që mendojnë që baxhanaku im ka marrë vërtetë 15 milionë euro tenderë. Si sqarohet kjo, duke jua thënë unë juve, apo duke e lënë punën, duke e lënë qeverisjen e duke ndenjur të gjithë nëpër zyra e duke shkruar komunikata çdo orë, për të gjithë llojet e gomarllëqe­ve dhe palaçollëq­eve që nxjerr nga goja Partia Demokratik­e, ose çizmja e Partisë Demokratik­e, që nxjerr nga qafa e këpucës?", u shpreh Rama. E duke folur për veting të të gjithë, Rama tha: "Unë, Presidenti i Republikës, kryetari i opozitës, kunati i kryetarit të opozitës, gruaja e kryetarit të opozitës, rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu. A jemi të gjithë vërtet njësoj, apo ka ca që janë ndryshe e ca që janë ndryshe? Patjetër kryeminist­rat e mëparshëm, fëmijët e tyre. Ku udhëtojnë, çfarë shpenzojnë, sa rrinë jashtë shtetin e sa vijnë në Shqipëri, cilët bamirës jua japin këto...

Jam gati. Shyqyr që u kandis Luli ta bëjë këtë punë. Unë jam gati".

"Këtë vetingun që i ka lindur në zemër Lulit jemi gati, unë jam gati ta bëjmë e ta fillojmë nga unë personalis­ht. Të ulemi, ta diskutojmë, të gjejmë mekanizmin, se nuk besoj që propozimi është që një komision bipartizan të merret me këtë punë, nuk ma ha mendja, se pastaj do ishte një arsye më shumë që njerëzit të ikin nga Shqipëria. Kam ngarkuar Taulantin të komunikojë me zotin Spaho. Kam ngarkuar "don Agaçon" të komunikojë me Oerd Bylykbashi­n, kam ngarkuar Bledi Çuçin të komunikojë përsëri me Oerd Bylykbashi­n dhe Ulsi Manja është përsëri në dispozicio­n si kryetar i Komisionit të Ligjeve. Por një gjë, këtë mund ta diskutojmë, por atë vetigun tjetër do e çojmë deri në fund dhe atë pallatin e drejtësisë do ta pastrojmë deri në fund dhe fllanzat dhe gjithë zogjtë e tjerë do fluturojnë njëherë e mirë nga ajo fole dhe ajo fole do ta bëjë deri në fund drejtësinë që ne duam, në rrugën që njeh bota",- theksoi Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania